Cilin do të mbështesë Donald Trump? A ka rëndësi ky fakt?

Postuar në 02 Shkurt, 2012 14:40

Biznesmeni i famshëm amerikan, Donald Trump, fillimisht donte të kandidonte vetë për postin e Presidentit, por pjesëmarrja prej protagonisti në fushatën e atyre që pretendonin se Barack Obama nuk kish lindur në SHBA e nxorri në një dritë jo fort inteligjente, madje qesharake  (deri dhe Robert de Niro mbeti i topitur prej këtij pretendimi, aq sa iu drejtua në një rast me fjalët: “Je në vete, apo jo? E kupton se ç’po thua?”). U mor vesh shpejt pra se si kandidat nuk vlente. Por si mbështetës vlen që ç’ke me të; në mos tjetër, për paratë e shumta e për mundësitë që ka për të ushtruar ndikim. E në këtë kuptim, ka një lloj pritmërie se nga do anojë me mbështetjen e vet. Në dhjetor u pa tek ‘flirtonte’ me Newt Gingrich-in, dhe u mendua se do të deklarohej në favor të tij, por sot po thuhet se ka ndërruar mendim. Me sa duket, fitorja e Mitt Romney-t në Florida ca ditë më parë e ka bërë të jetë me idenë se nuk duhen harxhuar energji e pará me një humbës. Pritet që në orët e ardhshme (vetë e ka paralajmëruar në twitter, se do ketë një surprizë) të dalë lajmi se “Trump mbështet Romney-n”. Është një lajm i mirë për këtë të fundit.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Para pak ditesh, me dt 26 janar 2012 ne gjykaten administrative te shtetit te Georgia  gjykatesi Michael Malihi kishte vendosur detyrimin  per paraqitjen e proves se lindjes ne SHBA (certifikaten e lindjes)  se Obames. Avokati i Obames nuk eshte paraqitur fare ne seance.

Ne baze te ligjit te shtetit Obama s'mund te beje pjese ne listen e kandidateve presidenciale ne nentor pa paraqitjen e nje prove te besueshme per lindje  ne SHBA.

Certifikate e lindjes se Obames nuk eshte paraqitur kurre ne rruge zyrtare por vetem online ne websitin e Shtepise se Bardhe.

Mainstream media e ka shperfillur krejtesisht kete ngjarje. Qe madje kjo ceshtje nuk ekziston kemi edhe batutat e De Niros, qe mund te jete shume cka por sigurisht nje injorant klasik per problemin ne fjale.

Gjithe debati ligjor tanime mund te perqendrohet se kush e zoteron te drejten per percaktimin e ligjshmerise  se presidentit, shtetet e vecanta apo Kongresi ?

Submitted by Anonim (not verified) on

Pershendetje Artur,

Jam kurioz te di cfare fiton ti me verifikimin e kesaj punes se certifikates??? Ti ndoshta jeton ne Amerike dhe je kesisoj i interesuar lidhur me certifikaten po, jam kurioz, vertet beson se kjo puna e certifikates ka rendesi?

Une vertet nuk e kam ndjekur kaq me vemendje punen e paraqitjes se certifikates apo avokatit te Obames ne gjykate ne Georgia po ama nuk kam nevoje te ndjek ceshtjen ne Georgia per te qene i bindur se kesi lojra me certifikata as ketej nga anet tona nuk ecin me qe kur i madhi, qe marrte nga ditet tona, na pajisi me karta identiteti e kesisoj sofistikoi dhe vjedhjen e votave, lere me ne Amerike. C'mon...................

Submitted by Lleshi (not verified) on

Donald Trump  gjate veres qe kaloi beri nje show ku me demek do kandidonte per president.

Ne SHBA nuk pyet kush per të, por  amerikanet e ndjekin kryesisht per tu argetuar me të, si  karagjoz qe eshte.Ai eshte nje mburravec i pandreqshem .Kete e verteton dhe fakti qe në  nje transmetim direkt  para dy vitesh  ai u mburr se kjo kohe krize eshte per burra te zgjuar si puna e tij("this is a smart time for smart man like me").

Me që ra fjala

nga Lleshi

Submitted by Huana (not verified) on

Pse jeni kaq te politizuem??? Donald Trump me taman qe ndoshta nuk duhet me u marre seriozisht kur flet per politike por ju me permendni nji thanje te Robert De Niros si argument suportues????!!!! Perderisa nuk e njifni jeten ne Amerike mos e shpalosni injorancen tuej per kete gja. Merrnju ma mire me ato problemet qe keni aty. Ju s'po jeni te Zot me zgidhe problemet aty e po kjani kalorsin se po i varen kambet.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.