Si shpëtoi Kryeministria pa u djegur për herë të dytë

Postuar në 03 Shkurt, 2012 09:24

Qysh prej 21 janarit 2011, shumë herë në debatet televizive dhe në komentet e shkruara në gazeta janë bërë analogji dhe krahasime të ngjarjes së asaj dite me sulmin e armatosur të 14 shtatorit 1998 ndaj Kryeministrisë. Por rrallë është bërë ndonjë krahasim me një tjetër sulm ndaj Kryeministrisë – atë të 7 shkurtit 2004. Për t’ia rikujtuar lexuesit ngjarjen e asaj dite, po riprodhojmë më poshtë rrëfimin e Zv.Ministrit aktual të Kulturës Rinisë dhë Sporteve, i cili ka qenë një ndër protagonistët e saj. Re.Pu.

"Nano ik" dhe përplasja para kryeministrisë

Si i njoha Nanon dhe Berishen - Kapitulli i dyte - Sali Berisha

Atë ditë të 7 shkurtit 2004 jam ndjerë si kurrë më keq mes një turme që donte të shqyente kryeministrinë si me 14 shtator 1998. Kishte pak muaj që kishte dalë parrulla “Nano, ik !”. Mitingje kudo dhe deri diku ishte paralizuar jeta politike dhe ekonomike në vend. Nano kur kishte supermitingje ikte jashtë shtetit me pretekste nga më të ndryshmet. I kujtohej 14 shtatori i vitit ’98, kur i kishin hyrë turmat e egërsuara demokrate në zyrën e kryeministrisë e ai kishte ikur për në Maqedoni i veshur si grua. Disa thonë i veshur si fshatar, me mustaqe. Por sa herë i kujtohej ajo ditë, drithërohej. Jemi pra në vitin 2004. Saliu kishte bërë thirrje që e gjithë Shqipëria të vinte në Tiranë. Sheshi “Skenderbej” ishte tejmbushur diku tek 100 mijë veta. Ishte pak a shumë si mitingu kur erdhi sekretari Amerikan i Shtetit zoti Bejker në vitin 1991 . Plot e përplot.

Forcat sampiste kishin rrethuar Tiranën dhe në veçanti zonën e kryeministrisë. Armët luftarake kishin dalë nga strehimet. Tanket ishin në gadishmëri. Por përballë asaj turme të stërmadhe nuk kishte ushtri që ia dilte. Vetëm gjakderdhja. Po ecnim nga pak e nga pak nga sheshi “Skenderbej” drejt kryeministrisë. Para hotel Dajtit afër Berishës, Mediut dhe Spahisë fillova të kundroj turmën varg pas nesh. Kishim arritur diku afër dy kullave binjake të cilat sapo kishin filluar konturimin.

Edhe 50 metra dhe ishte dera e kryeministrisë. Turma u egërsua. Saliun e rrethuan një shpurë trupgjatësh dhe nuk e pashë më. Mua me mori masa e madhe e njërëzve dhe më levizte si levozhgë. Kisha përveç Myslimit, shoqëruesit që punon prej 12 vitesh me mua edhe tre shoqërues të tjerë që kishin ardhur për atë ditë. Isha në mes tyre, por edhe ata mes turmës. Turma ngushtonte lakun edhe rreth meje.

Papritmas e shoh vetën tek telat me gjemba të kryeministrisë. Rrjeshti i parë i telave me gjemba kaloi. Britmat “Nano. Ik !’ me ushtonin në vesh si bori makine.” Fatos Nano o zagar, do të varim në litar !”, ishte parulla tjetër më për zemër e turmës. Ushtarët e Gardës dhe forcat speciale ishin nja pesë rrjeshta njeri pas tjetrit me armë zjarri gati. Doja të nxirrja celularin dhe të merrja Saliun që t'i tërhiqte, por as që bëhej fjalë për të futur dorën në xhepin e xhaketës.

Shoh Pjetër Arbnorin që dy zdapa të mëdhenj e ngritën peshë dhe për pak sekonda e vunë tek dera me gjemba ngjitur me rrethimin e dytë, mua para derës kryesore të kryeministrisë. Komanda e gardistëve u dëgjua:”Gati për të qëlluar !”. Oshëtimat e turmës pas nesh dhe mes nesh ishin për t'u futur në kryeministri dhe djegur gjithçka. Në të vertetë dukej si grusht shteti. Por ku kishte kohë aty dhe në atë moment të mendohej si është grushti i shtetit. Mu para meje një djalë i ri nxjerr dy granata. Me sa dukej ishin me rreze të gjatë veprimi pasi ishin gjithë pulla-pulla jeshile.

Hidhi !- bërtiti anash meje një protestues- Vriti këta qena të Fatos Nanos !- vazhdonte ai dhe nxiste djaloshin para meje. Bodigardi im kishte mbushur pistoletën të cilën e kishte me leje dhe e mbante në dorë në xhepin e xhaketës në gatishmëri nëse shikonte ndonjë rrezik për mua. Nuk flitej më për djersë në atë çast. Ishim të gjithë çurkë nga djersët. Thonë se ishin djersë vdekjje. Për tu kthyer dhe dalë nga rreshti i parë as që bëhëj fjalë.

Pyeta atyr afër nëse shikojnë ndonjë drejtues të selisë së PD, por më thanë asnjë nuk duket. Turma nga pas shtynte me sa fuqi kishte që të futeshin brenda në kryeministri. Gardistët dhe forcat speciale qëlluan në ajër. Një tmerr i vertetë. Ishte paralajmërimi i fundit i tyre. Mitingashi para meje me dy bombat gati për t’iu hequr siguresën më shikoi mua në sy .

-A t'i hedh, shef ?!- m'u drejtua dhe priste që vetëm të thoja “PO”. Me thotë në vesh Myslimi se “ të gjithë rrotull nesh kanë nga një bombë në xhep dhe armë”. Bombaxhiu me dy copë në dorë me ngjiti nofkën “shefi”. Të gjithë u karikuan dhe brohoritën “Lesi ,Lesi !”. Eh, ç’m'u desh !”-thashë me vete. Më ngritën në krye të turmës duke brohoritur. Pashë Pjetër Arbnorin që një tullac dhe një tjetër me mustaqe e ngrinin si mua këta të tjerët. E tundnin para ushtarëve me armë.

Unë isha katër metra pas Pjetrit. Dera e madhe e kryeministrisë m'u duk si dera e ferrit. Myslimi, shoqëruesi më dha sinjal se duhet të gjejmë mënyrën për të dalë nga rreshti i parë i luftës, ku na kishte futur turma. Mund të plaste nga çasti në çast përleshja me armë. Kishte mbi një orë që turma donte të hynte në kryeministri, ndërsa gardistët dhe ushtria rezistonin pa qëlluar direkt e në mish njeriu. Pyeta për Saliun se mos e shikonin gjëkundi. Më thanë se nuk e shohin.

Diku nga rrjeshti tjetër që ishte një hap murin të kryeministrisë nga ana e hotel Rognerit shoh Ei Palokën shoqëruar nga Dem Dollapi, një militant historik në PD. Ata bënin ta shtynin turmën jo kah kryeministria. Ngrita sytë për të parë mbi tarracën e kryeministrisë, aq sa mund të shihej prej atij pozicioni të vështirë dhe afër derës së kryeministrisë. Shoh dhjetra ushtarë me mitraloz me tyta nga turma. Po vrisja mendjen se si ti tërhiqja nga hyrja brenda kryeministrisë, por dhe pa më qëlluar mua në shenjë revolte ndaj mos djegies së kryeministrisë. Pjetri akoma ishte “varur” para telave me gjemba mu para derës kryesore.

Prapë ata dy mitingashët e mbanin në krah Arbnorin e shkurtër. I dukej koka plot djersë. “Nano ik !” bërtiste Pjetri dhe me zor mbushej me frymë. Nuk priste më puna. Nga çasti në çast mund të thyhej dera kryesore. Më pas e merrnin vetë me mend se çfarë ndodhte. Por këtë rradhë të vrarët do të ishin me qindra. Dikur arrita të nxjerr celularin dhe lexova një mesazh të Berishës: ”Largoji nga dera e kryeministrisë!”. Nuk prita më. Mendova djallëzinë për ta shpëtuar kryeministrinë, por dhe turmën nga gjaku. T’iu thoja se më ka dërguar mesazh Berisha nuk besonin. T'i bindja, nuk bindeshin pa hyrë dhe djegur. Atëhere hyra në një lojë që vetëm unë e di se si më doli me sukses. Nxora celularin me zor nga xhepi. I bëra shenjë bodigardit që të thërriste që të mos bërtasin sa të flasë pak me Saliun.

Mendova t'i bind sikur po flisja me Saliun. Nuk do ta harroj atë lojë aktori për shumë vite. As Ndricim Xhepa nuk mund ta luante më bukur në atë moment. Kur sheh përballë e përreth vdekjen bëhesh aktor i madh!Nëse nuk do të bëhesha “aktor” atë çast sot me siguri lulet për numrin e të vrarëve do të ishin stivë e madhe. Ndofta dhe unë me ta.

-Pushoni, pushoni! Po flet me Berishën! –u dëgjuan thirrje. Më ngritën në krahë mes turmës.

-Alooo ! Doktooor !- thirra me sa fuqi kisha. Doja që sa më shumë të dëgjonin se po flisja me Sali Berishën. U vendos një farë qetësie. Granatat ishin prapë në duart e atij djalit para meje. I hodha një vështrim nga sipër. Gardistët hoqën mburojën para fytyrës dhe shikonin edhe ata me një shpresë. Nuk donin të shkrepnin kembezën. Më njohën. Më kishin parë në televizor. Pjetër Arbnori me hodhi një vështrim që sikur lutej “Aman!”. Ai vazhdonte i varur mes telave me gjemba për t'u bërë theror për PD.

-Doktor ! A të futemi brenda ta djegim kryeministrinë ?!- gërthita sa fuqi kisha, sikur nuk e degjoja.

Ta djegim ! Ta djegim ! – bërtiti turma. Mos thashë me vete. Më duket ia vura zjarrin asaj dhe vetes. Unë doja të dilja diku tjetër, por turma e mori si përgatitje për sulm. Gardistët ulën mburojat e fytyrës dhe drejtuan automatikët drejt nesh.

-Si? Si? Nuk degjoj doktor !- fola prapë me zërin në maksimum- Çfarë të bëjmë pra? –vazhdoja sikur komunikoja me Berishën. Në të vertetë ai kishte ikur diku në një qoshe dhe vështronte ne, por unë nga të dija se ku rrinte ai. Më vonë e mora vesh se ishte shumë larg meje dhe Pjetër Arbnorit.

-Si? Ta lemë për herën tjetër?! Të kuptova! Dakort! Po, po! Iu them unë këtyre - volumin e zërit e kisha ngritur në kulm. Duhej ta degjonin "bisedën” shumica e atyre që ishin për luftë. Në moment turma filloi tërheqjen. Mora frymë lirshëm. Pjetrin e kishin lenë vetëm. Me zor e mbanin kembët.

-Burrë i keq! Frikacaku!- shfrynin për Saliun me të vendosurit e asaj dite për luftë dhe gjak. Kaluam me njërëzit që më ruanin vilën kryeministrore dhe në këmbë arrita tek Grand Hotel. Piva një kafe. Pas 10 minutash vjen një oficer garde që dikur e kisha ndihmuar për t'u punësuar në Gardë në kohën e kryeministrit Meta.

-Festoje sonte!- më tha.

-Pse ?

-Ti dhe Pjetër Arbnori shkonit në atë botën e përtejme sot !- foli me një drithërimë zëri.- Ishit në shenjestër nga disa pjestarë të turmës afër jush për të patur pretekstin për të rrëzuar pushtetin- më tha sikur do ta dëgjonin ata të Bathores. Atë natë e festova me dy djemtë, Elvisin, Julin dhe bashkëshorten, Natalinë. Piva verë të kuqe. Nëse nuk tërhiqja atë pjesë të turmës së ekzituar nga vija e sulmit e kuqja do të mbulonte sheshin para kryeministrisë. Gjak dhe të vrarë do të kishte atë natë. Ndërsa Arbnori dhe unë do të ishim shpallur "Deshmorë të Atdheut "!

(Rrëfimi është marrë nga faqja e internetit: http://www.nikollelesi.com/index.php?option=com_content&view=article&id=106:qnano-ikq-dhe-perplasja-para-kryemini&catid=29:kapitulli-i-dyte-sali-berisha&Itemid=110)

Comments

Submitted by anonime (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Ja kjo eshte fytyra e vertete e kryeminstrit te sotem, qe flet e flet per demokraci e shtet ligjior. Lesi shkruan keshtu ama i vajti Saliut pas si ogiç, nuk e di se per çfare arsye. Nuk e di sa te keqija duhte te bej njeriu qe ne shqipatret ta besojme se eshte njeri i keq</p>

Submitted by Atila (not verified) on

<p>&nbsp;Me mire se Nikoll Lesi nuk mund te tregonte njeri tjeter per nje miting tipik Berishian. Dhe Sala rri e bertet per puce e per mitingje te dhunshme. Kush e mban mend 14 shtatorin besoj ta kujtoje cfare tmerri u be ne Tirane e megjithe dhunen e tmerreshme mbi institucionet dhe marrjen e tyre me dhune ku figura te se djathtes u shfaqen ne TVSH me thirrjet se &quot;revolucioni&quot; &quot;komunist&quot; i 97-es mori fund se pushteti u mor policia nuk reagoi forcerisht se mund te kishte patur gjakderdhje te papare. Mesas jam ne dijeni ne ate dite nga gjithe rrethet i jane derguar Qeverise dhe PS nga militante te majte kerkese qe te marshohet mbi Tirane per te rivendosur rendin Kushtetues dhe duke ditur qe ne ato kohe armet ishin neper kembe imagjinoni c&#39;do ndodhte . Qeveria e majte dhe aleatet nuk u nxituan por pasi moren dhe mbeshtetjen nderkombetare sigurisht edhe pasi ata (nderkombetaret) ja bene te ditur Berishes se s&#39;do njihej asnje pushtet i mare me dhune nxorren policine ne shenje demostrimi se shteti ishte aty dhe asgje s&#39;kishte ndryshuar pavaresisht dhunes se ndodhur. 14 shtator i vuri vulen PD si parti e tipit neofashist e mitlitarizuar dhe e rrethuar edhe ne seline e saj me diagace, mitraloze&nbsp; e militante paramilitare te armatosur me arsenal te tere&nbsp;armesh. Gjeja me e paket qe duhet te ndodhte ne ate kohe ishte nxjerrja e PD jashte ligjit&nbsp; pasi edhe faktet e mevonshme po e tregojne se ajo eshte faktor destabiliteti te brendeshem per vendin. Berisha ne opozite dhe pushtet ka treguar se eshte faktor shkaterrues duke nxitur revolta,perbaltje,percarje ne jeten politike,korrupsion skandaloz,keqperdorim dhe dhunim te medias dhe perdorim te forcave policore per vrasje njerzish te pafajshem.C&#39;te them me teper kryeministri yne s&#39;eshte tjeter vecse nje&nbsp;vella i denje&nbsp;i Frankos dhe Pinocetit dhe populli i &nbsp;ka gjithe aresyet qe te rrezoje me c&#39;do mjet nje rregjim te tille &nbsp;fashist.Mjafton te degjosh vrasjet dhe grabitjet e perditshme per te vertetuar se ketu po vendoset nje regjim terrori rruge dhe pushteti per te mbajtur popullin nen presion.</p>

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>Datat vetem ndryshojne, ndersa skenaret jane &#39;karbon&#39; apo fotokopje. Shpesh eshte sulmuar kryeministria, edhe ka rene, edhe eshte dorezuar perseri, edhe eshte demtuar, edhe zjarr ka patur, por si me 21 Janar 2011 te vrare e te plagosur me arme s&#39;ka patur kurre, edhe atemot qe armet i gjeje sheshit. Te vraret dhe te plagosurit me &#39;fat&#39;, se mund te ishin dhe ata te vrare, ishte taktike frikembjellese pushtetore per te mos u mesuar dynjaja me &#39;demonstrata&#39;. Popullit&nbsp; gjakendezur ja kishte friken pushteti, se e kish provuar dhe me pare, dhe vetem atij i frikej dhe i friket deri ne palce, kurse politikaneve te opozites u hedh ca &#39;shashka&#39; dhe ata te turbulluar verdallisen rreth tyre, ne mos me levizjet politike te Berishes te lene pershtypjen e hidhur te levizjeve &#39;marionete&#39; opozitare. Edhe populli ja ka friken pushtetit, se ai te vret, bile jo ne vijen e pare e te fundit, por mu ne mes ku rrine ata &#39; as keshtu e as ashtu&#39;. Dhe qellimi u arrit. Na ka&nbsp; trembur qofte edhe &#39;te kelthasim&#39; me &#39;ze e figure&#39; e jo &#39;anonim&#39;, ku trimerosha behen dhe te pshurrurit ! Kush do na e vrase friken ?!</p>

Submitted by aline (not verified) on

<p>+1</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.