Romët e pastrehë dhe Igli Totozani si deus ex machina

Kur Avokati i Popullit tha se “nëse romët do t’i heqin prej këtu ku janë, unë do t’i ftoj të gjejnë strehë në ambientet e insitucionit që drejtoj”, e gjitha mund të jetë marrë edhe për një ‘marifet marketingu’. Por ‘marifeti’ duket se po funksionon, e ka gjasa të prodhojë një zgjidhje përfundimtare. Vetë Totozani tha sot se “gjërat kanë nisur të lëvizin”. Diçka duhet të dijë që është shprehur kështu.
Por ndërkohë, problemi i romëve të pastrehë është bërë nacional, gjë që ka ngacmuar dhe diplomatët. Këta të fundit nuk kanë për t’u mjaftuar vetëm me vizita e ndihma pranë të pastrehëve që kanë gjetur strehë në ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit (sot ish atje ambasadori Sequi dhe ambasadorja zvicerane), por do të ushtrojnë një presion shtesë mbi autoritetet që kanë në dorë të gjejnë një zgjidhje.
Dhe nëse kjo ngjarje do të ketë një fund të lumtur, gjërat ‘do të vështirësohen’ për Avokatin e Popullit, ngaqë ka gjasa ta shohin si një deus ex machina, dhe t’i trokasin që të gjithë në derë.
Re.Pu.
Comments
ah me kete cinizem langaraq

ah me kete cinizem langaraq ma shpifni fare ju mua. fakt eshte qe ky zoteria beri nje xhest te respektushem qe nderon gjithe shoqerine tone. dhe 'reklama' apo 'dukja' per xheste te tilla eshte gjithmone e merituar. respekte Igli vazhdo keshtu!

Respublica po bie

Respublica po bie dita-ditës.

Po ju çfarë mut gazetarësh jeni që jepni vlerësime si puna e këtij: "Dhe nëse kjo ngjarje do të ketë një fund të lumtur, gjërat ‘do të vështirësohen’ për Avokatin e Popullit, ..." ??? Jeni në vete apo jo?

Një institucion që bën punën e vet, që e ka të ngarkuar me ligj, dhe ju thoni, "idioti, po bën punën sot dhe do ti kërkojnë më tepër nesër ..." !!!

Ky sit po më shpifet, malokët i shani, gabelët i shani, çdo klasë të paedukuar e të vuajtur të shoqërisë shqiptare i shani e i përbuzni sepse nuk janë të rangut tuaj. Veç homoseksualët e sërës tuaj mbroni!

Ikni mbushuni se ta shpifni me pordhalitetet e juaja!

Hapi, nuk ke nevoje fare te

Hapi,

nuk ke nevoje fare te shfrysh zorren e trashe ketu ne Re.Pu. thjesht mos e lexo nese s'te pelqen shoku. Dhe Avokatin e Popullit s'ta shau njeri. Gazetari thjesht ngre nje shqetesim, sipas meje te drejte, se pavaresisht se kesaj rradhe mund te funksionoje, kjo menyre e presionit per zgjidhjen e problemit mund te ndiqet prej shume njerezve te tjere qe varin shpresat tek AP. Dhe keta te tjere mund te jene edhe homoseksuale, pavaresisht se ty s'te pelqen, apo cfaredo kategorie tjeter personash me halle ne kete vend, maloke gabele...

ti Hapi shkele mut meduket

ti Hapi shkele mut meduket dhe morre kot. une e drejtova kritiken ne nje aspekt te vecant te shkrimit dhe nuk vlen per gjith ata qe shkruaj ne kete sit qe jane persona edhe me kendveshtrime te ndryshme. nese ste peqen siti te pakten rri indiferent dhe mos na humb kohe kot neve.

Sa per dijeni per Albanin e

Sa per dijeni per Albanin e Anonimin, Respublica-n e kam ndjekur qysh kur ka lindur.

Pse me pelqeu si nisme, prandaj shkruaj edhe mire edhe keq per te dhe nganjehere nxehem. Kritika edhe kur eshte "me meze brenda", behet me shprese qe te permiresoje dicka. Ne cdo rast do te thote se kush e ben, i dhemb pak kur shikon dicka te pakendshme. Po te mos me dhimbte nuk do te harxhoja as une kohen kot (Sic nuk e harxhoj kot ne media te tjera si Panorama e Hysenbelliut p.sh.)

Gjithsesi, Respublica edhe kur me ka zhgenjyer (raste te pakta) duke botuar shkrime pa shume thelb ose duke thene gjera pa logjike teknike, kam thene me vete se eshte nga rinia e site-it dhe prandaj nuk e kam vene shume re. E kuptoj shume mire qe ky sajt nuk ka redaktore dhe qe shkruan kush te doje e si te doje, por tashi te thuash se kur nje institucion ben punen e tij atehere ai po ndjek nje strategji te gabuar sepse do ti shtohen hallexhinjte qe do i trokasin ne dere, eshte kulmi i cinizmit (Sic e thuan vete ti Alban).

Pastaj te pretendosh se mbron te pambrojturit, dhe grupet ne nevoje dhe ne te njejten kohe te shkruash shkrime si ky, nuk qendron fare.

Une kam frike se ky sajt po kthehet ne nje sajt "blloku", dmth nje sajt i shkeputur nga realitetet e vendit ne te cilin pretendon te veproje, si puna e OJQ-ve me cuna e goca trendy qe bejne politika per zonat e thella malore nga seminare me 10 vete ne mes te Tiranes.

Hajt shendet.

Add new comment