I nderuar zotëri, a mund të eksperimentojmë me ju?

Sipas një raportimi të Top-Channel-it Avokati i Popullit, i mbështetur edhe nga Kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ka shprehur kundërshtinë e tij në lidhje me disa nene të projektligjit për shëndetin mendor të paraqitur sot në Kuvend. Bie në sy veçanërisht njëra nga pikat që ka hasur edhe në kundërshtitë më të forta, që është neni 28 i projektligjit, ku thuhet se “mbi pacientët e sëmurë mendorë mund të bëhen kërkime shkencore apo eksperimente mjekësore vetëm nëse pacienti ua lejon këtë gjë.”
Përtej faktit se ideja e kryerjes së kërkimeve shkencore apo eksperimenteve mjekësore mbi një kategori njerëzish kaq të pambrojtur, kështu në pamje të parë, të sjell ndërmend ca imazhe me të sëmurë të lidhur pas krevateve që i nënshtrohen elektroshokut, ka dhe një element tjetër që bie në sy në këtë projektligj: Eksperimentet mund të bëhen vetëm nëse këtë e lejon pacienti!!!
M.M.
Comments
Hahahahahaha sa te papare qe
Hahahahahaha sa te papare qe jane, ata jane te shtruar aty sepse nuk jane ne gjendje te mendojne si te tjeret, disa prej tyre as nuk denohen dote penalisht sepse mendohet se nuk arrijne te konceptojne ate qe po bejne. Kurse keta do i marrin mendimin per te kryer apo jo experimente mbi to. Hahahahahahaha, ku i gjejne keta juriste qe bejne keto ligje
Çfarë janë këta përbindësha
<p>Çfarë janë këta përbindësha me fytyrë njeriu oh zot ku kemi aritur njëri na merë lirinë tjetri na merë pasurinë tjetëri na merë jetën kurse ky do të na bëjë kavje eksperimentesh o popull çfarë duhet të të bëjnë që të ngihesh në këmbë për të drejtat e tua</p>
Kur e degjova ne lajme
<p>Kur e degjova ne lajme mendova se mund te kishte nje gabim ose ndonje lapsus ne te lexuar. Nuk arrija te besoja qe nje istituzion ose nje kommision ose nje grup juristesh qe hartojne ligje mund te bejne gabime te tilla kushtetuese. Nje pazient mendor i certifikuar per ligjin eshte i paafte te mendoj dhe te veproj, dhe ne rastin me te pare ka nevoje per tutor, administrator di sostegno ose kujdestar sic thuhet ne shqip, kujdestar qe i njifet me vendim gjykate dhe jo keshtu rastesisht. Edhe nqs kujdestari vendoset nje nga familjaret ai duhet te jete i njohur me vendim gjykate. Keto qe na degjojne veshte ne shqiperi jane gjera skandalose qe nuk kane emer per pershkrim. Nuk e di cila eshte gjeja me edhimbeshme: nese keto gjera behen nga injoranca profesionale apo me dashje per t0ju lene vend abuzimeve mbi te drejtat e njeriut?? Ne te dyja rastet eshte per te shkulur floket nga deshperimi.</p>
Add new comment