Tom Doshi ‘zbrazet’ kundër Berishës

Postuar në 02 Shkurt, 2012 04:44

Deputeti Tom Doshi, për të cilin prokurorët që hetojnë ngjarjen e janarit të vitit 2011 kanë kërkuar heqjen e imunitetit (tok me dy të tjerë), ka folur sot në parlament. Doshi është biznesmen, nuk mbahet për ndonjë sofistikim kulturor, dhe nuk është nga ata që flet shpesh në Kuvend. Por këtë herë nuk ka hezituar. Dhe ka folur thjesht. Fare thjesht. Pasi është deklaruar i gatshëm ta dorëzojë imunitetin, dhe pasi ka shpjeguar pafajësinë e tij, ai i ka drejtuar ‘shigjetat’ tek kryeministri Berisha që në fakt nuk ishte i pranishëm. “Berisha ka shkruar vetë shumë artikuj kundër meje. Ka torturuar njerëz për të nxjerrë akuzë kundër meje. Po pse e ka inatin kaq shumë me mua Berisha? Sepse e kam mundur dy herë në zonën e Shkodrës, sepse sot PD-ja, pavarësisht vjedhjeve, aty ka vetëm një deputet më shumë. Ky është inati më i madh që ka Berisha me mua”, tha ai mes të tjerash, dhe pak më poshtë, për ta zhvleftësuar e turpëruar në planin e një etike të antagonizmit (Berisha vetë e njeh mirë këtë lloj ligjërimi), ai e quajti burracak e të pabesë: “Sali Berishën e njoh për frikacakun më të madh që ka Shqipëria. Vetëm një frikacak është i pabesë, dhe vetëm një i pabesë vret qytetarët e vet.”

Duke ecur në këtë linjë, Tom Doshi u shpreh në fund të fjalës së vet të shkurtër: “Sali Berisha duhet të hetohet i pari. Por ai burrë nuk është. Dhe unë i them publikisht sot se do përgjigjet për të gjithë të zezat që i ka bërë popullit!”

Re.Pu.

Comments

Submitted by Klajdi (not verified) on

Me fjale te thjeshta Tom beri nje pershkrim te plote te figures se Sali Berishes....ate qe asnje gazetar apo analist spo guxon ta beje!

Submitted by Analist (not verified) on

bravo tome!
kete fjalor don berisha dhe jo skerrnamat e ed ramen ne twitter!

Submitted by anonimi (not verified) on

Doshi është biznesmen, nuk mbahet për ndonjë sofistikim kulturor, dhe nuk është nga ata që flet shpesh në Kuvend.

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Tom Doshi qenka deputet ne parlament dhe "bisnesmen" !!!!!!

Tom Doshi qenka nga ata, shume "ata", qe ka parlamenti. Mendoni se ne dore te kujte asht drejtimi i popullit shqiptar, pamvarsisht se krahin e kuj mbajne.

Submitted by Besi (not verified) on

Dakord o Bole Teleshini po kjo se ben te pavertete ate qe shkruhet me lart.

Ty e llojit tend ju befte sala babe.(e di ne cfare rrethanash te thote shqiptari babe)

Submitted by Gjergji (not verified) on

Z. Tedeschini,

ju ndjek ne shkrimet e juaja pasi jeni burre me sens logjik, por antikomunizmi juaj sot tingellon anakronik.

Duke u marre me opoziten e sotme, dukeni po aq anakronik sa ushtari japonez i izoluar ne nje ishull te Paqesorit, qe qelloi amerikanet pas luftes II.

Atij i falej pasi nuk kish informacion, por gjykimet tuaja (shpesh te kthjelleta e me thellesi historike) ne ndonje rast si ky kur merresh ne Tome Doshin, i cili per hir te se vertetes nuk eshte deputeti tipik i te majtes se sotme dhe nuk merresh me nje komunist te pareformuar si z. Berisha me ben habi. Impakti ne shoqerine shqiptare i z. Berisha nuk ka te krahasuar me asnje veprimtari me natyre kriminale qe mund te jete bere ne 20 vitet e fundit. Beni nje pauze z. Tedeschini, reflektoni pak, mbi kohen qe jetojne, personat qe drejtojne Shqiperine, demin ne rrafsh kombetar dhe nderkombvetar qe ata kane sjelle ose kane evituar, dhe imagjino perspektiven tone me secilin syresh ne krye e pastaj merru me njerez "te panjolle" si Tom Doshi apo "vizionare" Edi Paloka.

Submitted by Besi (not verified) on

Me mire se nje verior askush nuk e kupton dot Sali Berishen.

Ja ka thene si trim qe ti sje burre.

Shume e forte kjo e Tomes.

Ka met si mut sala qe ben si kaposh

Submitted by Ben Dibrani (not verified) on

Bravo Tom Doshi! N'Tropoje thone "TUCI (frikacaku) T'VRET".

Submitted by I Pakapshëm (not verified) on

Doshi thote, qe Berisha ja ka inatin sepse Doshi e ka mundur dy here ne Shkoder...Sa per te rifreskuar memorjen, mbas mundjes te pare qe Doshi i beri Berishes ne Shkoder, Doshi braktisi grupin parlamentar te PS-se ne shtator te 2006-tes dhe ju bashkua PDK-se te Nard Ndokes (per koncidence pasuria e Doshit peson rritje gjigande gjate periudhes 2006-2007), asokohe pjese e koalicionit qeverises te Berishes me Nard Ndoken si minister shendetsie.   Si mbas Doshit asokohe, arsyetimi qe ai dha per kalimin tek PDK-ja ne koalicion me Berishen, ishte se ai tradicionalisht dhe familjarisht ka pasur gjithmone bindje te djathta.    Tani, si i bie qe Doshi s'e njihte per frikacak, burracak, te pabese, tradhetar e kriminel Berishen ne 2006 kur i bashkangjit ketij?

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Deshta me thane se ato komentues qe perdorin vulgaritete dhe ofendime ne vend te argumentave logjik, un personalisht as qe i vè ne hesape. Por simbas zakonit tradicional shqiptar, keto njerz , minimumi qe u duhen ba me te, asht se duhen nxjerr jasht kuvendit (ne kete rast gazetes). Keto tregojne nivelin tejet te ulte te edukates dhe te kultures dhe te padeje te "ulen ne tavoline" me bisedue me nè. Keto njerz ia ulin gazetes vleren, prandej duhet qe z.Mustafa Nano ti perjashtoje pa afat si komentuesa.

Sqarim: siç mund te kuptohet nga te gjith, per shkak se jetoj tash ma se 20 vjet jashte Shqipnie, un nuk kam si me e dijte se cilit krah i perket ky Doshi. Un e gjykoj si nji njeri me pak kulture dhe qe merret me bisnes, pra nuk asht adapt per te perfaqesue elektoratin ne jeten politike te vendit. Per kete arsye thashe: "Tom Doshi qenka deputet ne parlament dhe "bisnesmen" !!!!!! Tom Doshi qenka nga ata, shume "ata", qe ka parlamenti. Mendoni se ne dore te kujte asht drejtimi i popullit shqiptar, pamvarsisht se krahin e kuj mbajne."

Prandej nen kete veshtrim nuk me duket se kam gabue. Por edhe po te keme gabue, ju mund te me korrigjoni. Nuk jam ne kompeticion me asnjeri. Thjeshte po diskutojme.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.