Një fatkeq më pak

Postuar në 01 Shkurt, 2012 11:40

Balkanweb raportonte se një punëtor ndërtimi ka humbur jetën në Elbasan pasi ka rënë nga skela në katin e katërt. Lajmit i ishin kushtuar veç disa rreshta sepse zakonisht nëpër mediat shqiptare lajme të tilla për vdekje apo gjymtime në punë nuk marrin më shumë vëmendje se kaq. Dhe ç’është më e keqja duket sikur edhe publiku nuk e vë fort ujin në zjarr (shteti jo e jo) për të gjithë ata fatkeqë që humbasin jetën apo këmbët e duart gjatë punës, kryesisht për shkak të kushteve skandaloze të sigurisë që nuk përmbushin as kërkesat minimale të ligjit.

Në çdo shtet serioz të botës aksidente të tilla hetohen, nxirren përgjegjësitë, kompanitë ndëshkohen me gjoba apo detyrohen t’u paguajnë dëmshpërblime a pensione familjarëve të viktimës apo vetë të aksidentuarit në rast plagosje. Kjo ndodh madje edhe kur kompania ka respektuar kushtet e sigurisë në punë, se po të zbulohet ndonjë shkelje apo që i aksidentuari ka qenë i punësuar në të zezë, e piu e zeza dhe vetë kompaninë.  Por a keni dëgjuar të hetohet a ndëshkohet ndonjë firmë ndërtimi, minierë apo kompani çfarëdo në Shqipëri për vdekjen apo plagosjen e punonjësve të saj si pasojë e aksidenteve në punë? Jo. Kompanitë shqiptare mund të punësojnë në të zezë, mund të shkelin kushtet e sigurisë në punë si t’ua dojë qejfi, mund të shfrytëzojnë punëtorët në kushte pune që do të kishin qenë të papranueshme edhe për skllevërit e qëmotit, pa pasur asnjë lloj frike se mund të kenë ndonjë problem me ligjin.

Po viktimat? Në pjesën më të madhe të rasteve, viktimat mund ta quajnë veten me fat nëse u kushtohen disa pak radhë në gazetë.

M.M.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

Ky është siguracioni që ka bërë ky dokishot për klasën pntore Shqiptare çdo gjë është lidhur vetëm me fitimin dhe asgjë për siguracionin e puntorëve

Submitted by winona (not verified) on

Muc te drejt ke ti o byrazer, po me thuaj ti mua se si nje firme ndertini ne shqiperi mund te paguaj siguracion per te gjithe puntoret, gjate gjithe vitit (sipas ligjit) kur totali i xhiros vjetore nuk i kalon 2 mln leke sepse dihet qe tenderat i merr vetem nji grup i caktuar personash dhe te tjeret nuk guxojne as te konkurojne ne kto tendara. E beri Baca online para disa vjetesh, si puna e patateve t dixhitalizuara, e cu be?!  hajt tung!

Submitted by Anonim (not verified) on

fotografi disinformuese

ne albania puntoret kurre nuk veshiun helmete apo mjete profesionale mbrojtese. plus qe nuk ndertohen godina kaq te larta ne elbasan.

kemi thene shume here sa gjynah, por tashti them pacin fatin e tij gjithe shqiptaret!

hajde me bereqet!

Submitted by ora09 (not verified) on

Nuk eshte ndonje çudi e madhe qe ndonjehere te degjojme qe "u shemb pallati 10 katesh. Gjejne vdekjen x punetore"

Une qe shkruaj, kam vajtur disa here ne Inspektoriatin e punes dhe kam denoncuar mosmarrjen e masave te sigurimit teknik ne nje pallat qe po ndertohet fare prane shtepise sime.

Punetoret jane bere si ata artistet e cirkut dhe punojne pa asnje mase sigurie.

Nuk merret asnje mase per te mbrojtur shtepite fqinje e as kalimtaret.

Dhe me e bukura inspektoret mjaftohen vetem me fjalet "nuk kemi çfare te bejme, kaq kemi ne dore. Ne e kemi bere punen tone, i kemi bene gjobe"

Gjoba qe asnjehere nuk paguhen nga firmat, shpesh here fantazme, te ndertimit.

Gjynah mos qofte, por deshiroj qe nje here te lexoj neper gazeta "Bie nga kati i dhjete shefi i firmes ndertuese XY. Arsyeja: masat e sigurimit teknik"

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.