Agjentë të Sigurimit të Shtetit ose të shërbimeve sekrete të shteteve fqinjë në qeveritë shqiptare?

Dy persona publikë me akses në informacione konfidenciale shtetërore, njëri në emisionin “Arena” të Roland Qafokut në Planet TV dhe tjetri në emisionin “Pesë Pyetje nga Babaramo” në News 24, deklaruan se disa ministra në qeveritë shqiptare të këtyre 20 vjetëve të fundit kanë qenë agjentë të Sigurimit të Shtetit ose të shërbimeve sekrete të shteteve fqinjë.
Luan Pobrati, ish-kryeinspektor i Kryeministrisë për SHISH-in, deklaroi në “Arena” se 4 ministra të jashtëm të 20 vjetëve të fundit kanë qenë shoqërues-përkthyes të Sigurimit të Shtetit. (Termi shoqërues-përkthyes ishte atëherë një eufemizëm për agjentët e sigurimit që shoqëronin të huajt e pakët që vizitonin Shqipërinë.) Pobrati nuk dha emra e as detaje që mund të identifikonin sadopak këta 4 ministra.
Kreshnik Spahiu, nënkryetari i KLD-së dhe udhëheqësi de facto i Aleancës Kuqezi, deklarioi në “Pesë Pyetje nga Babaramo” se në qeverinë aktuale dhe në qeveritë e mëparshme të këtyre 20 vjetëve disa ministra kanë qenë agjentë të shërbimeve sekrete të shteteve fqinjë. Edhe Spahiu nuk dha emra e as detaje që mund të identifikonin sadopak këta ministra-ish-agjentë.
Ka ardhur koha, në mos ka kaluar, që të ndahet shapi nga sheqeri. Dreqi e mori, kemi 20 vjet që dëgjojmë insinuata nga më të ndryshmet për këdo që është përfshirë në jetën publike në Shqipëri. Publikut shqiptar, ashtu si publikut të vendeve të tjera ish-komuniste, duhet t’i bëhet e ditur se kush ka qenë agjent i Sigurimit të Shtetit ose i shërbimeve sekrete të shteteve fqinjë!
E.Zaloshnja
Comments
Populli shqiptar eshte bere

Populli shqiptar eshte bere si ajo kenga e famshme franceze: "et moi, dans mon coin, et je ne dis rien...." qe perkthehet: "dhe une, mberthyer ne qoshe, nuk them gje prej gjeje..."

Mban shqiptari, mban, edhe pas njezet vjetesh te tjera po keshtu do themi

Fatkeqsisht ... ke te drejte

Fatkeqsisht ... ke te drejte or mik ...

O Eduard, po mire o burr, si

O Eduard,

po mire o burr, si anetar i hershem i PD-se bashke me tet moter, na i thuaj ca emra se duhet t'i dish. Per shembull po e filloj une lojen:

Artan Hoxha (opinionisti i sotem i Klanit)

Halit Shamata

Neritan Ceka

tani vazhdoje vete se jam i sigurte qe i di disa gjera.

Kane dale para ca kohesh ne

Kane dale para ca kohesh ne shtyp emrat, se bashku me pseudonimet: Prec Zogaj - Ciftelia, Shaban Memia – Qukapiku, Jozefina Topalli – Dizenjatorja, Jemin Gjana – I vogli,
Besnik Mustafai – Shkrimtari (ish-minister i Jashtem dhe qe ka shoqeruar te huajt), Frrok Cupi – Llulla. Ka edhe te tjere, por nuk i mbaj mend. Prec Zogaj e ka pranuar qe ka qene bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit, te tjeret nuk jane ndier por as kane pergenjshtruar gje. Dosjet nuk hapen per publikun se keshtu i behet me mire presion njerezve te siperpermendur dhe sigurimsave te tjere.

ke harru sali berishen

ke harru sali berishen ''Penicelina'' ta them edhe se si u be pjese e Sigurimit te Shtetit, kurse Jozefina ishte spiunia me e besuar, me 1 xhxha te pushkatuar edhe babe te vdekur ne burg, ishte me e besuara ne rradhet e ish deklasuarve. ajo e filloi karrieren duke bere dashuri 16 vjec me puntorin operativ te sigurimit ne ate kohe.

desha te shtoj qe ka akoma shume njerez qe jane te gjalle edhe te forte, qe edhe po i zhduku Sala dosjet, jane thelle ne kujtesen e ketyre njerezve qe as lule basha as sala nuk mund ti zhdukin dot

Tradhtarët në shqipri nuk kan

Tradhtarët në shqipri nuk kan të sosur duke filluar nga ekzekutivi dhe gjykatat e shum të tjera. Flamuri dhe shqipnia nuk rrespektua dhe ne ato momente kur duhesh treguar vetem se jemi shqiptar dhe të mbrojmë vlerat e kombit tonë por përkundrazi këta "njerëz" që jan në pushtet e ven interesin e tyre para ninteresit të kombit shqiptar .

NË SHQIPRI DUHET FORMATUAR TË GJITHA DUKE FILLUAR NGA KUSHTETUTA (kushtetuta e vendit tonë është vetem lojë fjalësh dhe as gjë më tepër ajo duet të jet më e rreptë në shum aspekte) , POLITIKA DHE KA ARDHUR KOHA QË NË TË JEMI MË KOMBËTAR DHE TË MBROJMË VLERAT TONA KOMBËTARE

Të keshë ministrin agjend të

Të keshë ministrin agjend të sigurimit të shtetit që ai drejton është gjysma e së keqes por të jetë agjend i një shteti tjetër kjo është çmënduri

Të tillë thuhet se kanë qenë

Të tillë thuhet se kanë qenë dhe :

Astrit Patozi , Paskal Milo,, Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Armando Shkullaku, Teodor Laço ,

Fahri Balliu , Azem Hajdari, e të tjerë. Por ka në radhët e politikës edhe operativ ilegal t♪7 Sigurimit

(drejtues rrjeti informatorësh).

Me keq se ata eshte fenomeni i qenies ne politik tw punonjesve te sigurimit qe perdornin informatoret

si psh Luan Pobrati. Deri sa ata te spastrohen nga politika dhe mediat zorr se do kemi perparim

me falni operativ ilegal jane

me falni

operativ ilegal jane Raimonda Bulku dhe Kastriot Islami.

itsmbetet te gjejme te katertin spiun ne Min. e Jashtme

Me ben cudi qe ju

Me ben cudi qe ju komentatoret ktu jeni aq te politizuar sa shqetsoheni me shume per ish antaret e sigurimit shqiptare sesa per ato te shteteve te huaja?!

Me shume se gjysma e politikanve te te dyja kraheve kane qen pjese sigurimit ose e qeverise komuniste. Duhen larguar keto persona? Normale qe mire do ishte te largoheshin nga skena politike. Por nuk eshte ky problemi me i madh. Ne fillim duhet te largohen ato te sigurimeve te huaj!!!!

Thirrini mendjes o njerez mos veni partine para vendit!

"Agjentomania" krijese e

"Agjentomania" krijese e Kreshnik Spahiut me shoke.Percartje dhe uurrejtjembartese,si dikur ne MONIZEM me polyagjente edhe sote.Fara me e keqe

per Shqiperine jane streha e fundit e maskarenjve,te "islamonacionalisteve"!

Ju lutem, lexoni këtë

Ju lutem, lexoni këtë koment të marrë nga agjencia AMA News për dy gay deputetë të PD-së (njëri prej tyre ministër) dhe një kavajas ish-ministër deputet, aktualisht zëvendësministër diku. Aty shpjegohen të gjitha bëmat e Sigurimit famëkeq kur kapte gay. Këtë informacion ia përcjell Berishës, që i keqpërdor dhe sot. Mos harroni, se autori i shkrimit Gjergj Thanasi, për pak kohë ka qenë drejtor për marrëdhëniet me publikun i Berishës, kur PD-ja ishte në opozitë. Komentuesit mund t'i identifikojnë lehtë këta tre persona.

Tre komisarë PD-istë, tre ish-spiunë Sigurimi

Nga Gjergj Thanasi

Në organizimin e ri që ka bërë PD-ja, si të deleguar në Qarkun e Durrësit ka dërguar për turp të zotit tre ish-spiunë të Sigurimi të shtetit. Ne nuk po japim emrat e tyre, por pseudonimet dhe disa nga karakteristikat tipike të secilit. Spiuni i parë është: “Trëndafil Burbuqi”, i rekrutuar që në moshë të re me material detyrues. U shfrytëzua një rast dhune seksuale nga një kaçul Shijaku dhe u rekrutua duke e kërcënuar me dispozitat e kodit penal për pederastinë, si edhe duke përdorur atmosferën mbytëse konservatore, që ekzistonte për homoseksualët në Shqipërinë e fundit të viteve 80-të. Spiuni ynë u mbajt në lidhje nga një sigurims me mbiemrin Sazani, dhe u aktivizua për të spiunuar mësuesit e vet, ish-shokët e shkollës apo edhe pjestarë të familjes. Në këtë rast kemi të bëjmë me një klon të famëkeqit Pavël Morozov të Bashkimit Sovjetik.

Spiuni i dytë mbante pseudonimin “Tunxhi”. Ky spiun, ndonëse me prejardhje nga nomenklatura e lartë komuniste, nuk mundi t’i shpëtojë rekrutimit me material detyrues, përsëri duke shfrytëzuar një dobësi të tij seksuale, pederastinë. Ish-spiuni, sot emisar i PD-së qendrore për qarkun e Durrësit në demokraci, është treguar aq i suksesshëm saqë partnerin e vet seksual e ka bërë zëvendësministër dhe deputet.

Spiuni i tretë me pseudonimin ‘Çanta” është rekrutuar me premtimin se, nëse do të ishte spiun rezultativ, do të transerohej nga Tropoja në rrethin e vet ,në Durrës. Ndër të tjera është shquar se ka spiunuar edhe Xhovalinin, djalin e të të zotit të shtëpisë, ku flinte në zonat katolike të Tropojës. Ky spiun, së bashku me spiunin me pseudonimin Alfons Ballsha, u dallua për kundërvënien e egër dhe efikase ndaj proceseve demokratike në qytetin e Kavajës.

Sinqerisht, unë mendoj se demokratët e Durrësit i meritojnë këto spiunë si emisarë të qendrës. Durrësi, në ballë të proceseve demokratike të viteve 1990-1991, është shndërruar në një çiflik të Dinastisë si edhe në një Park Natyror, ku bëjnë ‘safari” miqtë serbë të Familjes, duke filluar nga tokat e Porto Romanos të Fazlliçit deri tek anijet me armë kontrabandë si “M/V Pyramis” apo “M/V Priscilla” të Sllobodan Tesiçit. Durrësi është shndërruar në një “lopë holandeze”, që e mjelin me telekomandë nga Tirana Dinastia dhe emisarët e saj ,sigurisht me ndihmën e disa drejtorëve lokalë, sa qyqarë aq edhe të zvetënuar moralisht. Siç e ka katandisur Durrësin Dinastia, nuk është çudi, që durrsakët t’i marrë malli për kohën kur sundonte klani i Zemunit, aktualisht aleat i Dinastisë në pushtet.

Add new comment