Takim enigmatik Reeker-Basha

Postuar në 31 Janar, 2012 04:15

E. Zaloshnja e shihte dhe e interpretonte politikisht takimin e Washingtonit mes Lulzim Bashës e Philiph Reeker-it, zv.ndihmë sekretari i shtetit, që mbulon Ballkanin. Por njerëzit e Bashës kanë nxjerrë në shesh dhe përmbajtjen e bisedës, e në këtë kuptim ky takim mbetet ende për t’u intepretuar. Basha ka folur me të si kryetar bashkie i Tiranës, i ka treguar se çfarë ka bërë e çfarë ka në plan të bëjë, i ka shprehur gatishmërinë për të pritur investitorë amerikanë në kryeqytet, etj, etj.

Zaloshnja mund të ketë të drejtë pasi, sido që t’i vish rrotull kësaj punë, në Departamentin e Shtetit nuk para e kanë të udhës të flasin për gjëra komunale, siç pretendon Basha. Prandaj, janë të gjitha gjasat që Bashën ta kenë pritur në Foggy Bottom si një kanakar të projektuar, me fjalë të tjera, si një personazh politik, të cilit mund t’i lihet në dorë Partia Demokratike pas largimit të Berishës.

Është i informuar Berisha për këtë? Ka dijeni ai? Po Lulzim Bashës vallë ia mban të bëjë biseda me amerikanët, në të cilat të negocjojë periudhën post-Berisha? Mund t’ia falë Berisha këtë gjë atij, të cilin ai vetë e ka shpikur nga hiçi dhe të cilin e ka përfshirë në të gjtiha bëmat e ndyra në këtë vend? Në ditët e ardhshme, ndoshta, do të merret vesh ndonjë gjë më shumë lidhur me këët gjë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Iluministi (not verified) on

<p>Tre sende po konturohen në dinamikë.</p><p>1. Saliu duket keq, aq keq, sa as ai vetë nuk po e beson.</p><p>2.&nbsp;Saliun nuk po ka më deshirë ta degjojnë kush, tani, jo vetem brenda por dhe jashte.</p><p>3. Dikush duhet konsideruar. Bamiri apo ky truthari i Bashkisë? Të shohim.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.