Vetëm në një gjë ia marrim botës: Kemi një kryeministër si ky që kemi

Postuar në 30 Janar, 2012 08:48

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së, Berisha mbajti fjalimin e radhës, dhe mufkat nuk kishin të sosur. Do krahasime me botën i bëri për ta nxjerrë Shqipërinë e tij të parën ose të dytën. Mirëpo ne vetëm në një pikë ia marrim botës; kemi kryeministër këtë që kemi, i cili arrin të thotë gjëra si këto më poshtë:

-Ky vend është ndër të paktët në Europë që publikon online shpenzimet qeveritare. Dhjetëra vende kanë pasur mundësi ta bëjnë këtë gjë, por ne patëm vullnetin dhe e bëmë. Ne do bëjmë gjithçka që rrezja e transparencës të penetrojë në çdo qelizë të kësaj administrate dhe të këtij shteti.

-Në rast se e ndiqni krizën e sotme evropiane dhe botërore, kjo krizë në themelin e vërtetë të saj ka mungesën e reformave, me të cilat ekonomitë e vendeve të lira duhej të përshtateshin me globalizmin. Rezulton se sot qeveritë në Europë po ndërmarrin masa që ne i ndërmorëm kohë më parë, liberalizim të lejeve, licencave, standarde të reja. Ju garantoj se kjo frymë do nxjerrë këto vende nga kriza.

-Sot nuk ka një vend të dytë privat siç është Shqipëria, e ne prapë kemi nevojë të privatizojmë. Ne do ecim me vendosmëri drejt privatizimit të plotë. Për këtë arsye kam kërkuar që të ndërmarrim privatizimin më të thellë të pyjeve. Shqipëria ka 1.6 milion hektarë pyje e shkurre që mund të përdoren gjerësisht për arrorë në shkallën më të gjerë.

M.N.

Comments

Submitted by Blendi (not verified) on

Te themi te drejten, ajo e treta nuk me duket mufke. Kryeministri po thote realisht, qe tani ka ndermend te vjedhi pyjet (pasi grabiti tokat ne bregdet e diku gjetke). Ai po privatizon per vete dhe miqte e tij, me siguri per nje cope buke, ate pak gje qe ka mbetur ende nga Shqiperia: pyjet me drure e shkurre.

Tung,

Blendi

Submitted by Ilir (not verified) on

Cdo popull ka qeverine qe meriton.....sipas kokes edhe feste-n.......

Submitted by Koke pa lari i ... (not verified) on

4-hidrocentrale dhe ca aksione i kan mbet pa u privatizuar.Pse nuk privatizon dhe ekzekutivin qe te shpetojme nga ky moster!!!!

Submitted by Saimir (not verified) on

HAHAHAHA MUSTAFA JE I MADH.

Gjithsesi do te te thoja qe nuk ja kalojme botes vetem tek kryeminsitri por ja kalojme edhe tek keta qe ulen ne karriget e deputetit dhe qe e quajen veten si "intelektuale" dhe qe rrijne dhe degjojne keto budallalliqe dhe me e keqja eshte jo pse nuk e kundershtojen por qe e besojne.

Submitted by Atila (not verified) on

Per Kryeminister te papergjegjshem, te korruptuar, vrases, dhe shpifarak ne jemi se s'ben te paret. Ketu te ne gjithcka eshte privatizuar perderisa Berisha edhe kryeministrine e trajton si kullen e tij ne Vicidol, e po ti afrohesh te le te vdekur. Mjer ne e mjere vatani qe kemi ne krye nje koqe hajvani.

Submitted by Albi (not verified) on

Gabim Muc, perseri.

Perpiqe ta vrasesh mendjen me shume e jo te bertasesh klishera. Ne kemi kete kryeminister qe kemi, e do kemi ate qe do vij nqs vjen Edi, sepse ky eshte sistemi jone politik. Kemi kryetare absolut partish qe kontrollojne kedo brenda saj. Kushdo qe vjen ne zyrat e shtetit nga partia eshte dordolec i kryetarit e nuk ngre koke perkundrazi thote shyqyr qe kapa nje vend pune. Kemi nje kushtetute qe edhe idene e mbrojtjes se institucioneve te pavarura e ka humbur. Shtoji ketu dhe traditen e dobet institucionale dhe ke autoritarizem (ishalla nuk kujton Stefani se ja kam vjedhur fjalen qe e ka aq perzemer) me ligj, jo me force.

Nqs do te ndryshosh sjelljen e njerezve ndrysho institucionet qe i kontrollojne ata, hap partite politike, hap hapesirat e konkurimit e zvogelo me ligj jo vetem me fjale te bukra pushtetin e politikaneve. Se Sala shan komunistet ndersa mban shami xhepi, apo se Edi shan me liber shtepia mbas kamerave e Sandrin para kamerave duke vesh corape te kuqe, ka pak ndryshim per mireqenien e popullit. Pushteti absolut prodhon vetem korrupsion absolut, cdo gje tjeter eshte thjeshte doze individuale e liderve. Ti per fat te keq kapesh me majen e bishtit te problemit, dmth retoriken e Saliut e jo veprimet a pushtetin qe ai vertete ka.

Po jane te thella keto gjerat, ti ke ngel te populizmi banal i Edit "Fajin e ka Saliu". U lodha duke te edukuar. Shpresoj nje dite te me japesh leke se po te bej master online :P

Submitted by ajsberg (not verified) on

Kryeministri yne eshte bere si kjo 'gruaja' e anektodes se meposhteme: Burri fol, gruaja hic. Ndiqte telenovelen e zakonshme. Burri fol, gruaja ne te sajen.Pasi u merzit burri pyet " Cfare do bejme ?! Do hame buke apo do bejme dashuri ?!'' Gruaja brof ne kembe e verkthi pergjigjen "Si te duash,...buke s'kam blere." Burri "Vetem aty te rri mendja !"

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Ky kryeminister, si kryeminister, asht njisoj si te gjithe kryeministrat e tjere te shkuar shqiptar.

Por te veçanten e tij te gjithe e dijne dhe te gjithe heshtin, sepse u pelqen, ua ka ande: Ai asht osmanofil, ai e futi Shqiperine ne Konferencen e Vendeve Islamike afro-aziatike dhe te gjithe e aprovojne me heshtje sepse shumica jane islamike, te gjithe jane pergjegjes per kete gja  e mos flitni kot kundra Sali Berishes se te gjith ato qe heshtin jane sali berisha te vegjel.

Me kete rrugen e turqizmit/islamizmit nuk perparohet, por shkohet mbrapa. A nuk arrini ju ta kuptoni kete gja  ?!?!?!?!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.