Kryeministri grek: Punët janë keq. Ekonomistët: As Ai lart s’ka si t’na ndihmojë

Mbrëmë, kryeministri grek Lucas Papademos, ka shtënë në punë një gjuhë katastrofiste. Duke folur për rëndësinë që ka miratimi i paketës së re të mbështetjes financiare, ai u shpreh: “Nëse nuk biem dakord ta miratojmë këtë paketë, atëherë është e sigurtë që do të përballemi me falimentimin, dhe me pasojat e frikshem që ky falimentin do sjellë”. Me këtë gjuhë ka dashur t’i shtrojë nëpërmjet panikut grekët e zemëruar me reformat që janë kryer, apo që pritet të kryhen.
Por në të njëjtën kohë, një koleg i tij (jo kryeministër, por ekonomist), Yanis Varoufakis, profesor në Universitetin e Athinës, fliste në një radio, dhe refuzonte qartësisht idenë se shkurtimet e shpenzimeve e rritja e taksave do të sjellin rritje të ekonomisë. “Nuk ka mundësi të ndodhë kështu; edhe sikur Zoti, tok me engjëjt, të ‘zbarkonin’ mbi Athinë me mendjen për të bërë reforma të tilla, gjëja nuk do të jepte rezultate”.
Re.Pu.
Comments
Ku shkoi gjithe ai

Ku shkoi gjithe ai tangerllek i tyre,qe tundeshin e kapardiseshin me para borxh.Edhe nje femije e di,qe borxhi duhet lare.Kjo eshte nje deshmi,se keta te sotmit nuk kane asgje te perbashket me greket e lashte. Keta te sotmit,jane derivate nga Afrika e Veriut,Llindja e Aferme,sllavet dhe shqiptaret e shperbere si race.Dikur,(te lashtit) i jepnin mend botes mbare.Llumi i mbetur,nuk lidh dot breket e veta,pa le me , t`u jape mend te tjereve.Vetem keta idjotet politikane tane,s`e kane kuptuar kete,sepse jane edhe me poshte se ata. Kur greket nuk i ndihmon dot as zoti,...ne nuk daliom dot mbi vete zotin. Vetem ne befte gje Saliu !

Kjo puna e falimentimit nuk

Kjo puna e falimentimit nuk eshte shume e qarte. Dmth shteti grek falimenton se nuk ka me leke qe ti ktheje borxhin bankave? Por ne kete rast duhet te jene Bankat qe falimentojne sepse nuk marrin leket qe kane dhene. Ky eshte nje konspiracion bankar.

Bankata i marin parate se e

Bankata i marin parate se e kthejne Greqine tek dhramia perseri dhe me zhvleresim 60 %, --keshtu qe greket punojne per bankat...

Kur Greqise i shkojne punet

Kur Greqise i shkojne punet keq, emigrantve shqiptare aty u shkojne per dreq.

Add new comment