Takim i paparalajmëruar i Bashës me Philip Reeker

Postuar në 30 Janar, 2012 17:58

Lajmi i vizitës së Lulzim Bashës në Ushington u trumbetua me të madhe nga mediat qeveritare si një vizitë zyrtare me ftesë të kryebashkiakut të kryeqytetit amerikan. Por në faqen zyrtare të Bashkisë së Uashingtonit ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për një takim të kryer apo që do kryet mes dy kryebashkiakëve. Ndërkohë, mediat proqeveritare sot njoftojnë për një takim të Bashës me Philip Reeker (lexohet Filip Rijker), Zëvendës-Ndihmës-Sekretari i Shtetit që mbikqyr marrëdhëniet e SHBA-së me Shqipërinë dhe vendet e ish-Jugosllavisë. Madje ato e shoqërojnë njoftimin me një foto nga takimi (shihni bashkengjitur) dhe me këtë deklaratë të zyrtarit amerikan pas takimit: “Jam tepër i kënaqur dhe i nderuar që u takova me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Basha, dhe i urova mirëseardhjen në Uashington. Patëm një ditë të këndshme për të ndarë eksperiencat dhe jam i bindur se do të kemi takime të tjera të vlefshme. Basha është këtu dhe pres ta takoj sërish kur të vizitoj Tiranën”.

Në fakt, krahasuar me takimin e paralajmëruar, por ende të parealizuar me kryebashkiakun e Uashingtonit, takimi i paparalajmëruar me Reeker është shumë më i rëndësishëm politikisht për Bashën, sidomos pasi një zyrtar amerikan vuri në dyshim aftësinë e Berishës për të qeverisur Shqipërinë (http://www.respublica.al/artikuj/2012/1/26/sa-peshe-kane-fja...). Kjo të krijon përshtypjen se takimi me Reeker është diçka e organizuar në minutën e fundit, gjatë takimit që pati në Bashkinë e Tiranës ambasadori Arvizu me Bashën…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by gimi (not verified) on

<p>mamin nga e kane keta amerikanet. keta te bejne te te vije keq qe vdiq bin ladeni.</p>

Submitted by Iluministi (not verified) on

<p>Më duket me shume si nje paralajmerim i qarte per Saliun ky takim!?</p>

Submitted by illi (not verified) on

<p>Si shume zyrtar duket ambjenti ku eshte realizuar pritja?! Te jep pershtypjen e nje garzhi apo te nje supermarketi, ku vihet re edhe rampa per te ngjitur furnizimet?!</p><p>Dmth. edhe nga ambienti duket se eshte takim i minutave te fundit apo i sajuar ashtu si &quot;padashje&quot;duke i prere diku rrugen diplomatit amerikan.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.