A. Zheji flet për bisedat nën zë tryezave të maxhorancës

Postuar në 30 Janar, 2012 03:37

Titulli i shkrimit të Artur Zhejit, të publikuar në Mapo, ishte disi patetik (‘Triumfalizmi i opozitës’), por në shkrim kish përpjekje për të bërë një lexim racional të situatës së lidhur me hetimin e ngjarjes së 21 janarit të vitit 2011, pas raportit të FBI-së e pas intervistës së Ina Ramës në Opinion (sprovë televizive e suksesshme, e quan ai). Por pjesa më interesante e shkrimit është ajo, ku Zheji bëhet interpret, apo zëdhënës, i thashethemnajës së korridoreve të politikës (biseda nën zë në tryezat e politikishtes, i quan ai). Sipas tij, ka një shqetësim në radhët e maxhorancës, dhe në këtë pikë duhet besuar si i brendshëm që është. Çfarë thonë mes vedi ndryshon shumë nga çfarë çaprashitin në publik lidhur me 21 janarin. Ca e ca thonë me zë të ulët, gjithnjë sipas Zhejit, se Garda në fund të fundit po mbronte institucionin e kryeministrisë, se gjenerali Prendi ishte në krye të detyrës, se ish përfshirë në një ankth e panik të kuptueshëm, ngaqë thuhej se po përgatitej një sulm i ri në të ngrysur të 21 janarit. Ca të tjerë e lidhin tensionin e komandant Prendit me këmbënguljen e kryeministrit për të qëndruar në zyrë. Por ka dhe të tjerë akoma që i ikin qartazi broçkullave zyrtare, dhe thonë me “zë të ntrashur e kumbues”, se gjeneral Prendi thjesht ka humbur kontrollin atë pasdite, dhe ka qëlluar çmendurisht mbi turmë. Në fund ka dhe nga ata që ngrejnë pyetjen: Nga kush mori urdhër gjenerali?

“Vullkani i fshehur i 21 janarit ka zënë të shpërthejë sërish”, shfaqet i sigurtë Zheji.

E.G.

Comments

Submitted by alban (not verified) on

je shum naiv nese do ta lexosh ne kete menyre shkrimin e Zhejit. me mire injorohini njerez qe dihet tashme se kush jane...

Submitted by anonimi (not verified) on

Mustafa, mos vidhni foto nga Shekulli

Kur i merrni, citojini

Submitted by Koz (not verified) on

Jam dakort me komentin e mesiperm qe shkrimet skandaloze ne sensin cilesor dhe tejet jo-etike e imorale te ketyre falsifikaroreve merhume te regjimit Berisha/Meta (si puna e Zhejit, Çilit apo Fevziut) nuk ja vlen te lexohen dhe ca me pak tu jepet ndonje vlere apo analizohen seriozisht. Duke lexuar paçavuren e Zhejit tek Mapo sot, eshte e e qarte qe Zheji perpiqet te bej nje diversion te Vogel duke u perpjekur te na shese llogjet e kafeneve qe ky birbo medioker Ben me ndonje idiot te klanit te te Berishe, si debate parimore Brenda maxhorances fiktive qe po zhvat e perdhunon kombin shqiptar. Nga ana tjeter leshon ndonje fjolle tymi drejtuar Edi Rames dhe opozites per te treguar (genjyer) se ai ngelet I moderuar dhe konstruktiv dhe madje eshte gati te ndryshoje barke nese Rama I hedh ndonje kocke. Se fundi mesazhi dhe keshillat qe ai ja ofron gjoja me lezet Berishes (sikur ky ja hedh qyrret kesaj pacavure) eshte tejet pervers dhe immoral kur ju thote maskarenjve te PD te mos ndihen se turpi I madh 3 dite zgjat dhe se britmat e tyre shtazarake kunder Ina Rames I sherbejne ( me te vertet) vec diskretitimit te tyre dhe eshte ne favor te opozites. Pra edhe me keshillat e tij perverse dhe idiote ai perpiqet ti sherbeje deri ne fund padronit te tij te rradhes deri sa dikush tjeter ti hedh nje dore qyrresh dhe ti jape nje mundesi te re per te ndotur hapesiren mediatike shqiptare.
E Di qe sja vlen me u marre me Zhejit dhe qe ketu kam bere pikerisht te kunderten e asaj qe kam thene ne rreshtat e para, por jam totalisht I cmerriturs sesi mund qe dikush (kushdo) tu jape mundesi te re ketyre ndyresirave mediokre qe urrehen nga pothuaj 90% e shqiptareve....

Submitted by Pena (not verified) on

Duke pare Artur Zhejin,Henri Cilaj,Zef Preci,etj te ketij kallepi,me kujtohet nje tip kllouni,(para viteve 1990) dhe talleshin shoket me te,kur iu perkulej 90 grade shefave te tij, ai iu thoshte se s`kishte humbur ndonje gje te madhe , vetem " pak " dinjitet njerezor.

Tipa te tille me kallin daten dhe me perzihet sa here  i kujtoj dhe jo me kur i shoh,apo i degjoj.

Submitted by ajsberg (not verified) on

Kazanzaqi : " Ndjej sikur perplasim kokat tona ne hekura. Shume koka do thyhen. Ama, ne nje cast do thyhen dhe hekurat "

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.