Thomas Hammarberg: Armët nuk duhet të përdoren as ndaj protestuesve të dhunshëm

Postuar në 29 Janar, 2012 10:22

Suedezi Thomas Hammarberg, veterani i kauzës së të drejtave të njeriut, dhe – qysh prej vitit 2005 – Komisioneri i Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, ka dhënë një intervistë për Vizion Plusin, në të cilën ka folur për ngjarjen e 21 janarit të një viti më parë. Sa më shumë rritet distanca me atë datë, aq më shumë shfaqet e troçtë dhe e qartë diplomacia perëndimore (në fakt, reagimet e vonuara janë tipike për diplomacinë). Dhe zoti Hammarberg ka një opinion të vetin lidhur me përdorimin e armëve gjatë tubimeve të protestës, e merret vesh se ky opinion është me mijra vite larg atij të Berishës e të berishianëve, gardistë apo jo gardistë. “Armët nuk duhet të përdoreshin, si dhe nuk duhet t’u drejtoheshin demonstruesve, edhe nëse ata bëheshin të dhunshëm, që ndoshta ndodhi edhe në rastin në fjalë. Është shumë e rëndësishme që sjellja e policisë dhe Gardës të jetë e matur në këto raste”, thotë ai.

Ai ka një shqetësim extra. Në maj, Shqipëria merr drejtimin e Këshillit të Europës, dhe ai shpreson që deri atëherë të jetë “zbardhur kjo çështje”. Më poshtë, duke thënë se “drejtimi i Këshillit të Evropës e vë Shqipërinë në një pozitë të madhe përgjegjësie”, ai lë të kuptohet se e gjen të çuditshme që Shqipëria, ku u merret jeta brutalisht protestuesve të opozitës, të jetë drejtuese e një organizate të fokusuar më së pari tek të drejtat e njeriut, siç është Këshilli i Europës.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

<p><strong>Suedezi Thomas Hammarberg nuk do te aprovonte nji sulm te dhunshem te asnji demostruesi kundra zyrave te qeverise per te marre pushtetin me dhune si ne rastin e 21 janarit 2011 ne Tireane. </strong></p><p>Keto veprime i ka ba Lenini ne Rusi duke i quejt revolucioni i tetorit dhe Musolini ne Rome duke e quejt Marshimi mbi Romen, si dhe shume raste te tjera te ngjashme gjate historise.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.