Albin Kurti: Duam të bashkojmë Kosovën me Shqipërinë; jo anasjelltas

Në programin televiziv Tonight Ilva Tare, Albin Kurti i mëshon dhe njëherë idesë së bashkimit kombëtar, të cilën zyrtarët e diplomatët ndërkombëtarë e mendojnë, sipas tij, si “një çështje të natyrshme e të kuptueshme”, s’ka gjë se “këtë ide e hedhin vetëm privatisht e jo publikisht”. Ilva e çon Albinin me mendje në një situatë hipotetike të bashkimit, dhe i kërkon të thotë se cili do duhej të ish kryeqyteti i shqiptarëve, Tirana apo Prishtina. “Tirana”, thotë i pari i Vetvendosjes, “por s’është kjo më e rëndësishmja”. Në fakt, ka shumë njerëz në Kosovë e në Prishtinë, për të cilët kjo çështje është e rëndësishme, por Albini i ka të qarta qysh tani modalitetet e bashkimit kombëtar (nëse vjen një ditë që ky bashkim bëhet i mundur). “Ne jemi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, e jo për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën; s’duam ta fusim Shqipërinë në Eulex”, thotë ai.
E.G.
Comments
Pa u ba Kosova antare e
<p>Pa u ba Kosova antare e Kombeve te Bashkueme dhe pa dale Shqipnia nga Konferenca e Vendeve Islamike afro-aziatike, nuk duhet dhe as ka per tu ba bashkimi i Kosoves me Shqipni.</p>
si tja bejme more albin qe
<p>si tja bejme more albin qe shqiptaret si puna jote jane te pakte ende? megjithate mos u dekurajo se plehrave po u vjen fundi.</p>
Albin je shume i sakte ---
<p>Albin je shume i sakte --- Shqiptaret si puna e Albinit jane shumica e shumices eshte gjithe populli shqiptar ,me perjashtim te politkaneve tane qe jane spiune te grekut</p>
Add new comment