Loja statistikore me të punësuarit në bujqësi

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 17:46
Eduard Zaloshnja

Në praktikën botërore të statistikave ekonomike, të punësuarit në sektorin bujqësor nuk raportohen e analizohen në periudha afatshkurtra, sepse nuk ndryshojnë shumë në afate të tilla. Punësimi në bujqësi është i lidhur ngushtë me sipërfaqen e punueshme të tokës, e cila, në afate të shkurtra, ndryshon pak ose aspak.

Ndërsa në praktikën shqiptare, kur raportohet dhe analizohet numri i të punësuarve nga tremujori në tremujor, përfshihen edhe ata të sektorit bujqësor, të cilët përbëjnë pothuaj gjysmën e të gjithë të punësuarve. Dhe për çudi, numri i të punësuarve në këtë sektor ka pësuar një ndryshim tektonik gjatë periudhës janar 2012 - shtator 2014.

Siç tregon vija e blertë në grafikun shoqërues, punësimi në sektorin bujqësor ka qenë në intervalin 520-530 mijë persona nga fillimi i 2012-ës deri në mes të 2013-ës. Dhe pastaj, papritur, punësimi bujqësor ka zbritur në intervalin 420-460 mijë persona. Një rënie e tillë dramatike kuptohet që nuk lidhet me një pakësim gjigand të sipërfaqes së punueshme të tokës brenda një muaji, por mund të lidhet me një kryerje më të saktë (ose më të ndershme) të Anketës Tremujore të Forcave të Punës.

Në qoftë se lihet mënjanë numri i të punësuarve bujqësorë, dhe analizohen vetëm të punësuarit në sektoriet jo-bujqësore (vija portokalli në grafik), shihet se kurba e të punësuarve jo-bujqësorë është në korelacion të fortë me ecurinë e Produktit të Brendshëm Bruto, krahasuar nga tremujroi në tremujor (jo me vitin paraardhës). Kështu, punësimi në sektoret jo-bujqësore ra nga 650 mijë persona në fillim të 2012-ës, deri në 535 mijë në vjeshtë të 2013-ës, për t’u ringritur gradualisht deri në 615 mijë persona në shtator 2014.

Le të shohim nëse korelacioni statistikor mes punësimit jo-bujqësor dhe Produktit të Brendshëm Bruto do të vazhdojë edhe në tremujorët e ardhshëm. 

Comments

Submitted by Anonimgagaci (not verified) on

<p>tani &nbsp;po &nbsp;nxjerr &nbsp;me &nbsp;shume &nbsp;te &nbsp;punesuar &nbsp;sesa &nbsp;qeveria &nbsp;por, harron &nbsp;se &nbsp;ne &nbsp;statistikat &nbsp;q &nbsp;qeverise &nbsp;nga &nbsp;te &nbsp;punesuarit &nbsp;gati &nbsp;80 &nbsp;perqind &nbsp;ishin &nbsp;nga &nbsp;sektori &nbsp;bujqesor &nbsp;prandaj &nbsp;keto &nbsp;qe &nbsp;thua &nbsp;o &nbsp;&nbsp;jane &nbsp;shifra &nbsp;qe &nbsp;ti &nbsp; i &nbsp;ke &nbsp;te &nbsp;gabuara

Submitted by statistikani (not verified) on

<p>Te dhenat mbi punesimin ne sektorin bujqesor nuk duhet te mbeshteten mbi anketa dhe mbi menyra te ndershme a te pandershme te anketimit, por mbi te dhenat qe dalin nga instituti i sigurimeve shoqerore. Sa eshte ulur apo sa eshte ngritur numri i atyre qe paguajne sigurimet shoqerore ne sektorin bujqesor, kjo eshte çeshtja!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.