Franca vazhdon të humbasë me Dinjitet
Franca ka braktisur gjeneralin Khalifa Haftar, i cili kontrollon një pjesë të Libisë. Lajmi raportohet nga media të Lindjes së Mesme që vëzhgojnë se Franca ishte ndër vendet që mbështeti më shumë Haftar dhe përpjekjet e tij kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Tripolit. Presidenti francez, Macron mohoi se Parisi zyrtar mbështet Haftarin dhe shpreur zhgënjimin e vet për sulmin e 4 prillit mbi Tripoli. Po kështu Macron ka kritikuar edhe Rusinë, një vend që mbështet gjeneralin përmes kompanisë Wagner, e cila vepron në terren në Libi.
Ministri i Jashtëm libian Mohamed Taher Siala ka replikuar shkurt dhe thatë ndaj tërheqjes së Macron: Nëse kjo do të ndodhte 14 muaj më parë
Aludimi i ministrit ka të bëjë me ballafaqimin ushtarak të 14 muajve më parë, kur Franca dhe disa vende të tjera dolën në përkrahje të gjeneralit. Pozita e presidentit është bërë qesharake në këtë çështje, pasi mohimi i tij përgënjeshtrohet nga faktet në terren: rreth një vit më parë, Parisi zyrtar u detyrua të pranojë se raketat e kapura nga ushtria libiane pas çlirimit të Gharyan i përkisnin ushtrisë franceze.
Mediat raportojnë se Franca po tërhiqet nga mbështetja për Haftar pasi ky i fundit pësoi një humbje të thellë në sulmin e vet ndaj Tripolit, ndërkohë që Macron po sulmon grupin Wagner dhe Rusinë për shkak se kjo e fundit mori së fundmi në kontroll fushën e Shararas në jugperëndim të vendit që është fusha më e madhe naftëmbajtëse në Libi. Aty prodhohen 300 000 – 400 000 barrela në ditë dhe rezervat shkojnë në 3 000 000 barrela. Kompania franceze “Total” thuhet se ka aksione në shfrytëzimin e kësaj fushe naftëmbajtëse që menaxhohet nga Libian National Oil Corporation në partneritet me kompanitë spanjolle Repsol, austriaken OMW dhe norvegjezen Equinor.
Timoni i Macron në Libi është nafta dhe është tërësisht kontradiktore me deklarimet zyrtare të Francës që të mbështetet një gjeneral që kreu grusht shteti. Paradoksi arrin kulmin kur një vend që akuzohet se është autoritar si Turqia ka dalë në mbështetje të qeverisë legale në Tripoli duke vënë në pikëpyetje të gjithë fabulën morale të Europës. Aq më ironike tingëllon kjo gjë kur dimë se Macron ka shpallur plane për reformim të BE-së, për vlera dhe standard, ndërkohë që në Libi shohim një sjellje tipike të kohës koloniale ku lejohet çdo gjë. E vetmja konstante që konfirmohet e rikonfirmohet është se Franca vazhdon të humbasë. Dhe humbet si përherë me Dinjitet. Ose ajo edhe kur humbet ka sharm.
Comments
S'na thate gje se cfare po
S'na thate gje se cfare po ndodh ne Rusi me perjetesine e Putinit.
Mos me thuaj qe edhe ti
Mos me thuaj qe edhe ti mendon qe Respublica ka simpati per Rusine, se une kam kohe qe e dyshoj.
Zoteri, mos u merr me keto
Zoteri, mos u merr me keto vogelsira ! Pse nuk te mjaftoi leximi i fjalimit te tij programatik me rastin e 75 vjetorit te fitores mbi fashizmin, i perkthyer "me shkurtime" me emer dhe mbiemer.
Tani France nuk fiton dot
Tani France nuk fiton dot perballe Rusise, keshtuqe ka bere zgjidhjen e duhur. Ceshtja eshte cfare mund te ndodhe nese perfshihet fuqishem SHBA, qe me shume gjasa do ndodhe nese vjen Biden.
Add new comment