Pastërti e rrezikshme

Postuar në 27 Qershor, 2014 03:05
Artan Fuga

E shoh prej vitesh atë grua, thonë se ka pasur një histori dhe jetë të dhimbshme, e cila e ka dëmtuar dhe e bën të vuajë. Qëndron me fshesë në dorë, me kovë gëlqereje në dorë dhe me maninë e pastërtisë, gjithë ditën e Perëndisë fshin, e fshin, e fshin…

Mbledh gjethet e pemëve që bien në rrugë, pastron pluhurat e rrugës sikur t’i hiqte nga një mobilie e çmuar, heq çdo bisht cigareje, zbardh e zbardh pa pushim, duke luftuar me çdo qese që bie mbi rrugë, me çdo letër që era hedh andej pari.

Nuk e do pisllëkun, atë që e damkos të bardhën e pastër. Prandaj zihet dhe me njerëzit, kalimtarë që pa vëmendje hedhin mbeturina të vogla mbi trotuar, shan komshinjtë që nga lart lenë të bien qese, pluhura, letra.

Shan e shan dhe vuan e shkreta, e do jetën e pastër dhe e kërkon këtë në perfeksion. Nuk e di se mikrobet janë pjesë e jetës, se jeta sterile është e pamundur, dhe se njerëzit janë pak pisanjozë, prandaj janë njerëz se përndryshe do të ishin robotë.

Ajo e ka një hall, kërkon pastrimin nga kujtesa e saj e dhimbjeve të mëdha që ndofta e mundojnë akoma, por dhimbje të ndryshme kemi të gjithë moj e uruar. Por, ajo nuk i ka duruar dot, kërkon të fshijë kujtesën e saj, për të mbajtur të paprekur kujtimin e diçkaje të pastër në shpirtin e saj, sikurse pastron trotuarin nga çdo gjë që nuk është e bardhë.

Shan e shan e shan, ka se për çfarë ta dënojë racën njerëzore… E vlerësoj atë grua në mundimin e saj dhe e vëzhgoj se më dhimbset…

Ai qëndron bythë një shelgu dhe sulmon, pështyn, ulurin, këlthet, gërthet mbi cilindo që nuk mendon si ai. Kërkon edhe ai paranojaku një pastërti mendore, që në fakt e kupton si model ku të gjithë mendojnë si ai. Me fshesën e lapsit kopjativ që s’e heq nga buzët e shprishura nga xhelozia, smira, inati, ndjenja e inferioritetit, fshin gjithçka që nuk përputhet me mendimet e tija.

Ku e ku me zonjën e uruar që shin me gëlqere papastërtitë e trotuarit!

Por, ka edhe një gjë të përbashkët, nuk duron mendimet ndryshe, i duken pis, të papastra, u fut gëlqeren, zjarrin, pra i çon në gjyqin e inkuizicionit. Është i prerë për inkuizitor, vetëm dënon sepse nuk arsyeton dot, deklamon sepse nuk ka fuqi të kuptojë tjetrin, bërtet sepse nuk arsyeton dot.

Kërkon edhe ai një pastërti të frikshme, e kërkon gjithë botën si të lyer me gëlqere të bardhë, e dallueshmja e tremb, e ndryshmja i bën efektin e së kuqes mbi demin, dikur ka qenë damaz, tani është thjesht një cjap plak që këlthet dhe bebe-gerin dhe thirrjet e tij përhapen gjatë gjithë luginës të Lanës dhe përfundojnë te rrapi në Mashkullorë, atje ku lëkundin trupin pajetë dhe të varur, lëkundur nga era, të kapedan Çerçiz Topullit. Ai e ka vrarë dhe varur duke e spiunuar te turqit xhonturq. Është xhonturk dhe për këtë temë ka bërë edhe doktoraturën në stadiumin “Marakana” të Brazilit. Thotë se ka qenë mik edhe me pelen…

Shan, shan, shan çdo njeri që kalon andej pari. I duket se të tjerët që janë ndryshe e bëjnë pis me mendimet dhe opinionet e tyre ndryshe.

Larmia e sëmur. Këlthet, shan, bërtet, pështyn mbi çdo individ që mendon të kundërtën. Derdh gëlqere acide për të fshirë gjithçka mbi faqe gazete ose ekrani televiziv. Një natë e pashë duke fshirë me shaminë e hundëve ngjyer në pështymë, grafitit në rimorkio autobusësh. I ndiqte nga pas me vrap dhe përpiqej t’i pastronte…

Gjithçka e dëshiron dyst, pa relief, pa dallime, harron se papastërtitë janë jeta e gjallë e mendimit, kundër sterilitetit mendor, kundër sidës mendore, kundër murtajës dhe kolerës të miut gri. Nuk e njeh vaksinën sepse nuk e sheh si mjekim, por si mikrob. Me fshesën e vet elektronike shkarravit, shkarravit, me gëlqere të bardhë dhe djeg me acid çdokënd që kalon aty pari, ulur bythë shelgut a palmës sepse kasollja nuk e mbledh. Pështyn gëlqere për të pastruar gjithçka. Në fakt nuk arsyeton dot me tjetrin, prandaj e heq, e shtyn, e pështyn, derdh gëlqere acide me kova për ta hequr tjetrin. E njëjta sindromë pastërtie e rrezikshme, në rastin e parë e dhimbshme, në të dytin e përbuzshme. E sa të mirat janë mikrobet si vaksinë…

Standard

Comments

Submitted by SOLISA (not verified) on

NUK KA GELQERE ACIDE... GELQERJA ESHTE BAZE, JO ACID, O FILOZOF!!! GELQERJA PER TE CILEN BEHET FJALE E KA FORMULEN KIMIKE: Ca(OH)2, O FILOZOF DHE KUR VEPRON ME NJE ACID NA JEP KRIPE...

Submitted by ILIRET (not verified) on

Bukur. Po valle, a do t'ja rekomandoje dikush Sali Berishes qe t'a lexoje....

Submitted by dori (not verified) on

Po vrisja mendjen e kane varur Cercizin si thote Filozofi apo ka vdekur andej nga veriu.

Submitted by pashallaret e m... (not verified) on

o zotni po keta  njerezit  imagjinar-real qe ke pershkruar ti  nuk jetojne jashte shoqerise njerezore.sa paranojake ka si keta me siper qe me zhgarravitjet e tyre prishin qetesine e shtetasve.po ka nje shkak qe zhgarravit  ky i semur mendor a e di ti se sa te semure mendor gjenden rreth globit sot dhe ne cfare mase e shqetesojne ata komunitetin? ka shume pergjigje per shkakun pse keta njerez te pershkruar me siper kane degraduar si te tille. eshte nje gjendje e njerezve mbi te cilet veprimet brutale te komunitetit ku ata jane bashke komunitar i kane detyruar te thone me menyren e tyre   edhe ky shkrimtari pervec atyre qe na kane keqtrajtuar e na kane sjelle ne kete fare feje  duan qe te shpallen te paster pa mekate per gjendjen qe ndoshta vete kane krijuar.pastaj ne nje gjendje  sic eshte shoqeria njerezore sot akuza te tilla ekstreme pa baze reale bile edhe ne forme kercenimi mjaft ekstrem  jane mjafte popullore te modes dhe ndoshta efektive.por me duket se ata qe ke pershkruar me larte do ti prese perpara ekzekutim shembullor ne mos jane te ekzekutuar per se gjalli.e vetmja pyetje eshte keta jane te semure mendore,te semure mendore te lindur apo komuniteti me te cilet ata punonin eshte fajtor dhe i coje ata ne kete gjendje.kaq akuza nuk kane renduar as mbi kriminela si hitleri apo hale te tjera.keta mjerane paskan  tejkaluar terroristin e globit hitler.po akuzon edhe per xhelozi per cmire e ku ta di.po ti qenke i pallogaritshem more tutkun po kush e ka zili qelbesiren more langua qe te ka verbuar etja per ato qebesira para qe nuk i ha as qeni.balte nuk te le njeri te hedheshmbi njeri ashtu si ruan veten tende te mos behesh pis.shko ore qetesohu dhe rregullo trute se e ke marre me yrysh. ti ke nevoje te marresh antidepresante se nga emocionet edhe fjalet i ke shkruar me gabime pavaresisht se autori i ketij shkrimi nuk je ti.jo agresion ne media.ti nxjerr perfundime nga ata qe shprehin mendimet hapur e pakujdes por nuk te kane rene akoma ne pjese ty minj nga ata qe te japin te ndertosh fjali pa thene asnje fjale  fjali me te cilat ti vete do te behesh me i semure dhe i keq dhe bile shume me i keq se ata pabuksit qe je lodhur te na rrefesh.

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Mire do ishte qe zoterinjte  e faqes Respublika te benin nje lloj komenti per kete shkrim ... nje gje e tille zakonisht nuk ndodh , por kete rast do ia vlente ?!

Submitted by pashallaret e m... (not verified) on

gruaja qe ke pershkruar eshte gruaja jote.

mashkulli qe ke pershkruar je ti para se te shkosh ne mashkullore pavaresisht se ke bere xhade te re bjeri njehere nga corrushi te marresh vesh se ku mund ta kesh varrin bashke me cercizin  .ta urojne ata qe  prej 1981 se u mungon komandanti nr2 i shqiperise.sepse ata pretendojne se do te kishim dy shqiperi nje sipas komandantit nr1 dhe nje sipa nr2

Submitted by pashallaret e m... (not verified) on

Ai qëndron bythë një shelgu dhe sulmon, pështyn, ulurin, këlthet, gërthet mbi cilindo që nuk mendon si ai. Kërkon edhe ai paranojaku një pastërti mendore, që në fakt e kupton si model ku të gjithë mendojnë si ai. Me fshesën e lapsit kopjativ që s’e heq nga buzët e shprishura nga xhelozia, smira, inati, ndjenja e inferioritetit, fshin gjithçka që nuk përputhet me mendimet e tija.

po ti mor bir bushtre more monster e ministrise se pergjimeve te popullates nuk e di se ne kete kategori futen gjithe kriminelet e politikes shqiptare per te cilet karakterizimet e mesiperme jane te pamjaftueshme dhe nuk ka gjykate ne glob qe ti denoje per  monstuozitetin e tyre ekstrem duke ja kaluar gjithe parashikimeve ekstreme qe mund te bejne edhe jashtetokesoret.vetem se kane imunitet politik mbeten te pandeshkueshem edhe sot per ckane(cke)bere dhe te ishte ndonje njeri pa imunitet me keto karakteristika do ta kishin futur ne makine mishi ta kishin grire per se gjalli.ke rrjeshtuar mbi 60 karakteristika dhe nje milion ngjarje pikante ku personazhi yt te rezulton i tille natyrisht pas pergjimeve prej 2000vjetesh qe nuk i nderprisni se o i doni te gjitha ose nuk doni asgje.ta thashe kategoria e mesiperme satelitet e tyre dhe ti personalisht i ploteson me se miri keto karakteristika.

te jane shnderuar qe ne vogeli neuronet i ke neurone kanibali.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.