Procedura e shkarkimit të zv.kryetarit të KLD-së mbetet e paqartë

Nuk kuptohet mirë nëse maxhoranca parlamentare kërkon shakrkimin e Kreshnik Spahiut si anëtar i KLD-së, apo si zv.kryetar i KLD-së. Juristët kanë filluar të shprehen lidhur me këtë çështje, por janë duke mbjellë më shumë konfuzion. Në Kushtetutë tregohet mënyra e emërimit të anëtarëve dhe zv.krytarit të KLD-së, por jo procedura e rrethanat e shkarkimit. Dhe prandaj, Spahiu është kapur fort pas bindjes së tij se “ligji nuk e përcakton konceptin e shkarkimit”. Por anëtarë të KLD-së, të intervistuar nga Gazeta Shqiptare, nuk duken të shock-uar nga kjo iniciativë e maxhorancës. Lefterije Lleshi, anëtare e KLD-së, thotë se “i ka kërkuar Spahiut largimin në një mbledhje të KLD-së”, por është tjetër gjë t’i kërkosh largimin dikujt, e tjetër gjë ta shkarkosh. Ndërsa Neshat Fana thotë se “KLD-ja është organi që do të vendosë për zotin Spahiu në rastin që do të ketë një iniciativë nga Kuvendi për shkarkimin e tij”; mirëpo KLD-ja mund të vendosë për ta shkarkuar si zv.kryetar, dhe jo si anëtar; pastaj, nuk kuptohet se mbi ç’bazë ligjore Kuvendi mund të vërë në lëvizje KLD-në për një iniciativë shkarkimi.
Duket sikur janë të gjithë të paqartë.
Re.Pu.
Comments
Epo e thame te cfryhet ajo
<p>Epo e thame te cfryhet ajo "tollombacja e patriotizmit" qe te qetesohen ato kuckat e vockela qe perbejne " pioneret e Lubonjes</p><p>Or po ca paskan qene keta spiunet e grekut !!!--Bo bo bo! Paska pasur te drejte Enveri qe i rrasi ne burg keta qelbesira ,po pse nuk i vrau fare qe te shpetonte Shqiepria nga keta akrepe ....</p>
Add new comment