Ka vetëm një ‘21 janar’ në historinë e Shqipërisë. Kongresi i Lushnjës është mbledhur më 28 janar.

Duke folur për 21 janarin, Berisha tha se nuk ka ndërmend të merret me atë që do bëjë opozita, por “ka ndërmend të merret me ngjarjen historike, që është një ditë e dashur, një ditë e madhe në historinë tonë kombëtare”. E ka fjalën për Kongresin e Lushnjës të mbledhur në vitin 1920. Dhe Berisha duhet të jetë kënaqur që i kanë ofruar këtë përkitje në kohë mes datës kur ka dhënë urdhër të vriten katër shqiptarë në bulevardin qendror të kryeqytetit dhe një kongresi të mbledhur gati një shekull më parë, në të cilin Tirana u shpall kryeqytet. Kjo është e lezetshme, pasi është hera e parë që Berisha kujtohet për Kongresin e Lushnjës. Dhe kujtohet për t’i bërë gjërat lëmsh, ngaqë ashtu ia do puna.
Ai duhet ta ketë ditur, ose duhet t’ia kenë thënë Beqirët e vet, se Kongresi i Lushnjës nuk është mbledhur më datë 21 janar. Organizatorët këtë datë kanë pasur në mendje, mirëpo punimet e Kongresit, në pritje të delegatëve, kanë filluar fiks më datë 28 janar. Dhe prandaj kjo datë njihet si data e Kongresit të Lushnjës (Shihni: Historia e popullit shqiptar, vëllimi III, botuar nga Toena, viti i botimit 2007, përgatitur nga Akademia e Shkencave; por të gjitha burimet serioze thonë të njëjtën gjë).
Mbeti duke ndryshuar data, ky tartakut, që bën mirë ta kallë në kokë, se nuk ka 21 janar të dytë në historinë e Shqipërisë. Është vetëm një, është data, në të cilën një regjim kriminal shtiu mbi qytetarët e vet. Ish viti 2011.
M. Nano.
Comments
Ina Wikipedia sa per njohuri

Ina Wikipedia sa per njohuri eshte enciklopedi qe plotesohet nga informacione te ofruara vullnetarisht nga njerez te ndryshem qe mund te kene njohuri te gabuara. Ne shume raste te tjera ka shume pasaktesi, keshtu qe mos i beso edhe aq shume.

O Ina siduket do jesh akoma

O Ina siduket do jesh akoma ne shkolle fillore. Ata e njohin wikipedian si burim informacioni, se aty e gjejne me kollaj te bejne copy paste dhe ti paraqesin si "projekt" para zyshes qe ju ka kerkua informacion shtese nga interneti.

Dikur kur isha ne Universitet dhe beja detyra kursi, nje Pedagogia ime e nderuar, nqs te shifte tek Bibliografia nje emer "Wikipedia" te bente nje "O" te madhe qe me pas ti thonim lamtumire 20 apo 30 pikeve qe kishin detyrat e kursit.

Ndaj Wikipedia eshte per nje informacion siperfaqsor, dhe jo detyrimisht akademik dhe i vertete.

Nje gje me ben pershtypje, ai

Nje gje me ben pershtypje, ai qe eshte intelektual, hajt dhe ai qe i thote vetes, duhet te kete nje fare intrigiteti dhe kurajo civile,

pra te tregohet qytetare dhe te mbaje qendrim per 21 janarin. me tmerron fakti qe shqiperia eshte e pergjysmuar ne vrasjen shteterore te 21 janarit.

Ky artikull tregon edhe nje

Ky artikull tregon edhe nje here sesa shume pune ka histografia shqiptare per te saktesuar gjerat.

Kongresi i Lushnjes eshte ngjarja me e rendesishme ne historine e Shqiperise pas Shpalljes se Pavaresise. Por histografia e Enver Hoxhes e minimizoi me qellim rolin e tij ne histori. Nje nga arsyet (por jo kryesoria) ishte qe shumica e figurave kryesore ne kete Kongres, Enver Hoxha i kishte shpallur armiq te kombit shqiptar. Aqif Pashe Elbasani dhe Ahmet Zogu kane meriten e vecante per kete Kongres. I pari qe e ngjizi dhe e drejtoi, i dyti qe e mbrojti dhe e zbatoi qe diten e mbylljes se Kongresit.

Ne fakt Kongresi ka dy data fillimi (nuk na u ndane dy datat neve): 21 Janarin diten kur ishte planifikuar por per disa arsye (kryesisht te lidhura me mungesa delegatesh) u kthye ne mbledhjen pergatitore, por shume te rendesishme te Kongresit dhe 28-31 Janar kur u zhvilluan sencat plenare (ky term nuk bente sens atehere por per te dhene idene). U takon historianeve te na fiksojne njehere e pergjithmone kur duhet festuar Dita e Kongresit te Lushnjes.

Edhe dicka shtese. Berishes

Edhe dicka shtese. Berishes as ja ka ndjere ndonjehere per Kongresin e Lushnjes dhe as do ja ndjeje ndonjehere. Po ta donte kaq shume e festonte vjet qe ishte pervjetor. Berishes i intereson vetem si ta ve gjithcka ne menyre abuzive ne sherbim te pushtetit.

MUSTAFA DHE JU KOMENTUES TE

MUSTAFA DHE JU KOMENTUES TE NDERUAR!

MOS U FUTNI KOT NE DEBATE PER DATEN. SALIU E DI MIRE KUR ESHTE BERE KONGRESI NE FJALE.

POR SALIU DO TE DALI TE FESTOJE NE 21 JANAR ZOTERINJ.

E KA NEVOJE POLITIKE, DHE FIZIOLOGJIKE SI CDO AUTOKRAT PSIKOPAT

QE TE FESTOJE MBI GJAKUN E TE MJEREVE I DUHET NJE SHKAK.

ANTIMITING? NUK DO QE TA HAP ME ATE MUHABET MEQE SHPERBLIMIN SI BURRE SHTETI E MORI

NDAJ SHKAKU ESHTE KONGRESI APO CFAREDO QOFTE

DO TE FESTOJE, ESHTE E THJESHTE...

PER INAT TE ARMIKUT TE BRENDSHEM :)

CFARE KATASTROFE MORALE E KA ZHYTUR KETE VEND KY NJERI, O ZOT!

Akademia e Shkencave ne

Akademia e Shkencave ne "Fjalor enciklopedik shqiptar" Tirane, l985 faqe 511 " (Kongresi)...zhvilloi punimet prej 28 deri me 31 Janar.Ne te moren pjese mbi 50 perfaqesues gati nga te gjitha krahinat e Shqiperise se pavarur."

Sa keq me vjen qe i qelloi

Sa keq me vjen qe i qelloi ketij akti te rendesishem te historise te jete

sebepi i rradhes per masturbimin e kafshes me pushtetin dhunues dhe te kompleksuar.

Diktatori komunist eshte akuzuar mjaft per deme ndaj ketij populli, por per kohezionin

krahinor kombetar me duket se ndikoi pozitivisht. Ndersa ky vemje... me duket se ushqehet

vetem nga konflikti dhe urrejtja... UNE BEJ ME SHUME FAJ ATA QE MBESHTESIN

SALI BERISHEN... sic ka shkruar nje miku im ne '91 : Enver Hoxha ishim ne! Kushdo qe

mbeshtet kete kriminel te pacak, ta dije se po kryen vete krim! Per mendimin tim, prej

21 janarit 2011, ky vend eshte ne lufte civile... mjere kush nuk e kupton!

Une them te marrim perseri

Une them te marrim perseri hunjte, levat, çadrat, shkopinjte, guret, tullat dhe te veme perseri ne demonstrate.

Duhet t'a rrezojme kete qeveri dhe rruga e vetme eshte kjo.

Propozoj qe ne krye te demonstrates të jene shoket Spartak Ngjela, Edvin Rama, Ilir Gjoni, Gramoz Ruçi, Mustafa Nano, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka, Skender Gjinushi dhe Erion Veliaj.

Pepara t'a rrezojme shpellarin Sali.

Rrofte Shqiperia kreshnike! Rrofte Kreshnik Spahiu! Lavdi vepres se ndritur te shokut Enver Hoxha!

You would not be asked to
You would not be asked to move out of your house
if you to buy one to enjoy its benefits. The erection dysfunction
treatment or generic Viagra increases blood flow into certain internal
areas such as penis. But you should make sure that you do not consume Cialis along with alpha
blocker drugs like nitrates.
Add new comment