“Modeli ekonomik” i Berishës, që disa nuk e kuptojnë ose s’duan ta kuptojnë…

Postuar në 17 Janar, 2012 03:10

Berisha shpalli dje objektivat e vitit 2012 para deputetëve të partisë që ai drejton. Kriza ekonomike në eurozonë dhe modeli ekonomik i qeverisë së tij kanë qenë boshti kryesor i fjalës së shefit të ekzekutivit para deputetëve demokratë. Pasi u shpiegoi atyre pse eurozona është në krizë, ai tha: “Me gjithë këtë situatë, e sigurt është që modeli ekonomik shqiptar funksionon. Ata të cilët nuk e kanë kuptuar këtë ose nuk e kanë të qartë se ç’do të thotë model ose janë të verbuar nga qëndrime të tjera... Modeli ynë i ka dhënë këtij vendi rritjen më të madhe në Europë”, tha Berisha, duke u mburrur se qeveria e tij ka adoptuar modelin ekonomik të taksave të ulta dhe të lirisë së tregut.

Por ç’thonë shifrat? Grafiku në figurën bashkëngjitur është ndërtuar nga Banka Botërore me të dhënat për rritjen ekonomike të Shqipërisë për periudhën 1999-2010.  Siç duket qartë në grafik, rritja ekonomike ka qenë ndjeshëm më e lartë në periudhën 1999-2005, përpara se Berisha të vinte në pushtet e të zbatonte “modelin ekonomik” të tij. Konkretisht, rritja mesatare vjetore ekonomike në periudhën 1999-2005 ka qenë 6.4%, ndërsa në periudhën 2006-2010 ka qenë vetëm 4.8%.

Në fakt, pavarësisht ritmit më të ulët të rritjes ekonomike në periudhën “berishiane”, Shqipëria ka patur një rritje të admirueshme ekonomike gjatë gjithë periudhës 1999-2010. Dhe cila ka qenë arsyeja kryesore? Rritja mesatarisht 18% në vit e sektorit të ndërtimit. Ndërtimet pa leje e pa kriter gjithkund, si gjatë qeverisjes socialiste edhe asaj demokrate, kanë qenë themeli i “modelit ekonomik” shqiptar gjatë dekadës që shkoi. Tani që, sipas Censusit, 33% e banesave janë të pabanuara, duhet menduar për një model të qëndrueshëm ekonomik, i cili të ketë në themel prodhimin vendas dhe shfrytëzimin racional të burimeve natyrore e turistike.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by arvanites (not verified) on

<p>Kto jane shifrat qe ofron INSTAT i njejti Institucion qe deklaron se papunesia ne Shqiperi eshte 13 % kur ne vendet rreth nesh papunesia shkon nga 25 % deri ne 35 % (Mal i Zi, Maqedoni, Serbi, Kroaci, Bosnie Hercegovine) dhe te gjitha keto vende e kane prodhimin e brendshem per fryme me te larte se ne.</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by hapi (not verified) on

<p>Modeli i qendrueshem qe ofron Berisha jane arrat dhe ullinjte dixhitale pra! :-))</p><p>Modeli Berishian ka mbaru, tani ekonomia shqiptare rritet vetem sepse ka qene poshte fare. (dmth shkon nga niveli 1 tek niveli 2, ne nje shkalle me 100 nivele). Kur ti mbarojne rrogat per administraten pastaj e ka ngrene keq fare dhe do te dalim prape piramide, kesaj radhe si shtet jo si privatë.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.