Shtypi kosovar njofton për arrestimin e Albin Kurtit

Postuar në 14 Janar, 2012 08:10

Koha Ditore: Sipas një komunikate të ardhur nga Lëvizja Vetëvendosje, ka zhvillime të reja në Podujevë dhe pohohet se është arrestuar edhe lideri i saj, Albin Kurti. Ja edhe kronologjia e ngjarjeve sipas Vertëvendosjes.  14:27 -  Policia e Kosovës ka filluar ndërhyrjen me gaz lotsjellës, rrahje dhe arrestime. 14:30 – Në momentin e ndërhyrjes së policisë aktivistët dhe qytetarët kanë qenë të ulur  në tokë, pohon Vetëvendosje. 14:32 – Deri më tani kemi vetëm dy emra të të arrestuarve. Ata janë Hysen Durmishi dhe Fisnik Ismajli. 14: 36 - Arrestohen Albin Kurti dhe Salih Zyba.

Kosova Sot:  “Policia e Kosovës, iu dha protestuesve 5 minuta kohë për t’u shpërndarë, por aktivistët nuk pranuan t’i binden urdhrit. Policia ka ndërhyrë me forcë ndaj qytetarëve, ku ka disa të arrestuar dhe të lënduar nga të dy palët. Në mesin e të arrestuarve janë Albin Kurti, Salih Zyba, Hysen Durmishi dhe Fisnik Ismajli. Policia është duke ndërmarr aksionin e dytë për shpërndarjen e qytetarëve, të cilët janë duke tentuar që të riorganizohen dhe të shkojnë drejt pikës kufitare Merdarë.”

Gazet Express: “Lideri i Lëvizjes vetëvendosje është arrestuar para pak çastesh nga Njësia Speciale e Kosovës. Lajmin e ka postar në faqen e saj zyrtare në Facebook Lëvizja Vetëvendosje. Pos Albin Kurtit janë arrestuar edhe: Naser Shatri, Fisnik Ismajli, Gani Krasniqi, Salih Zyba, Blerim Manqastena, Hysen Durmishi dhe disa aktivistë të tjerë. Ndërkohë, Policia e Kosovës po përdor kundër demonstruesve gaz lotësjelles.”

Zëri: “Policia e Kosovës ka ndërmarr aksionin për lirimin e rrugës në Podujevë. Me këtë rast ata kanë përdorë gaz lotsjellës si dhe kanë arrestuar disa persona. Në mesin e të arrestuarve, sipas Vetëvendosjes, është edhe lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti dhe aktivistët Naser Shatri, Fisnik Ismajli, Gani Krasniqi, Salih Zyba, Blerim Manqastena, Hysen Durmishi, Durim Jasharaj, Skender Merturi dhe disa të tjerë. Ndërkaq, protestuesit janë shpërndarë në pjesë të ndryshme, duke u strehuar nëpër oborre të shtëpive përreth për shkak të gazit lotsjellës. Ndërkaq, nga ana e protestuesve në drejtim të policisë janë hedhur gurë dhe gjësende tjera. Policia ndaj protestusve që ende po qëndrojnë në afërsi të tyre ka prëdorë edhe ujë nga cisternat, në tentim për t’i shpërndarë ata. Aksioni i policisë për shpërndarjen e protestusve ende po vazhdon!”

Re.Pu.

Comments

Submitted by anonimus (not verified) on

Kjo qe po ndodh ne Kosove eshte shperfaqja dhe dekonspirimi i nje pushteti te tmeRrshem qe ka rroberuar Kosoven. Pa pritmas u be nje koalicion i pushtetit formal duke filluar qe nga presidentja e vendit e deri te policia rrugore dhe atij jo formal ndermjet mediave te ndryshme ,ambasadave dhe zyrtareve te ndryshem nderkombetar te cilet pushtuan plotesish hapesiren mediale.Keta po mundohen te perCjellin nje mesazh te rem te frikes dhe dhunes ne menyre qe te kontrollojne pakenqesine ne popull dhe parandalojne demonstraten e paralajmeruar te Vetevendosjes.Zgjohuni o Shqiptare, "Big Brother" po na shef ?

Submitted by anila (not verified) on

Nese ka zot, Ai e bekofte Albin Kurtin dhe gjithë ata shqipëtarë që kanë vajtur për të demonstruar se të paktën një pjesë e popullit nuk mund të trajtohet më si dele. Ne Shqipëtarët kemi frikë se nuk do të na lënë Shqipërinë të bashkohet me Kosovën. Por ç'nevojë ka për frikë! Ngjashmëritë janë të befasuese, qeveritë e cilëve popujve të tjerë në Ballkan duan më shumë fqinjët se qytetarët e tyre? Bashkimi nëse nuk do të jetë zyrtar, është gjithsesi kulturor, dukshëm.

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Shqiptaret andej dhe kndej kufirit nuk po dijne te qeverisin vetveten ne menyre te qytetrueme europiane, sepse u shkeputen per 500+47 vjet nga Europa.

Edhe sa kohe duhet qe shqiptaret do te qytetnohen ?!

Submitted by Alban (not verified) on

Cfar te thuash ne kete rast, turp per pusht'teraret e te dy kaheve qe ne te vetmin rast ne 90 vjet qe po tentohet shkeputja reale nga shkjau- gjakpiresi shekullor i shqiptareve ne ballkan, ne te vetmin rast qe populli shqiptare po vepron si komb. Udheheqesit i sulmojne barbarisht, pse nuk shkoni me hek serbt nga mitrovica ju o trimat e pusht'tetit shqiptar?

Mbeshtetje per vllaznit tane

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.