Berisha ha darkë demonstrative me Metën, Garda ‘argëtohet’ me gazetarin e Shekullit

Postuar në 13 Janar, 2012 02:40

Ndërkohë që Berisha ishte në darkë te shtëpia e një vartësi të tij (Ilir Metës), hera e parë për të në këto njëzet vjet karrierë, Garda e Republikës ka ndaluar me forcë  gazetarin e “Shekulli”-t, Luis Tanushi, pasi tentoi të fotografonte jashtë vilës së Ilir Metës në Bllok çastin kur  kryeministri Sali Berisha po hynte në vilë.

Gazetari i “Shekulli”-t u shoqërua nga Garda pavarësisht se ishte në krye të detyrës dhe nuk kishte cenuar sigurinë e kryeministrit dhe ish-kryeministrit, pasi ndodhej jashtë rrethimit që Garda i ka bërë zonës. Por, Garda e vilave të Republikës ka treguar që nuk e ka problem shkeljen e ligjit e as të cenojë njerëz që gjenden jashtë perimetrit të juridiksionit të saj.

Gazetari Tanushi, njofton Shekulli, u mbajt i ndaluar në një nga makinat e policisë dhe u lirua vetëm pasi iu fshinë fotot në aparat. Berisha ka ndenjur rreth 2 orë në shtëpinë e z. Meta në Bllok, dhe zona perreth është rrethuar nga forca të shumta të Gardës dhe policisë.

Kjo vizitë duket se ka si synim që t'i tregojë Prokurorisë e të tjerëve se në cilin krah qendron Kryeministri në çështjen gjyqësore kundër Metës, çështje për të cilën vendimi merret pas 3 ditësh.

K. Cukali

Comments

Submitted by Alban (not verified) on

Fshati qe duket nuk do kallauz....

Ne serialin e ri  "Berisha-Meta-Prifti" dhe shteti ligjor ne Shqiperi, ka nje ngjashmeri te frikshme

me telenovelat portugeze, braziljane dhe se fundi ato turke. Fundi eshte gjithnje i njejte, "jetuan te lumtur" kjo ne rastin e telenovelave eshte nje gje e mire dhe fund i bukur.

Por perversiteti i telenoveles ne fjale eshte i kopshem dhe shenon me germa kapitale fundin e shtetit ligjor ne shqiperi.

Mjer ne!

Mjer Shqiperia!

Submitted by Ardi (not verified) on

Njofoni ate gazetarin qe fotot e fshira nga aparati mund te rekuperohen fare lehte nqs nuk ka bere foto te tjera qe te mbishkruajne fotot e mepareshme.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.