Berisha ha darkë demonstrative me Metën, Garda ‘argëtohet’ me gazetarin e Shekullit

Ndërkohë që Berisha ishte në darkë te shtëpia e një vartësi të tij (Ilir Metës), hera e parë për të në këto njëzet vjet karrierë, Garda e Republikës ka ndaluar me forcë gazetarin e “Shekulli”-t, Luis Tanushi, pasi tentoi të fotografonte jashtë vilës së Ilir Metës në Bllok çastin kur kryeministri Sali Berisha po hynte në vilë.
Gazetari i “Shekulli”-t u shoqërua nga Garda pavarësisht se ishte në krye të detyrës dhe nuk kishte cenuar sigurinë e kryeministrit dhe ish-kryeministrit, pasi ndodhej jashtë rrethimit që Garda i ka bërë zonës. Por, Garda e vilave të Republikës ka treguar që nuk e ka problem shkeljen e ligjit e as të cenojë njerëz që gjenden jashtë perimetrit të juridiksionit të saj.
Gazetari Tanushi, njofton Shekulli, u mbajt i ndaluar në një nga makinat e policisë dhe u lirua vetëm pasi iu fshinë fotot në aparat. Berisha ka ndenjur rreth 2 orë në shtëpinë e z. Meta në Bllok, dhe zona perreth është rrethuar nga forca të shumta të Gardës dhe policisë.
Kjo vizitë duket se ka si synim që t'i tregojë Prokurorisë e të tjerëve se në cilin krah qendron Kryeministri në çështjen gjyqësore kundër Metës, çështje për të cilën vendimi merret pas 3 ditësh.
K. Cukali
Comments
Fshati qe duket nuk do

Fshati qe duket nuk do kallauz....

Ne serialin e ri "Berisha-Meta-Prifti" dhe shteti ligjor ne Shqiperi, ka nje ngjashmeri te frikshme

me telenovelat portugeze, braziljane dhe se fundi ato turke. Fundi eshte gjithnje i njejte, "jetuan te lumtur" kjo ne rastin e telenovelave eshte nje gje e mire dhe fund i bukur.

Por perversiteti i telenoveles ne fjale eshte i kopshem dhe shenon me germa kapitale fundin e shtetit ligjor ne shqiperi.

Mjer ne!

Mjer Shqiperia!

Njofoni ate gazetarin qe

Njofoni ate gazetarin qe fotot e fshira nga aparati mund te rekuperohen fare lehte nqs nuk ka bere foto te tjera qe te mbishkruajne fotot e mepareshme.

Add new comment