Java, revista që u përpi qysh në numrin e parë. Do ta vijojë këtë sukses?

Revista Java, e cila pati numrin e parë të saj në fundjavën e fundit, rezultoi të jetë një risi mediatike. Ajo u zhduk nga kioskat e shitjes në harkun e disa orëve. E blenë pra sa hap e mbyll sytë, aq sa ‘shpikësit’ e saj, Skënder Minxhozi, Lorenc Vangjeli, etj, të cilët kanë pas shpine përvojën e suksesshme me Mapon, duhet të jenë bërë pishman që nuk kanë futur në proces botimi një tirazh më të madh. Kjo është mënyra më e mirë për të startuar me një titull të ri periodiku në treg.
Një ditë përpara se revista të dilte në treg, drejtuesit e bërësit e saj as që e kanë menduar se ideja për të intervistuar në numrin e parë ambasadorin danez, i cili ka marrë përsipër këto kohë të përfaqësojë i vetëm në Shqipëri ndërgjegjen kritike të diplomasisë ndërkombëtare ndaj regjimit të Tiranës, do të ishte një ide e shkëlqyer marketingu. Kanë qenë fatlumë, pasi edhe i intervistuari ‘ka qenë në formë’ e ka thënë gjëra, që kanë përbërë lajm. Dhe në fakt, qysh atë ditë, e më pas, të përditshmet e Tiranës dhe disa televizione i kanë bërë jehonë kësaj interviste. Tok me të, dhe revistës Java, emri i së cilës zuri të na bëhet familjar shumë shpejt.
M.N.
Comments
I urojme revistes se re

I urojme revistes se re "JAVA" suksese dhe dalte faqebardhe.Mbi te gjitha i urojme qe te jete gjithe javes e paster,e pavarur dhe me shkrime e analiza nga gazetare e analiste te ndershem,te guximshem,te panaeshem e atdhedashes.

Nje pyetje: do te kete "Java" nje faqe ne internet dhe si ta kerkojme?.Lutemi botoni ju nje njoftim per kete.

Te miren e kerkon dhe mes

Te miren e kerkon dhe mes baltes. Jo vetem intervista 'kryeartikull' por emri i mire i stafit dhe c'ka kane ofruar me pare me emer tjeter kishte shkaktuar 'uri' ne tregun print. Po te arrije te plotesohet edhe me 'penat' e tjera te meparshme qe mungonin ne kete start te ri do te jete me e plotesuar dhe me e rend. Ishte kenaqesi kur degjoje ne 'butiket' e shtypit : "Keni 'Java' ?"

"Te miren e kerkon dhe mes

"Te miren e kerkon dhe mes baltes."

Po "e mira" a mund te qendroje " e mire" ne mes baltes ?!? Nuk kan per ta lene te punoje rehat,jo.

Meqenese eshte figure letrare

Meqenese eshte figure letrare do vrare pak mendja...Floriri, diamantet, etj. ku ndodhen fillimisht derisa mbrijne tek ne ornamente ?

Add new comment