Partia Demokratike siç (nuk) duhet të jetë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/1752_partia-demokratike_1.jpg?itok=jWh8992a)
Partia Demokratike po i afrohet muajit të saj të gjenezës, dhjetorit, e shtyrë sa nga erërat e historisë e sa nga kumti i momentit për një rifillim. Quaje rithemelim, rinisje apo revizionim në daç, me lejen që të jep pika personale e pamjes së ngjarjeve, subjekteve e fenomeneve. Natyrisht konteksti politik e historik është krejt i ndryshëm dhe Dhjetori ‘90 mund të shihet vetëm si simbolikë, ose si një përpjekje për t’i lidhur me ngashnjim pikat e shpërndara në interesa, qasje e ide të protagonistëve, në skenë apo në hije, të Partisë Demokratike.
Se si do të jetë shtëpia e demokratëve të së nesërmes, shtëpia e lirisë së shqiptarëve, nuk është sigurisht në kureshtinë dhe interesin e vetëm demokratëve. Për këtë, zhvillimet në PD duhet të përfshijnë edhe ‘zgjedhjet’ e interesit të opinionit publik, duke qenë se janë me interes publik. Që do të thotë PD duhet të jetë përfshirëse brenda të gjitha shijeve, por jashtë të gjitha shijeve personale; që do të thotë se PD në zgjedhjet e pritshme për strukturat e partisë duhet ta hapë rrethin e parë, të dytë, të tretë e me radhë deri tek i fundit, për t’u bërë një parti popullore e qendrës së djathtë siç edhe është lindur.
Për të përdorur një shprehje të një ish-ministri e ish-deputeti demokrat, Rexhep Uka ‘PD është një parti e ngritur në këmbë, dhe tani ka ardhur koha që të ulet”. Të ulet si? Të ulet ku? Të ulet në radhë të parë brenda një kuptimi të hapjes: të hapjes si fuzion, por edhe si decentralizim. Në skakierën e strukturave të reja të partisë është e nevojshme që të shmangen mbivendosjet. Sidomos kur ato janë të trasha. Ish-ministrat që janë edhe deputetë nuk mund të kenë edhe një gradë të tretë në parti: të jenë edhe sekretarë. (Sigurisht, Kaligula edhe kalin e tij e bëri senator, por jemi në instancë demokracie.) Një lëvizje e tillë do të qe shenja e parë se në kupolë të PD nuk e kanë lexuar apo marrë sinjalin e 23 qershorit. Më shumë se kaq duan t’i rrinë pahirit dhe vijës së ashpër e të trashë sipas së cilës ‘populli gaboi’, ‘populli u gënjye’, ‘populli u ble’, e të tjera kompozime që edhe pse kanë tone të së vërtetës, prapë të sindromës së strucit janë.
Vai victis (mjerë të mundurit) sigurisht që nuk e përshkruan atë që ka ndodhur dhe as duhet ta përcaktojë në total atë që duhet të ndodhë, por Gloria victis (lavdi të mundurve) aq më pak. Kjo nuk do të thotë se rreziku tjetër, siç është përherë ekstremi i ekstremit, nuk rri në pritë me llastiqet e amatorizmit gati. Ky rast do të ishte ai i pajtimit në enturazhin e ri të Bashës, të të rinjve në moshë por jo në risi; fytyrave të bukura që nuk shoqërohen me emra.
PD në njëfarë mënyre duhet të bëjë atë që Berisha bëri shumë vonë me qeverinë e tij kur futi mjekun Halim Kosova dhe poetin Visar Zhiti: të surprizojë me normalitetin e ofertave. Kjo nuk mund të ndodhë në të gjitha rastet, e mesmja e artë totale është e pamundur, por një ndjesi e kësaj është e arritshme.
Zgjedhje te tilla afërmendsh kërkojnë operacionalitet, sepse ndërkohë që rikompozimi duhet bërë do shmangur gjithashtu pamja e një kryqëzate. Vendosja e një parimi të ri për një pushtet të ndarë në tri rrafshe, Senatorët e parlamentit, ministrat në hije dhe menaxherët e partisë, gjen ndoshta kohën e vet te ky Dhjetor rithemelues i Partisë Demokratike. Ky head hunting nuk është gjë e lehtë, por më e lehtë se kokat polifunksionale ala Byro Politike me të cilat jemi mësuar në politikën shqiptare të të dy krahëve është. Vetëm kryetari i partisë, dmth lideri e gëzon të drejtën e një triumvirati rolesh: shef partie, shef qeverie në pritje dhe anëtar i parlamentit. Nëse dikush tjetër është kaq i aftë dhe i plotë për këtë tre- në-një atëherë kryetari duhet të jetë ai ose ajo. Në mos, secili në rolin e vet.
Mapo
Comments
Me pak fjale Z. Lela, ça te

Me pak fjale Z. Lela, ça te beje PD qe te rikthehet ne pushtet, ne shkrimin tend nuk merret vesh. Domethene, te distancohet apo jo nga menyra e te qeverisurit deri me 23 Qershor? Te ndeshkoje apo te lavderoje garden e vjeter qe e çoi ne katastrofe dhe qe nuk shkulet prej forumeve drejtuese ne te gjitha nivelet? Me çfare oferte t'i drejtohet opinionit publik per mbeshtetje per ardhjen ne pushtet, me traditen per te vene duart ne koke te Berishes, apo me risine e vjeteruar dhe pa pike personaliteti te Bashes?

Se ç'kane keta mendimtaret e se djathtes nje ngerç kur vje puna per te diskutuar per reformen e PD, nese behet fjale per distancimin nga Berisha. Nuk arrijne te pranojne qe me hijen e Saliut neper korridoret e PD ata do te rrine perjetesisht ne opozite. Nuk arrijne te kuptojne qe po te hyje ne zgjedhje te parakohshme, PD nuk merr as gjysmen e deputeteve qe mori ne 23 Qershor. Me te tille lidership kalçifikohet ne pushtet Rama-Meta, dhe veç nje mrekulli( si ajo e largimit te Metes nga koalicioni) mund t'u jape nje shans, sado mikroskopik.

Autori eshte treguar shume i

Autori eshte treguar shume i bute (dhe dipomatik) e pasi nuk e njoh (si gazetar) nuk mund ta akuzoj per simpatizant apo militant; por dihet mire se nga premisa te gabuara nuk arrihen asnjehere rezultate te mira. Le ti japim "benefit of the doubt" te pakten, per menyren se si shkruan, e stilin qe me pelqen. Te fillojme me nje "oxymoron" klasik ku esenca derrmon emertimin: partia demokratike, Partia Demokratike. PARTIA-DEMOKRATIKE. Kjo Parti ka 99 gjera e asnje prej tyre nuk ka asnje te perbashket me Demokracine; eshte nje Parti ''e agrarizuar'' ne kuptimin me vulgar. E ndare ne rrathe koncentrike, pa hierarki organizative, shkallezim aftesishe, karriere politike ose ideologji. Kjo strukture koncentrike nuk ka referim ideologjine, punen, ligjin, pergjegjesine qytetare, krenarine kombetare, sherbimin publik, detyren apo dhe historine, thjeshte ka nje aks vertikal per rrathe horizontale te shtrire ne toke ... 1) Per liderin. 2) Nga Lideri.

Struktura Koncentrike e PD-se: i) Qendra e rrethit-Lideri Legjendar/ familja e tij e shumeperfolur. ii) Rrethi i ngushte, qe sillet me rrotacion nga nje post ne tjetrin. iii) Grup rrogetaresh (e qyqaresh) ne rrethe, iv) Rrethi nepotik dhe (biznes) interesaxhi ne kontrata, poste diplomatike, administrative etj. v) Baze a shkaperdare militantesh te padisplinuar e me precedente kriminale (disa prej tyre) qe perdoren nga lideri per presione, mitingje, thashetheme apo spiunime tek qendra, te kontrolluara vec nga ai.

Le te jemi direkt: PD-ja nuk ka te beje me zgjedhjet, demokracie dhe as manazhimin e shtetit, eshte thjesht nje Organizate ne funksion te nje personi (e familje) permbi 20 vjet. Nje sfungjer i afte te thithe cdo zgjyre per sa kohe qe i sherben liderit; nje aparat klasik personal ne stilin e cdo diktatori e maniaku i cili nuk le asgje pa provuar dhe asnje pa njollosur. PD shperblen delenxhinjte, batakcinjte, te papergjegjshmit, mbron hajdutet e promovon injorantet; ashtu sic i duhet nje Lideri Absolut motoja e te cilit ne Parti eshte ''me mua ose kunder meje'' me modus operandi ne qeverisje qe eshte: "praktika e tokes se djegur." Duke perzgjedhur njerez pa personalitet, profil apo sukses ne fusha te tjera, kalohet ne nje varesi direkte-totale-dhe-gjitheperfshirese ndaj favoritizmit te Liderit. Ka pasur dhe ka, njerez te mire, te ndershem e te zgjuar ne kete parti; te cilet u tulaten, zhgenjyen e u larguan, gjithsesi...dhe nese nuk bene gabime vete kane faj indirekt, ate qe quajme ''guilt by association'' . Sic thame me siper, premisat a gabuara nuk japin konkluzione te drejta. Ne pi nje kafe me nje hajdut kjo s'te ben te tille por ne nivele Politike kjo te le me njolle. Puna me Berishen te djeg si politikan, funksionar dhe si njeri i besueshem, nese i rri prane qofte dhe si deshmitar apo nen urdherat e tij.

"Berisha dhe Partia Demokratike," me mire "Partia Demokratike e Berishes" duhet ''te shkrihet'' ajo e ka perfunduar funksionin e saj (jo se pati vlere por koha ishte e tille) e nuk mundet te ekzistoje ne formen e sotme dhe as nuk mundet te beje ri-start apo ri-fillim [ref- artikulli, par. I-re]

Fillojme nga e fundit. 1) Ri-fillim, ne biznes kjo quhet ''re-branding'' ose ''re-launch'' dhe ndodh shpesh ne bote, nga restorante tek korporata. Me shume here jo sesa po, kjo strategji nuk funksionon. Ne nivele te uleta mund te shtyje falimentimin megjithe reklamat apo thirrjet ''under new management'' por deshperimi eshte i qarte; ne nivele te larta behet nje ''gur ne qafe'' me shpenzime kolossale. Nderro logon, ngjyrat, praktikat, cmimet dhe shume nga stafi; e prape kthehesh ne nivelin qe ishte, kete here me kosto me te larta. Keto kosto paguhet nga te tjere; bankat, klientet, partneret, populli e qeveria. Nje shembull klasik eshte General Motors, per te cilen SHBA-ja u perkul mbrapsh me favorizime, kredi dhe lehtesi (jashte cdo llogjike) per te ruajtur vende pune dhe nje Brand nderkombetare e prape falimentoi. 2) Ne formen aktuale PD., tashme eshte e falimentuar. Nje kufome politike me emra te ndotur, pa risi dhe pa shprese, as per vete e as per popullin. "Lideri i ri" i quajtur buratin i te vjetrit nga media e publiku, eshte perfolur dhe akuzuar te pakten 3 here, ne tre ministri te ndryshme. Per shkelje ligji, vjedhje, vrasje afera qe automatikisht e perjashtojne ate te jete nje ''Kr/Minister ne Pritje"

1) Ideologjikisht - duhet te jete parti e te djathtes apo pretendon te jete e tille. Realisht e pervec Liderit, familjes, nje grupi te ngushte dhe perfituesve periferike; asnje nuk eshte i kenaqur me te. a) Shtresa e pasur dhe biznesi - me gjithe deshirat, favoret e perkrahjen qe i dhane ... dolen te humbur. Ndertimet ndaluan, punetoret jane pa pune, makinerite, kostot, rrogat dhe kredite nuk kane si te paguhen. "Qeveria e Liderit," i la ne balte e ne borxhe. C'te pritet nga nje Parti e Falimentuar moralisht, kur boshti ideologjik eshte sa per forme? b) ish-te burgosurit, te persekutuarit e te vuajturit (ne ekstrem) nga regjimi i kaluar, nje shtrese qe pati shpresa tek PD (s'kish ku tjeter, shkoi si me default) e beri sakrifica per te deri ne pike qe nuk ja mbante xhepi... asnje perfitim, Akoma u thuhet ''parate jane ne poste'' moren ca keste e arriten te digjen ne mes te Kr/qytetit, ta kuptojne (me ne fund!) se liderit i duhet vota, te vjedh dhe shpresen por dhe te le dhe te ngordhesh si qen. Te gjitha keto kur s'te nderzen Policine PD-iste, te te zbuse kurrizin. c) pronaret dhe fermeret. C'te themi per ta? nje vend qe as prodhon e as nuk eksporton? Cunave tane u iku jeta ne arat e Greqise, kur kemi Ultesiren Perendimore (sh. pjellore) qe eshte lene djerre, permbytet apo pjeset me te mira, si me magji, kthehen ne ... prona te familjes, koncesione per familjen e shperblime per besniket. d) Intelektuale elitare te djathe, u perdoren si funksionare-manaxhere ose u nxorren (forcuan) per te shkruajtur thirrore publike. Te pozicionur majtas ose djathtas, intelektualet Shqiptare e kane harruan ''polin e 3-te'' i.e. Ndershmerine, Asnjanesine dhe Normalitetin. e) Partneret e djathte nderkombetare- dhe ato te verber nuk jane, dihet tashme se PD-ja eshte nje anije qe con e mban ne pushtet Berishen.

2) Qeverisje - cdo here qe PD-ja ka qene ne pushtet vendi eshte lene ''ne flake.'' Benzina- korrupsioni, shkendija e kaldaisti-> Berisha. PD-se ne kete forme qe eshte nuk mund ti besohet me, me Pushtetin. Ne Ekzekutiv, Legjislativ apo ate Gjyqesor e ka baltosur fare, do duhet nje gjenerate te riparoje kete karantine te kalbur. Nuk mundet [as duhet te lihet, apo inkurajohet!] nje Parti e cila ka ne "top 20" emra te njollosur ne cdo aspekt; te perfolur per krime, korrupsion extrem, shkelje te drejtave te njeriut, nepotizem, keq-managjim, uzurpim pushtetesh, tej-kalim kompetencash, presion ndaj ligjit-rendit-gjyqesorit, shperdorime, vjedhje fondesh e tenderash, neglizhim dhe kontribut (direkt e indirekt) te varferise se tejskajshme, e se fundmi dikretim ne arenen nderkombetare.

Republikes se Shqiperise nuk ja mban me xhepi te kete PD-ne ne krye, ky eshte nje fakt qe nuk mund te injorohet. E gjithe kupola drejtuese; ne moral, perfolje, akuza, sjellje e pune, jane te njollosur; Berisha, Topalli, Basha, Pollo, Ruli, Bode etj, nese do kishim demokraci funksionale, ose: 1) do i jepeshin ligjit dhe do denoheshin, me nje shtese " nuk ka te drejte te mbaje Post Publik per jete" ose 2) do jepnin doreheqjen, vec per skandalet e krijuara.

3) Ligji e te drejtat e njeriut - Njerezit u shkelen, Shteti u perdor si "personal domain" ne cdo sektor te tij. Qeverija eshte e Saliut, Kuvendi i Jozefines, Presidenca e Bujarit, ambasadat jane familjare, tenderat e perfitimet jane personale; po e jona c'fare eshte?! Hiqen nepunes dhe futen militante, terrorizohen gjyqtare dhe police, shperdorohet pasuria kombetare dhe perdhosen rregullat me elementare demokratike. Kete PD duhet ta nxisim te ''ri-filloje'' ???!

4) Partneret Nderkombetare - asnje nga arritjet e qeverisjes se PD-se - nuk jane te saj. Jane thjeshte te kohes dhe pozicionit gjeografik Europian. Mendoni, nese do ishim ne kufi me Moldavine do na shikonte kush? Nuk na futi Berisha ne NATO, na mori NATO per gjynah. Nje Shtet si i yni sot nuk ka ushtri. Nuk quhet ushtri me 10.000 ushtare, 3 brigada e dy batalione speciale, aq me teper te bejne te quhesh ushtri 5 helikoptere dhe 8 motorskafe patrullimi. Me mire ta emertojme si ''Force Territoriale Kombetare'' pak a shume si Trupat ne Kosove. Nuk kemi as llogjistike, as numrat dhe as projektim force, per te qene pjese e NATO-s. Po ashtu vizat. Europa po na hedh ''nje kocke'' dhe nuk do te beje nje Operacion Pelikan tjeter ne brigjet tona. Berisha ishte ne pushtet per 8 vjet por Shqiptaret nuk i kane borxh dhe Ajrin i thithur nen periudhen e tij!

Ne Europe, jane sot vec dy funksionare ish-komuniste, Janukovic i Ukraines dhe Berisha i Shqiperise. Qe dhe pas 13 vjetesh kane pushtet qeveritar apo/dhe politik. Bota kete e di, sic e dime dhe ne.

PD-ja duhet SHKRIRE. Ndare ne fraksione, nen sigla te ndryshme e te kerkojne fatin e tyre nen programin qe mendojne vete ato. Epoka Berishiane do mbyllur, qofte dhe si vazhdimesi. PS-ja, meqe ra fjala e sa nuk eshte vone, duhet te beje nje pastrim radikal ne legjislaturen tjeter. Emra si Gramoz Ruci nuk i perkasin demokracise; po krijojne ndjesine se jane te perjetshem ne politike. Kuvendi, Qeveria, Presidenca dhe cdo post i larte, jane Pjese e Republikes. Kjo Republike eshte e jona, jo e politikaneve batakcinje! Asnje nuk e thekson "shkurtesine" e mandateve, kohes dhe pozicioneve ne qeverisje. Nje media, jo shume e sakte dhe pa gjak, duke u futur mikrofona nen hunde e mbajtur ne studio e lajme non-stop, krijon ne popull idene e perjetesise Berishiste, dhe te kesaj bande qe vodhi/po vjedh/ Finacat Publike pa meshire e diten per diell.

Keto fraksione me pas do kristalizohen ne Parti dhe kush ka mundesine te marre vota. Megjithe kufizimet qe kane koalicionet - e ne Shqiperine e lodhur duken si paradoks se patem 30 Parti si fillim ne tranzicion - duhet thyer monopoli dy-partiak, patjeter. Ose popullata nuk do kete me zgjedhje dhe vota e protestes ndaj korrupsionit te njeres do sjelle ne pushtet te korruptuaren tjeter. PD-PS, nje rotacion kanceroz qe provoi per mbi dy dekada sa e rrezikshme eshte kjo.

Koalicioni do reflektoje vullnet popullor, i ben politikanet me te matur e te gatshem per bashkepunim. Do tregoje me ''zhurme'' perkohshmerine e pushtetit, do sjelle balanca qe nuk i prodhon dot nje politike konfliktuale, parlamenti do punoje dhe s'do kete cirk e bojkotime; e ne fund...nese nuk pajtohen kemi nje mocion vote-besimi dhe punet zgjidhen. Kjo eshte shenje pjekurie, vota e shoshit vete kete. Finlanda, Irlanda dhe Zvicra, funksionojne me koalicion. Ka raste si Belgjika qe mund te prodhoje nje ''ngrirje'' te perkohshme por shteti do vazhdoje pune. India, Kandaja dhe Gjermania, funksionojne mire me koalicione. Nga Koli, Shrederi e Merkeli, Gjermania qeveriset nga koalicionet. Tashme dhe Britania -qe ka vec nje precedent te larget si ky - ka qeverisje koalicioni.

Koalicioni garanton dhe rotacion pushteti, pasi provon qeverisjen me partner per 4-8-12 vjet, kryetari i partise terhiqet. Nese hoqem nje Nano e presim te shporret nje Berishe, nuk mund te kemi ne pushtet perjete dike si Meta, apo Rama neser! Nuk duhet ti lejojme me vetes qe asnje politikan te rrije ne maje te pushtetit mbi 1-2 mandate, ne raste ekstreme kurre me mbi 10-12 vjet. Nuk kemi ne as Bler e as Thecer, bile dhe per ato thuhet se ndenjten shume, 10-11 vjet. Ne rastin e pare Historia na la nen dikature, ne trazicion turbullirat nxoren ne krye keto qe kemi, per here te 3-te do jete Faji i Yne, po i lame te " na e bejne" sic na e kane bere deri tani.

Se fundmi, PD-ja dhe neqofte se ben "de-Berishizim" total, pranon shkaterrimin/djegjen e shtetit me 1997, (pa paralel as me bandat e Haxhi Qamilit, as me Pushtimin Italian) e te gjitha krimet shteterore; denoncon keq-perdorimin e pushtetit ... me keto eksponente qe ka sot as duhet besuar e as nuk eshte e denje per qeverisje! Flm.

P.A.B

Nje shkrim ku autori si

Nje shkrim ku autori si qellim te vetem ka: te duket sa me interesant! Une per vehte u "mahnita" me ato qe thote. Sidoqofte nuk mund te rri pa vene ne dukje, se kurre nuk me ka rastisur te shoh te grumbulluara kaq shume marrezira ne kaq pak rreshta.

Ky ishte nje shkrim sa per te

Ky ishte nje shkrim sa per te kaluar rradhen. As analize e as sinteze. Thjesht te bejme ca fjali, te themi ca lloqe, te pershkruajme ate qe eshte e qarte, e te marrim ate page. Kaq!

Add new comment