Gjykata e lartë ka përgjegjësi për arratinë e Ilir Kumbaros?

Postuar në 04 Janar, 2012 11:30

“….Ju drejtohem Juve si …. një nga njerëzit e paktë në skenën politike në Shqipëri që kanë mbetur me dinjitet dhe njerëzi”, thuhet në letrën që Ardian Hoxha, i biri i Remzi Hoxhës të zhdukur pa nam e nishan qysh në vitin 1995 nga – kjo është pista më e gjuajtur mediatikisht – shërbimet sekrete të Gazidedes, i ka dërguar Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Në fakt, këtij të fundit i është drejtuar më së pari si kryetar i Këshillit të Lartë të drejtësisë, dhe nuk është pa kuptim kjo gjë, pasi po në këtë letër Ardian Hoxha kërkon që “të hetohen gjyqtarët e Gjykatës së Lartë në lidhje me vonesën e shpalljes zyrtare të vendimit të marrë më datë 14 tetor, 2011, që e la në fuqi masën e arrestit me burg për Ilir Kumbaron”. Sipas letërshkruesit, ishte mosshpallja e vendimit që i dha kohë dhe mundësi Kumbaros të përgatiste dhe të realizonte arratinë e tij; sot askush nuk e di se ku është; policia britanike ka lëshuar një urdhër-arrest për të dhe Kumbaro është në kërkim ndërkombëtar.

Hoxha nuk ta mbush mendjen shumë kur e lidh arratinë e Kumbaros me vonesën e shpalljes zyrtare të vendimit të marrë; të paktën, sa kohë ai nuk jep një fakt që e provon këtë. Por ai ka të drejtë nga ana tjetër kur thotë, se shpallja zyrtare e vendimit është vonuar. Ligji u ka lënë gjyqtarëve vetëm një muaj kohë për ta shpallur këtë vendim, ndërsa ata janë vonuar dy muaj, gjë që i ngarkon me përgjegjësi. Nga Gjykata e Lartë nuk është bërë asnjë shpjegim për këtë vonesë, por – përsërisim – pretendimi se kjo vonesë solli arratinë e Kumbaros mbetet për t’u provuar.

Re.Pu.

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>&nbsp;&quot;Fajtoret&quot; me apo ish pushtet jane bere &quot;te pafajshem&quot; me procedura. Kete, besoj, te gjithe e dime. Institucionet e drejtesise funksionojne vetem ne ndeshkimin e nivelit &#39;te dyte, te trete e me poshte&#39; te qytetareve, ndersa niveli &#39;pare&#39; ka &#39;imunitet&#39; politik, financiar e tribal. E dhimbshme deri ne palce vuajtja e atij djali per te gjetur eshtrat e te atit...</p>

Submitted by Lex Rex (not verified) on

<p>Vonesa ne zbardhjen e vendimit duhet te kete ndikuar ne ngadalesimin e procedurave per ekstradimin e Ilir Kumbaros. Nje vendim i pazbardhur eshte njesoj sikur te mos kete vendim fare, pasi ne procedurat e ekstradimit ne fjale nevojitet vendimi me shkrim i Gjykates se Larte.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.