Gjykata e lartë ka përgjegjësi për arratinë e Ilir Kumbaros?

“….Ju drejtohem Juve si …. një nga njerëzit e paktë në skenën politike në Shqipëri që kanë mbetur me dinjitet dhe njerëzi”, thuhet në letrën që Ardian Hoxha, i biri i Remzi Hoxhës të zhdukur pa nam e nishan qysh në vitin 1995 nga – kjo është pista më e gjuajtur mediatikisht – shërbimet sekrete të Gazidedes, i ka dërguar Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Në fakt, këtij të fundit i është drejtuar më së pari si kryetar i Këshillit të Lartë të drejtësisë, dhe nuk është pa kuptim kjo gjë, pasi po në këtë letër Ardian Hoxha kërkon që “të hetohen gjyqtarët e Gjykatës së Lartë në lidhje me vonesën e shpalljes zyrtare të vendimit të marrë më datë 14 tetor, 2011, që e la në fuqi masën e arrestit me burg për Ilir Kumbaron”. Sipas letërshkruesit, ishte mosshpallja e vendimit që i dha kohë dhe mundësi Kumbaros të përgatiste dhe të realizonte arratinë e tij; sot askush nuk e di se ku është; policia britanike ka lëshuar një urdhër-arrest për të dhe Kumbaro është në kërkim ndërkombëtar.
Hoxha nuk ta mbush mendjen shumë kur e lidh arratinë e Kumbaros me vonesën e shpalljes zyrtare të vendimit të marrë; të paktën, sa kohë ai nuk jep një fakt që e provon këtë. Por ai ka të drejtë nga ana tjetër kur thotë, se shpallja zyrtare e vendimit është vonuar. Ligji u ka lënë gjyqtarëve vetëm një muaj kohë për ta shpallur këtë vendim, ndërsa ata janë vonuar dy muaj, gjë që i ngarkon me përgjegjësi. Nga Gjykata e Lartë nuk është bërë asnjë shpjegim për këtë vonesë, por – përsërisim – pretendimi se kjo vonesë solli arratinë e Kumbaros mbetet për t’u provuar.
Re.Pu.
Comments
"Fajtoret" me apo ish
<p> "Fajtoret" me apo ish pushtet jane bere "te pafajshem" me procedura. Kete, besoj, te gjithe e dime. Institucionet e drejtesise funksionojne vetem ne ndeshkimin e nivelit 'te dyte, te trete e me poshte' te qytetareve, ndersa niveli 'pare' ka 'imunitet' politik, financiar e tribal. E dhimbshme deri ne palce vuajtja e atij djali per te gjetur eshtrat e te atit...</p>
Vonesa ne zbardhjen e
<p>Vonesa ne zbardhjen e vendimit duhet te kete ndikuar ne ngadalesimin e procedurave per ekstradimin e Ilir Kumbaros. Nje vendim i pazbardhur eshte njesoj sikur te mos kete vendim fare, pasi ne procedurat e ekstradimit ne fjale nevojitet vendimi me shkrim i Gjykates se Larte.</p>
Add new comment