Dhuntia për t’u bërë bajat
Isha shtrirë në divan duke gudulisur veten – kështu e zbatoj unë këshillën e kryeministrit për joga – kur dëgjova duartrokitje dhe thirrjet: Bravo, bravo!
Dola në ballkon dhe pashë komshinjtë paralel që shikonin nga mua dhe njëri-tjetrin duke pyetur me sy. Njerëzit poshtë në rrugë filmonin ne lart në ballkone, ne shikonim përballë te pallati tjetër njerëz që duartrokisnin pa kuptuar gjë.
Mendja të thotë se mos kanë shkarë mileti me dy ditë qëndrim brenda në shtëpi. Pastaj kujtohesh se ky milet i shkarë është çdo ditë edhe kur ka qenë lirshëm. Vret e pret si të vijë, bërtet e pëllet me dhe pa orar.
Enigma nuk zgjat shumë në këtë vend sepse edhe të tilla nuk ka. Duartrokitja ishte në përgjigje të një emisioni në Top-Channel. Emisioni quhet “Hipokrati” dhe në thirrjen e vet shkruante se emri koronavirus është i pështirë. A thua vetë virusi po e vret shumë për emrin që i vëmë ne, apo nëse atë e pëlqen Top-Channel.
Një duartrokitje për mjekët dhe infermierët! Yxhym në ballkon dhe gati tu. Mirëpo çfarë duartrokitet? Janë vetëm 38 raste, nja dy raste në terapi dhe këtu po shpallen nobelistët e mjekësisë.
Përgënjeshtrimi më i madh i kësaj është thirrja e profesorëve për studentët. 6 ditë që nga data 8 dhe qeveriu i bën thirrje popullit të mobilizohet.
Thonë se mbarë vendi ka 100 respiratorë dhe jo të gjithë punojnë. Si do i vejë halli kësaj pune? Apo të takojmë Doktor Ceken nga Berati që të shëron tak fak.
Qeveria po mendon ta na ksehasë edhe gjatë karantinës. Ministrja e Kulturës thotë se ka ndërmarrë nismën muzikë nga shtëpia. Domethënë do na zgjojnë çdo mëngjes me muzikë që të mos mërzitemi.
Janë në terezi këta apo Jo? Pyesim sepse që janë më të pështirë se koronavirusi kjo dihet, por nuk mund të më zgjosh në orën që do ti nga gjumi ku unë po fle në shtëpinë time. O bjondja ministre, mos na e prish terezinë më shumë se kaq se nuk na mbajnë nervat. Se jo për gjë po nuk do durojmë të na hysh në shtëpi me sazet e tua pasi do dalim jashtë pastaj.
Nga buron ky idiotizëm nuk merret vesh. E sigurtë është se nuk bëhet dot pandemi, pasi është kaq i veçantë saqë nuk bëhet dot ngjitës.
Thjesht, po zbatojmë karantinën tuaj. Mos na grisni menderen me mrrokulla për të cilat jeni të lindur. Nuk ua ka kush nevojën pa folur se nuk mund të mësysh privatësinë e tjetrit, atë privatësi duhet ta keni edhe ju të çmuar. Niseni duke na i shmangur surretërit tuaj nga ekrani.
Shaptilografisti
Comments
Por kur kjo funksionon si
Por kur kjo funksionon si menyre propagande per mbi 50% te njerezve, pse te heqin dore.
Add new comment