muzika
Për mua zemra e identitetit epirot është rajoni, jo kombi
Emrin e Christopher C. King, e kam dëgjuar për herë të parë, kur u botua libri i tij në greqisht “Lament from Epirus” (“Vajtimet e Epirit” ose “Këngë vaji të Epirit”) nga Botimet “Dhoma” (2018). Libri në gjuhën origjinale është shkruar në anglisht, pasi King është një amerikan i apasionuar pas Epirit dhe Ballkanit Jugor, që e zbuloi këtë rajon para 13 vjetësh gjatë vizitës së tij në Stamboll, ku përmes disa disqeve të vjetra ndeshi për herë të parë muzikën e këtij rajoni.
Desha të ndryshoja perceptimin e njerëzve në Perëndim mbi Ballkanin
La Folia, një temë muzikore prej 600 vjetësh
La Folia. Një temë e rrahur gjerësisht për Mesjetën e Perëndimit, në letërsi dhe filozofi. Një adresë psikologjike e përtej normales, një manifest ndryshe i (ç)mendjes që është shndërruar me kohën në shfaqje për kundrim. Në muzikë, La Folia, etiketon një copës të marrë me madhështi nga kompozitorë të tillë si Vivaldi, apo Arkangjel Corelli, ky i fundit me një nga përpunimet më të mira. La Folia hyn ndër ato motive muzikore ndër më jetëgjatat, që shenjon në planin etik Perëndimin e para Arsyes.
Bruce Springsteen shet katalogun e këngëve për 500 milionë dollarë
Bruce Springsteen i ka shitur të gjithë katalogun e këngëve të tij kompanisë Sony Music për 500 milionë dollarë. Shitja, e cila përfshin punën e regjistruar dhe shkrimin e këngëve të tij, do t'i japë Sony pronësinë e një prej veprave më të admiruara në pop dhe rock: mbi 300 këngë që përfshijnë 20 albume në studio plus publikime të tjera, raporton Rolling Stones.
BE kundër Apple: Shkel konkurrencën në tregun e transmetimit të muzikës
Komisioni Evropian ka paraqitur ankesa të reja zyrtare kundër Apple për prishjen e konkurrencës në tregun e transmetimit të muzikës duke abuzuar me pozicionin e tij dominues për shkak të aplikacioneve të posaçme në App Store.
Bob Dylan shet këngët e tij për 300 milionë dollarë
Bob Dylan ia ka shitur të gjithë katalogun e tij të këngëve Universal Music Publishing Group për një çmim që vlerësohet rreth 300 milionë dollarë, raporton The Neë York Times.
Dylan ka pasur kontroll mbi pothuajse të gjitha të drejtat e autorit të tij për shkrimin e këngëve gjatë gjithë karrierës së tij, dhe marrëveshja e re përfshin mbi 600 këngë. Ai ka negociuar vetë me UMPG për marrëveshjen.
Efekti Mozart/ Muzika ndihmon epileptikët
Muzika e Mozartit mund të ketë efekt pozitiv te epilepsia. Një analizë e re gjithëpërfshirëse ka treguar se dëgjimi i muzikës së Mozartit në piano mund të zvogëlojë frekuencën e sulmeve të epilepsisë. Rezultatet e kësaj meta-analize gjithëpërfshirëse (një studim mbi studimet e mëparshme), i cili mund të përmbysë skepticizmin aktual në lidhje me efektin, janë paraqitur në kongresin e ECNP.
Dhuntia për t’u bërë bajat
Isha shtrirë në divan duke gudulisur veten – kështu e zbatoj unë këshillën e kryeministrit për joga – kur dëgjova duartrokitje dhe thirrjet: Bravo, bravo!
Dola në ballkon dhe pashë komshinjtë paralel që shikonin nga mua dhe njëri-tjetrin duke pyetur me sy. Njerëzit poshtë në rrugë filmonin ne lart në ballkone, ne shikonim përballë te pallati tjetër njerëz që duartrokisnin pa kuptuar gjë.
Shtohen radiot që censurojnë Michael Jackson
Shtohet lista e radiove në mbarë botën që morën vendimin e vështirë për të mos transmetuar muzikën e Michael Jackson, në vazhdën e skandalit të abuzimit seksual që ka shpërthyer pas shfaqjes së dokumentarit "Leaving Neverland"
Dhjetra e stacione radiofonike në Australi, Kanada dhe Zelandën e Re deklaruan se nuk do të luajnë këngët e të ashtuquajturit "Mbretit të Pop-it”, në respekt të ndjenjave të audiencës. "Nova Entertainment" e Sidneit iu shtua të enjten listës së gjatë të radiove i bënë jehonë zemërimit të opinionit publik.
Metafizika e rrokut*
Çfarë është rroku (rock)? Nuk është e lehtë të përkufizosh një fenomen kaq kompleks dhe kontradiktor e njëkohësisht jokompakt dhe koherent. Ai është një formë e shprehjes muzikore, në evoluim të vazhdueshëm që nga mesi i viteve ‘50. Është një fenomen eklektik, rezultat i një kombinimi në ndryshim të formave muzikore të zhvilluara në mënyrë të pavarur. Një gjë është e sigurt: rroku ka pasur që në krye të herës aftësinë për t’u shndërruar në përkthyes të ëndrrave, aspiratave dhe problemeve të të rinjve. Ai ka përcjellë tensione, madje edhe të dhunshme, por sigurisht të thella.