Bob Dylan shet këngët e tij për 300 milionë dollarë
Bob Dylan ia ka shitur të gjithë katalogun e tij të këngëve Universal Music Publishing Group për një çmim që vlerësohet rreth 300 milionë dollarë, raporton The Neë York Times.
Dylan ka pasur kontroll mbi pothuajse të gjitha të drejtat e autorit të tij për shkrimin e këngëve gjatë gjithë karrierës së tij, dhe marrëveshja e re përfshin mbi 600 këngë. Ai ka negociuar vetë me UMPG për marrëveshjen.
Drejtori i Përgjithshëm i UMPG, Jody Gerson, tha se "të përfaqësosh të gjithë punën e një prej kompozitorëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave është njëkohësisht një privilegj dhe një përgjegjësi".
Dylan e bëri marrëveshjen e tij të parë për publikimin e këngëve në vitin 1962 me Lou Levy të Leeds Music Publishing. Ai përfundimisht e rifitoi kontrollin mbi ato këngë nga debutimi i tij në 1962. Dylan do të bënte marrëveshje të tjera gjatë karrierës së tij, por arriti të mbante kontroll të plotë mbi dy aspektet e punëve të tij: tekstet dhe meloditë.
Kjo është një nga aspektet më interesante të katalogut të Dylan që e bën atë kaq të vlefshëm në botën e publikimit muzikor: Dylan i ka shkruar shumicën e këngëve vetë, kështu që honoraret nuk ka nevojë të ndahen. Për më tepër, katalogu i Dylan nuk do të jetë vetëm fitimprurës për UMPG në vetvete, por sepse Dylan është, dhe mbetet, një nga artistët, këngëve të të cilit i janë bërë më shumë cover. Kështu, UMPG do të mbledhë honorare sa herë që një artist tjetër këndon këngën e tij.
Si pjesë e marrëveshjes me UMPG, kompania do të fitojë 100 për qind të botimeve të Dylan dhe do të mbledhë të ardhurat që do të kishte marrë si kompozitor dhe mbajtës i të drejtëss ë autorit për secilën këngë. Megjithatë, marrëveshja nuk përfshin ndonjë këngë të ardhshme që Dylan mund të shkruajë.
Add new comment