Albumi
Abba rikthehen me album të ri 40 vjet pas ndarjes
Grupi Abba rikthehen me një album të ri. 40 vjet pas albumit të fundit “The visitors”, grupi suedez u ribashkua për “Voyage”, një album me këngë të reja që del në treg më 5 nëntor. Dy prej këngëve të albumit, “I still have faith in you” dhe “Don’t shut me down” janë publikuar.
Grupi legjendar i popit, i përbërë nga Benny Andersson, Agnetha Fältskog, Anni-Frid Lyngstad dhe Björn Ulvaeus, kanë njoftuar edhe për një koncert në Londër, në maj 2022.
30 vjet më pas, bebja në cover e albumit "Nevermind" padit grupin "Nirvana"
Ka mënyra e mënyra për të bërë para. Një ndër më pa kosto është procedimi gjyqësor për shkelje të supozuara të drejtash. Konkretisht, një 30 vjeçar i quajtur Spencer Elden ka vendosur të padisë grupin e njohur të rokut, “Nirvana” për përdorimin e paautorizuar të imazhit të tij si kopertinë e albumit “Nevermind”. Asokohe, Elden ishte vetëm 4 muajsh dhe ai paraqitet në ujë, i zhveshur duke qëndruar para një kartëmonedhe të lidhur me fillo peshikimi.
AC / DC: Historia pas realizimit të albumit “Power Up”
Albumi i fundit i AC/DC, “Power Up” i dedikohet të ndjerit Malcolm Young, ish-kitarist i grupit dhe përfshin 12 këngë që ai shkroi vite më parë me vëllain e tij kitarist, Angus. Albumi shënoi edhe rikthimin në grup të këngëtarit Brian Johnson, basistit Cliff Williams dhe bateristit Phil Rudd, ndërsa Stevie Young, nipi i Angus, vijoi performancën si kitarist i ritmit në vend të Malcolm. Poëer Up rezultoi albumi më i madh i vitit 2020.
Bob Dylan shet këngët e tij për 300 milionë dollarë
Bob Dylan ia ka shitur të gjithë katalogun e tij të këngëve Universal Music Publishing Group për një çmim që vlerësohet rreth 300 milionë dollarë, raporton The Neë York Times.
Dylan ka pasur kontroll mbi pothuajse të gjitha të drejtat e autorit të tij për shkrimin e këngëve gjatë gjithë karrierës së tij, dhe marrëveshja e re përfshin mbi 600 këngë. Ai ka negociuar vetë me UMPG për marrëveshjen.
Del albumi i parë muzikor i krijuar nga Inteligjenca Artificiale (Video)
Titullohet “I am AI”, Unë jam “Inteligjenca Artificiale” dhe është albumi i parë muzikor i prodhuar tërësisht nga Inteligjenca Artificiale. Ai është i kompozuar dhe orkestruar i gjithi nga një software, në bashkëpunim me artisten Tayrn Southern, e cila ka shkruar fjalët e këngëve.