Del albumi i parë muzikor i krijuar nga Inteligjenca Artificiale (Video)
Titullohet “I am AI”, Unë jam “Inteligjenca Artificiale” dhe është albumi i parë muzikor i prodhuar tërësisht nga Inteligjenca Artificiale. Ai është i kompozuar dhe orkestruar i gjithi nga një software, në bashkëpunim me artisten Tayrn Southern, e cila ka shkruar fjalët e këngëve.
Drojës për mënjanim të krijimit njerëzor, administratori i platformës “Amper Music”, që ka krijuar albumin iu përgjigj duke thënë se gjithçka do të të jetë në ndihmë të muzikantëve, të cilëve nuk do t’u duhen më mijëra orë punë dhe mijëra dollarë të shpenzuar. Për këngëtaren që ka bashkëpunuar me kompjuterin, ndjesia e bashkëpunimit me Inteligjencën Artificiale është emocionuese. Kam një partner në orkestrim, i cili është i palodhsëm dhe ka njohuri të pakufijshme muzikore, shpreht Tayrn.
Inteligjenca Artificiale cilësohet si e ardhmja e teknologjisë. Elon Musk, themeluesi i Space X, është përqëndruar në zhvillimin e saj me anë të kompanisë kërkimore “OpenAI”. Ndërsa Mark Zuckerberg i Facebook, eështë shprehur se krijimi i një roboti të drejtuar nga inteligjenca artificiale është një ndër synimet e tij për vitin 2017.
https://sputniknews.com/science/201708231056704730-artificial-intelligen...
Add new comment