Kush do të zgjidhet President i Republikës?

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Berisha deklaroi: “Ky është viti i zgjedhjes se Presidentit të Republikës. Garantoj se do të zgjidhet në përputhje me Kushtetutën. Çdo përpjekje për të imponuar dëshira suplementare në raport me Kushtetutën do të pësojë dështimet që kanë pësuar të tjerët. Të bëjmë përpjekje për t’i dhënë vendit një president në lartësinë e detyrave, Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, e me integritet të plotë.” Nga këto fjalë, duket qartë që Berisha e përjashton mundësinë e zgjedhjes së një presidenti konsensual, siç kanë sugjeruar publikisht ambasadorët kryesorë në Tiranë. Për kandidaturën e Fatos Nanos, ai ka lënë të kuptohet se nuk do të propozohet nga mazhoranca. Pra ka pak gjasa të jetë realisht në garë. Kështu që i bie të kandidojë ose një kukull të bindur të tij ose… vetveten.
Siç kam përmendur në shkrimin “Një mandat i tretë kryeministror për Berishën?” (http://www.respublica.al/opinion/2011/12/30/nje-mandat-i-trete-kryeministror-per-berishen), tullumbacen e parë për një kandidaturë presidenciale të Berishës e lëshoi i ndjeri Sabri Godo – para se të vdiste, ai i sugjeroi publikisht Berishës që të bëhej President i Republikës. Një gjysmë tullumbace e lëshoi më pas Henri Çili në një artikull në gazetën MAPO (Pse e do më tej pushtetin Sali Berisha?), në të cilin ai, praktikisht, i sugjeron Berishës që të mos kandidojë për një mandat të tretë kryeministror. Ky artikull u shkrua pasi Berisha pati atë “sëkëlldinë” shëndetësore në festën e 21-vjetorit të PD-së...
Le të presim e të shohim nëse, me fjalët “një president në lartësinë e detyrave, Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, e me integritet të plotë”, Berisha ka patur parasysh veten e tij…
E.Zaloshnja
Comments
Z. Zaloshnja, pse nuk e

Z. Zaloshnja, pse nuk e vazhdon me thelle analizen? Na propozo ti disa emra te PD-se qe mund te jene kandidate te mundshem? Psh. mund te fillosh nga anetaret e kryesise se PD-se ne vite, qe nga 90 e ketej. Dhe pastaj vijojme me perjashtime derisa te ngelin disa emra te mundshem.

Ja te them une nje

Ja te them une nje emer.---Jozefina Topalli eshte perfekt per Presidente -

-Eshte edhe e shkathet ne te folur ,por edhe patriote --Nuk eshte tip i fjetur dhe ka per te qene nje presidente aktive --natyrisht nuk do jete pro PS-se

Padyshim qe do te zgjidhet

Padyshim qe do te zgjidhet president nje dallkauk i peshtire nga klani i Berishes qe sic lihej te kuptohej diku ne median shqiptare sot me qellim per te shkaktuar sa me shume destabilitet e kaos nese ndodh qe si fiton zgjedhjet e 2013 si dhe per te mbrojtur apo shpallur amnisti per vjedhjet e krimet e halldupit Berishe dhe fisit te tij.

Te zgjidhet edhe nje here

Te zgjidhet edhe nje here tjeter po ai Druvar apo Sharrtar ( Sic eshte Saliu ) vetem sa do i zgjaste jeten politike atij rrugaci......dhe asgje me teper.....

Kur zbriti nga mali i dhane dy sharra nje prej hekuri dhe nje prej druri.........dhe iu fut me ate me hekur Uzina,Fabrika,Kombinate me ate me Dru pyje , parqe.....e c'gjeti se ishin te Komunizmit.

Add new comment