Muri i Berlinit ishte zgjidhja jo problemi
Kujtimet dhe idetë e Luftës së Ftohtë jetojnë në Europë, jo si fosile të një kohe, por edhe si kritere të gjalla për të vlerësuar të tashmen. Lufta e Ftohtë ishte paradoksalisht një periudhë paqeje afatgjatë e mbajtur si e tillë edhe përmes vendimeve që historiografia e fitmitarëve i ka stigmatizuar në kurriz të vetëm njërës palë. Një ndër këto akte ishte ndërtimi i Murit të Berlinit, gjykuar si një fatkeqësi për Europën. Për ish-kreun e fundit të Republikës Demokratike Gjermane, Hans Modrou, Muri në fakt ishte zgjidhja, jo problemi.
Nuk kemi pse ta maskojmë historinë. Në qershor të vitit 1961, lideri rus, Nikita Hrushov dhe presidenti i ri amerikan, Kenedi, nuk arritën dot në një marrëveshje për të shmangur luftën për Berlinin Perëndimor. Ky ishte problemi. Muri në vend se të shihet si problem, në fakt ishte zgjidhja.
Ishte një e keqe e domosdoshme e ndërmarrë për një paqe afatgjaë. Ne përjetuam Luftën e Parë dhe Luftën e Dytë. Unë kam varrosur njerëz në fshatin tim. Nuk doja të kisha sërish një përvojë të tillë.
thotë ai.
Sot Europa përkujton 30-vjetorin e rënies së Murit dhe France24 sjell me këtë rast një optikë tjetër, atë të humbësve. Dhe siç pritet, arsyetimi i Modrou nuk është se është iracional. Lideri gjermanolindor flet edhe për atë që e quan militarizim i Europës Perëndimore dhe e konsideron anëtarësimin e Gjermanisë në NATO si mëkatin origjinal të pas Luftës së Ftohtë.
Kur më në fund e pranova idenë e ribashkimit, unë vendosa vetëm një kusht: nuk doja një Gjermani të ribashkuar në NATO. Imagjnoja një vend neutral sipas modelit austriak apo suedez. Por Gorbaçovi vendosi ndryshe dhe ra dakord në 1991 që një Gjermani e ribashkuar mund të anëtarësohej në Aleancën e Atlantikut Verior. Ky është mëkati origjinal i pas Luftës së Ftohtë. Në vitin 1991 nuk doja që tanke të përfundoni sërish në kufijtë rusë dhe sot kjo gjë në fakt po ndodh
thotë ai.
Një analogji me vitet ’30 me ndryshimin se tashmë në Europë nuk ka forca aktive që luftojnë establishmentin, forca kryesore e të cilit është te një narrativë që në një pjesë po diskreditohet.
Comments
Muri i Berlinit ra, me mijra
Muri i Berlinit ra, me mijra mure te tjere jane ngritur e po ngrihen ne shoqerine e ketij vendi, Gjermanise, sa po shkohet drejt izolimit total te njeriut, per ta kthyer sefundi kete ne nje automat pa individualitet te ekonomise!
Add new comment