gjermania lindore
Rizgjimi i kulturës së Gjermanisë Lindore
Ndërsa ndiqja shkollën në vitet 1990, letërsia e RDGJ nuk mësohej apo lexohej. Trajtohej si diçka e turpshme. Nuk guxova të zgjidhja një libër të një shkrimtari gjermanolindor, edhe pse shumë prej tyre ishin në bibliotekën e shtëpisë time në Leipzig. Kur kthej kokën pas, besoj se arsyeja ishte perceptimi publik për republikën e vjetër socialiste. Kjo më tremb.
Muri i Berlinit ishte zgjidhja jo problemi
Kujtimet dhe idetë e Luftës së Ftohtë jetojnë në Europë, jo si fosile të një kohe, por edhe si kritere të gjalla për të vlerësuar të tashmen. Lufta e Ftohtë ishte paradoksalisht një periudhë paqeje afatgjatë e mbajtur si e tillë edhe përmes vendimeve që historiografia e fitmitarëve i ka stigmatizuar në kurriz të vetëm njërës palë. Një ndër këto akte ishte ndërtimi i Murit të Berlinit, gjykuar si një fatkeqësi për Europën. Për ish-kreun e fundit të Republikës Demokratike Gjermane, Hans Modrou, Muri në fakt ishte zgjidhja, jo problemi.