muri i berlinit

A ka më mure në Europë?*

Postuar në 12 Tetor, 2020 18:44

 

3 Tetori i këtij viti shënoi 30 vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë, i paraprirë nga 30 vjetori i rënies së murit të Berlinit në 9 Nëntor të vitit të kaluar. Më poshtë vijojnë disa mendime mbi simbolikën e murit, si dhe ekzistencën e mureve të tjera që ndajnë shtetet sot, tre dhjetëvjeçarë më vonë nga ngjarjet e viteve 1989-1990.

Muri i Berlinit ishte zgjidhja jo problemi

Postuar në 09 Nëntor, 2019 13:14

Kujtimet dhe idetë e Luftës së Ftohtë jetojnë në Europë, jo si fosile të një kohe, por edhe si kritere të gjalla për të vlerësuar të tashmen. Lufta e Ftohtë ishte paradoksalisht një periudhë paqeje afatgjatë e mbajtur si e tillë edhe përmes vendimeve që historiografia e fitmitarëve i ka stigmatizuar në kurriz të vetëm njërës palë. Një ndër këto akte ishte ndërtimi i Murit të Berlinit, gjykuar si një fatkeqësi për Europën. Për ish-kreun e fundit të Republikës Demokratike Gjermane, Hans Modrou, Muri në fakt ishte zgjidhja, jo problemi.

Subscribe to RSS - muri i berlinit