Patriotizmi në Facebook, ose Facebook-izimi i patriotizmit

Rrjeti social Facebook sot ka marrë ngjyrat e Festës - nga përdoruesit shqiptarë, sigurisht. Kush me foto profili, kush me këngë që sjellin ndërmend krenarinë shqiptare, kush përmes statuseve, bëhet pjesë e festës së përbashkët virtual. Facebook-istët janë ndarë më dysh: nga njëra anë ata që flasin me krenari e patos për historinë e vendit, Ismail Qemalin e shqiptarët, dhe nga ana tjetër ata që shprehin cinizëm e skepticizëm për historinë e vendit, Ismail Qemalin dhe shqiptarët. Temat janë të njëjta, qëndrimet antagoniste. Dyshet formohen në disa mënyra: simbolistët dhe dekontruksionistët; nacionalistët dhe kozmopolitët, tradicionalistët dhe nihilistët, etj. E megjithatë, të gjithë i bashkon diçka: hiperbolizimi i qëndrimit të tyre dhe karakteri i tij përjashtues. Sigurisht edhe virtualiteti i tij - jo vetëm në kuptimin e mediumit virtual, por më së pari në karakterin vetëm virtual të qëndrimeve. Në cilën sferë të realitetit projektohen këto qëndrime plot për plot me krenari kombëtare? Cilin aspekt të realitetit kurojnë këto qëndrime kritike e skeptike? A zhvillohet ky diskurs në 364 ditët e tjera të vitit?
Do të ishte ku e ku më mirë që bashkëkombësit të shprehnin dashurinë e tyre për vendin – apo për botën (në rastin e kozmopolitëve) përmes veprimeve të vogla e konkrete të përditshme. Të duash atdheun (apo botën) është akt që do dëshmuar përditë që nga vendi ku hedh mbeturinat, deri te qëndrimi aktiv qytetar dhe politik. Si duket, patriotizmi përjetohet si i tillë vetëm në ditë festash – dhe mundësisht në facebook. Për të qenë më të saktë, përjetohet si festë e përvitshme, jo si detyrë e përgjegjësi e përditshme dhe kolektive.
J.M.
Comments
Po si do ishte me mire, te

Po si do ishte me mire, te rrinim indiferent ne kete dite te madhe? Po te mos ishte kjo dite do te shkruaje me keto germa dhe keto fjale sot ti zoterote? Patriot perdite nuk behet nje popull se te etiketojne per ultranacionalist syte e botes pastaj. Po nejse duhet te shkruaje edhe ti nje gje thuaj!

Edhe ti zotrote ke shume te

Edhe ti zotrote ke shume te drejt! Dita e pervjetorit te pavarsise eshte dite reflektim dhe ajo duhet respektuar nga cdo shqipar. por tamam arsyetimin tend: "Po te mos ishte kjo dite do te shkruaje me keto germa dhe keto fjale sot ti zoterote?"- analizon artikulli. Ku e bazon ti faktin qe germat latine nuk do ishin implementuar ne shqipen e sotme pa aktin e pavarsise? Shqiptaret duhet te merren realisht me kombin, historine dhe identitetin e tyre. hamendsira kot, nuk na bejne me pune!

Sa per dijeni, zoterote, do i

Sa per dijeni, zoterote, do i bej nje thirrje injorances tende se alfabeti shqiptar u vendos ne 1908 ne kongresin e Manastirit dhe jo ne aktin e pavarsise. Se dyti vetem nje teveqel nuk do e kuptonte se pa pavarsine e Shqipersie, gjuha shqipe do ishte fundosur ne leksikun turk.

Ti diskreditohesh

Ti diskreditohesh vetevetiu!

1. Ngaqe alfabeti u vendos ne 1908, pavarsia nuk ishte akt paraprake per alfabetin e sotem. E kunderta ndodhi, pavarsia erdhi si rrjedhoj e alfabetit latin.

2.Ti je teper i sigurt se cfare do ndodhte ne keto troje pa 28.12.1912 gjate luftes ballkanike, lb1, lb2. etj... deri ne diten e sotme. hamendson shume, je i parendesishem...

3. shqipja ka boll probleme, brenda dhe jashte RSH, por do te mbijetonte keto 100 vjet, ne cdo raste, per kete te jesh i sigurt, keshtu qe arsyeto me mire...

1. Alfabeti SHQIPTAR me germa

1. Alfabeti SHQIPTAR me germa latine u vendos me synimin e veteshpalljes se pavarsise. Nqs patiotet shqiptare nuk do kishin ndermend te shpallin pavarsine nuk do ndermerrnin as iniciativen e vendosjes se alfabetit te shqipes. Jane dy ngjarje te lidhura ngushte me njera- tjetren dhe te dyja i sherbejne njera-tjetres. Pa pavarsi ky alfabet nuk do ishte i doboshem sa eshte i dobishem pluralizmi ne diktature.

2. Po me akuzon mua per hamendesime, kur pika 3. qe ke paraqitur eshte hamendesim. Rrjedhimisht na dalke dhe ti i parendesishem.

3. Kam dyshimet e mia lidhur me kete. Bota nuk do ngelej ne shekullin e XIX, e as levizja rilindase qe ndikoi ne rritjen e ndjenjes kombetare me shkrimet patriotike.

tani po qe kuptohemi!!!

tani po qe kuptohemi!!! vazhdo ti te besosh se shqipja do zhdukej, dhe une do vazhdoj te besoj qe do mbijetonte. si antiteze ti nuk e c`vlerson dot, keshtu qe teza jote mbetet hamendsi! natyrisht qe jam krejt i parendesishem, se po te kisha njohje te thella mbi temen nuk do merresha ketu me ty! ;)

Ashtu sic mbetet edhe e jotja

Ashtu sic mbetet edhe e jotja hamendesi, duke qene se nuk e vlereson dot. Qenkemi dy te parendesishem qe merremi me njeri tjeterin. Gezuar!

Kur shqiptaret te behen

Kur shqiptaret te behen pragmatiste, do te behen edhe nacionaliste ne masen e duhur dhe ne menyren e duhur. Deri atehere ne mbetemi ekstremiste, po asnjehere ne njerin krah, por ne krahe te kundert, pikerisht sepse ne besojme se zgjidhja PERFUNDIMTARE e problemeve tona qendron ne zgjedhjen e DUHUR te KRAHUT, qe duhet ndjekur. Askush nuk do te deduktoje se ne fakt, pothuajse gjithmone, rruga me e mire eshte ajo qe ekuilibron te dyja krahet dhe jo pikerisht zgjedhja e KRAHUT sipas stilit te Enverit, kur ekstremi i majte na coi drejt gremines...

Rruga me e mire nuk eshte ajo

Rruga me e mire nuk eshte ajo qe ekulibron te dyja krahet. Ky vend nuk ka nevoje per mish me dy sy qe s'dine nga te shkojne. Kemi nga keta boll, edhe ne karriget e pushtetit. S'eshte kryeministri nje mish me dy sy qe here ngre flamurin kombetar ne shenje patriotizmi dhe here i shet detin shqiptar grekeve, dhe naften serbeve? Ku do shkoje ky vend po te shtohen te tillet? Ky vend ka nevoje per njerez qe dine se nga shkojne dhe cfare duan.

Veprimet e perditshme te

Veprimet e perditshme te vogla nuk tregojne patriotizem. Ato jane pjese e kultures se shqiptareve dhe edukimit te tyre. Une nuk mendoj qe Shqiptaret qe sillen si europiane kur shkojne ne France, duan me shume Francen se Shqiperine. Jo! Shqiperia nuk jane malet dhe fushat, Shqiperia eshte shoqeria shqiptare. Prandaj, kur nje shqiptar eshte ne shoqerine te ciles i perket (Shqiperise), ai priret me shume qe te ndjeke kulturen e asaj shoqerie qe i perputhet ne te shumten e rasteve edhe me kulturen individuale. Veprime te vogla, kolektive, te perditshme, mund te jete edhe pastrimi i lagjes sic behej ne kohen e xhaxhit. Por megjithese atehere shqiptaret detyroheshin, xhaxhi nuk arriti qe pastertine dhe rregullin ta fuste ne kulturen e shqiptareve. Eshte e pamundur te arrish per 50 vjet ate kulture qe formohet per 4000 vjet. Dhe sidomos ta besh kete gje me detyrim.

Por ndersa veprimet e vogla varen nga kultura, edhe veprimet e medha dhe te rendesishme varen nga kultura. Jane pikerisht keto veprime qe kane me teper mundesi te provojne patriozmin, pra ne gjendje te veshtira te kombit. Per shembull nuk ka patur lufte nga e cila shqiptaret kane patur frike ta luftojne dhe te japin jeten per te mbrojtur vendin e tyre. Ky eshte patriotizem. T'i vish ne ndihme vllazerore gjysmes tjeter te kombit ne rast fatkeqesie historike dhe t'i mikpresesh ne shtepi, ky po qe eshte patriotizem.

Pastaj edhe nese largohemi nga faktori i kultures kombetare, nuk mund te paragjykosh askend duke i thene qe nuk e do vertete vendin e tij, vetem sepse nuk u kujtoka 364 ditet e tjera per te vene statuse rreth Shqiperise apo kenge patriotike. Kjo, edhe nese ben dhjetra gjera qe mua apo ty mund te na duken te papranueshme. Mund te jesh patriot dhe ta duash vendin, por nese je injorant i paedukuar etj, nuk do te mund te besh ato veprimet e bukura te vogla. Fajin e ka injoranca, jo dashuria per vendin.

Tjeter, festimi me duket mese normal qe te behet vetem ne nje apo dy dite ne shenje simbolik, per t'u kenaqur, per te krijuar ndonje stimul ekonomik, etj. Mua do te me dukej qesharake sikur te shihja jave per jave shqiptaret qe postojne statuse apo kenge patriotike ne Facebook, apo te zbukuronim qytetin muaj per muaj ne shenje patriotizmi. Mund te behej edhe nje here ne 5 vjet kujtimi festiv dhe permendja ne Facebook i krenarise se te qenit shqiptar dhe prape kjo s'do te ndryshonte gje ne ndjenjat reale te njerezve.

Nga gjerat e vogla kalohet ne

Nga gjerat e vogla kalohet ne gjerat e medha. Nqs ti, nuk di te besh gjerat e vogla nuk ben dot gjerat e medha. Nqs ti vjedh gjithe vitin e javen e pavaresise del ne rruge e ngre flamurin. Komshiu jot do te thote" ky po ngre flamurin e hajduterise". Nqs flamurin e ngrene nje shumice injoratesh me te drejte mund te thuash qe ky eshte flamuri i injoranteve. E kunderta nqs e ngrene njerez punetore e realisht te shkolluar.

Nqs flamurin e ngre Kreshnik Spahiu me shoke per mua me mire te mos e ngrene fare sepse duke e ngritur e ulin poshte e me poshte.

Nqs Kreshnik Spahiu eshte

Nqs Kreshnik Spahiu eshte injorant, ti je "hale". Po qelbesa driteshkurter qe se dine cdo te thote te luftosh per idealin kombetar ka dhe ka patur gjithmone ky komb; ne kohen e Skenderbeut, te plakut te Vlores dhe tani te Kreshnikut. Qente le te lehin, karvani perpara do shkoje. Ai qe s'i do idealet e Kastioteve dhe delegateve te pavarsise, nuk mund te quhet kurre shqiptar.

More Arber,je i sigurt per

More Arber,je i sigurt per Kreshnikun.Dikur kishim Esatin,pastaj Zogollin,pastaj E.Hoxhen,pastaj Hoxhen nga Kosova,pastaj Xoxen,pastaj Abdi Baleten,pastaj

...pastaj,pastaj.Ku je kaq i sigurt per Spahiun(jo B.Spahiun), ky vend ka pare shume patriooo...te, mu thafte goja se eshte fjale greke nga patrida.Keta patriote se

fundmi dalin o te pasur, o tradhetare.Spahiu ka vene qente perpara dhe karvanin pas, nuk e shikon!?Sic duket, ti e ke sofren plote dhe preokupimi tend eshte te

ndjekesh si qen fershellimat e Spahiut.Do te te beje aga,te qeverisesh rajate.Nuk e meriton emrin Arber, Mahmudini te shkon me mire.Ideali tend kombetar eshte

te behesh nje spahi i deutshem.Ta fala, "dum Baben".

Hajduta dhe injorante ka ne

Hajduta dhe injorante ka ne cdo vend te botes dhe nuk ka pse te lidhet kjo me patriotizmin. Per kriminelet me shume mund te themi qe nuk duan veten e vete sesa atdheun. Nese mendon qe shumica e shqiptareve jane injorante dhe hajdute, atehere kjo gje behet e qarte qe eshte ceshtje kulturore, qe kane qene injorante qe para 2000 vjetesh dhe ashtu kane mbetur. Por ne nje rast te tille duhet te pranojme gjerat e medha qe shqiptaret kane bere. Rastin e mikpritjes se shqiptareve nga Kosova nuk mund ta harrosh asnjehere, aq me pak mbrojtjen e hebrenjve duke rrezikur jetet (qe fundja nuk i kishim fare bashkekombas) gjate luftes se dyte. Keto mua gjera te medha me duken dhe do te mbeten te medha edhe sikur per gjerat e vogla shqiptaret te jene populli me indiferent ne bote.

Nje gje e vogel psh, eshte te

Nje gje e vogel psh, eshte te shtysh kafen e mengjesit, per te bere sherbiminndaj atdheut ne vendin tend te punes. Gjithashtu nje gje e vogel eshte tu buzeqeshesh bashkepatrioteve te tu kudo qe i ndesh e te mos u thuash "idiot", kur nuk te pelqen menyra se si flasin, apo te kursesh ujin e pijshem dhe te paguash rregullisht taksen e energjise elektrike, te mbash mjedisin e perbashket te paster, etj. Ndersa mikpritja e kosovareve do te kishte qene vertete nje sjellje patriotike, po te mos vazhdonim akoma ankesat neper gjykata, nga ata mikpritesat, qe nuk i kane marre akoma parate, qe qeverria e asaj kohe levroi ne adrese te tyre.

Patriot nuk mund te jete ai qe shemton bregdetin me ndertime te shpifura dhe nuk e besoj se nje ndertues eshte nje injorant, i cili pret bileten e shkon kudo qe luan skuadra kombetare shqiptare e futbollit per te valevitur flamurin shqiptar atje(?)

Po as nuk mund te mburresh me stergjysherit, qe kane dhene jeten per atdhe, sepse cilesite e tyre nuk jane te tuat. çeshtja eshte sa patriot jemi ne shqiptaret e sotshem?

nje fjale e urte thote "Mos i

nje fjale e urte thote "Mos i shiko gunen por shikoi punen". Kreshnikun (e te tjeret) i vleresoj vetem nga puna.

Kreshniku nuk eshte injorant. Por kam frike se jane ata qe e ndjekin duke te perfishire ty o arber.

Per Biordin: Shqiptaret kane shume vlera pozitive por mua me shqeteson fakti qe shume pak bejne kritike konstruktive dhe shume me pak e pranojne ate.

Si fillim dua te sqaroj se

Si fillim dua te sqaroj se nuk e kam ndjekur Spahiun ne asnje aktivitet, pervecse nepermjet ekranit. Duhet ta pranoj qe deliri kombetar qe te sjellin fjalet e tij rralle e gjen ne nje zyrtar te larte. Mbi matrapazet e ketij vendi dhe injorantet e mitingjeve qe therrasin rrofte sali berisha, rrofte edi rama, preferoj Spahiun dhe "shoket e tij (sic i epiteton ti) qe therrasin Rrofte Shqiperia. Deri pak minuta me pare nqs flamurin e ngrinte Kreshniku me shoke ishte me mire te mos e ngrinin fare sepse duke e ngritur e ulin poshte e me poshte, ndersa tani dalka qe Kreshnikun na i simpatizoke. Dyjzime te tilla vetem dobesirat i kane, qe kurre nuk dine te mbyllin nje pune perse mbari.

Dua te shtoj qe gure gure

Dua te shtoj qe gure gure behet kalaja. Nuk mund te presesh te ndertohet kalaja ne pak kohe. Puna qe ka ndermarre Kreshniku nuk realizohet sa hap e mbyll syte, keshtu qe mos prit te shikosh kalane menjehere. Nqs ti je kaq i zoti ta realizosh shpejt, e ne keto kushte dhe keta pushtetare qe ka Shqiperia punen e Kreshnikut te prifte e mbara (ta shikojme njehere gunen dhe punen tende). Po nqs sben dot as cerekun e asaj qe ben ai, e pakta qe mund te besh eshte te mbyllesh gojen.

nqs ti arber shikon ndonje

nqs ti arber shikon ndonje vleresim pozitiv ne ato qe shkruaj per Kreshnikun, ti qofsh. Puna e tij eshte nenkryeter i Kld-se nga e cila besoj se shpie dhe buken ne shtepi. Mqs e ndriti me kete, tani duhet te ndricoje Shqiperine. f nano, berisha, etj spahiu nuk jane injorante. Ata jane te ligj qe eshte edhe me keq. Me keta nuk ka "fali o zot se nuk dine c'bejne" si ne rastin tend psh.

Na prij ti o i mbar i kombit.

Na prij ti o i mbar i kombit. Amin!

une jam mosha e Kreshnikut o

une jam mosha e Kreshnikut o Arber me duhen te pakten 15 vite te tjera pune dhe arritjesh. Per te vlesresuar veten dhe per te me vleresuar te tjeret. Por Shqiperia ka shume burra e gra me te vjeter e me te mire se une dhe se Kreshniku yt.

Respublika eshte Kombetarea

Respublika eshte Kombetarea me nje ndryshim ne anglisht behet Globale. Nobody cares for Their Country especially for Allbania............A place of shit

Respublika eshte Kombetarea

Respublika eshte Kombetarea me nje ndryshim ne anglisht behet Globale. Nobody cares for Their Country especially for Allbania............A place of shit

Kam 20 vite qe banoj dhe

Kam 20 vite qe banoj dhe udhetoj neper Europe: ME VJEN TURP TE THEM SE JAM SHQIPTAR.

O kungull, nuk po te thote

O kungull, nuk po te thote njeri te ndihesh krenar, por te respektosh origjinen qe ke. Keto perrallat me kombe superiore dhe inferiore i besojne vetem fashistet si puna jote.

Po ti a kujton se ne s'na

Po ti a kujton se ne s'na vjen marre qe TI je shqiptar!

Yhhhh edhe ma teper se ti turpnohena !

Disa pasaktësi: Shqiptarët

Disa pasaktësi:

Shqiptarët edhe gjatë 364 ditëve të tjera

pasqyrojnë veten me mendimet e tyre të shprehura në forume të ndryshme në facebook- dhe jo vetëm më 28 Nëntor.
Tjetër, përsa i përket debatit të këtushëm rreth alfabetit latin: Ne do të ishim krenar edhe sikur të kishim atë që quhet alfabet grek.

Në fakt, ai është alfabeti jonë, jo i grekëve. Janë ata që e kanë përvetësuar prej nesh. Në fakt, budallallëku nuk

ka të sosur. Ne edhe sot shiko se ç'bëjmë: I quajmë sllavët maqedonas, sepse atyre u pëlqen të gënjejnë jo vetëm veten

por edhe të tjerët.
I vetmi popull që ka lidhje me maqedonët janë shqiptarët. Sllavët, aritmetikisht dhe gjeografikisht nuk kanë lidhje as me Maqedoni dhe as me maqedonas.

Nejse, se mos zgjatem me këto.
Krenaria për kombin kultivohet e rritet nga sistemet e instaluara politike, ciladoqofshin ata.
Shembuj janë vendet kolonizatore si Amerika, Australia, Kanadaja.
Kështu ngjet edhe vende të tjera të kolonizuara si, Brazili që është kushedi se sa herë më i madh se ish kolonizatorët portugezë, sa një grimcë në Europë.
Po ata vende spanjishtfolëse në Amerikën Jugore apo qendrore me meksikën si shembull tipik
Në meksikë është zor të gjesh një spanjoll, pothuaj të gjithë janë vendas., mesatarish nga 1 metër e 20 cm të gjatë, por ata janë aq krenar për spanjishten saqë refuzojnë të mësojnë edhe anglisht kur futen nëpër tela për të larë pjata atje.
Po kështu, Tunizia por edhe Algjeria, me shumicë janë popuj jo arabë por "barbar". E tillë ka qenë gjuha e tyre para përhapjs së islamit. Ata përqafuan edhe arabishten bashkë me fenë. Shembull tipik janë Arbanitët tanë që i ka bindur kisha greke se dreqi flet shqip.

Nuk ka vende në botë që të ketë aq shumë flamuj se sa në këto vende, që valviten kudo.
Këto popuj flasin një gjuhë të huaj, dhe janë krenar për të.
Në Amerikë, vetëm në Shtetin e Miçiganit ka mbi 500 radiostacione në FM dhe AM. Vetëm një stacion AM është shumëgjuhësor.
Është për të qeshur se si të gjithë ato stacione llomotisin në anglisht. A thua kanë marrë përsipër të ruajnë anglishten se mos vdesë.
Natyrshëm të vjen reagimi:

Mos kini gajle se nëse mediat kanë për detyrë mbrojtjen e anglishtes, e bën BBC prej kaq kohësh!
Po me shqipen ç'ngjet?

Shumica e të rinjve (por jo vetëm) mundohen të përdorin fjalë të huaja.
Ajo që të mllefos fare është se edhe në facebook përdorin fjalë si "like" . Athua kurrë s'kanë pëlqyer ndonjë gjë në jetë e të përdorin fjalën "pëlqej"

Si përfundim, ne kemi plot të drejtë që të jemi krenar sepse Jemi Shqiptarë, flasim Shqip. Ka edhe nga ata që nuk mësojnë dot ndryshimin mes q-s[ e ç-së, gj-së e xh-së si në Kosovë apo në Durrës që ngatërrojnë dh-në me Ll-në e i thonë llampës dhampë, por ia falim, se me kalimin e kohës, duke lexuar më shumë shqip si ajo e përdorur nga Edi rama, edhe mund të ndreqen gjuhësisht.
etj...etj....
Hajt, zonçit men!

E keni vene re , ata qe

E keni vene re , ata qe shajne,bertasin, sokellijne,tundin flamuj gjigante,kelthasin per cdo mendim te kundert, jane me K.Spahiun?Sespse jane keta qe s'kane lexuar, s'kane mesuar historine, nuk dine prejaardhjen, dehen me propagande.Pardje "me baben" , dje me Stalinin e flamujt e kuq me yje, gjigante edhe ata, nje dite tjeter me flamuj me shume yje,jane pinjoll te karieristeve, mercenareve,agallare te rinj.ATA DINE VETEM TE MBUREN E TE SHAJNE,EDHE PSE ME MASKA PATRIOTIKE.

Ku ishte patriotizmi i te

Ku ishte patriotizmi i te gjithe ketyre kur u bene thirrjet raciste kundrra shqiptare neper stadjumet maqedonase dhe kur ri perseriten mbi te gjitha, dhe kur reagimi zyrtar i FSHF-se eshte qe ska degjuar ndonje thirrje anti shqiptare ne stadium

Nuk jane greket, maqedonasit, italianet ose ndonje popull tjeter qe na shan . . . jane thjesht pese individ . . . dhe kur kemi njerez idiot si ca e ca ku vete patriotizmi shqiptar

Bravo Z. Nano, ke goditur ne

Bravo Z. Nano, ke goditur ne shenje me kete artikull.

Vihet re nje hipokrizi e madhe ne rrjetet sociale. Patriotizem do te thote te evidentosh, te reklamosh problemet e vendit tend, te jesh koshient per gjerat e shemtuara e te punosh fort per ti zhdukur ato. Ne Shqiperi patriotizmi shprehet me pompozitet te madh, duke share fqinjet, duke tundur nje flamur, nderkohe qe po ti pyesesh te gjithe, duan te ikin nga Shqiperia.

Popull hipokrit jemi.

Shume dakort me autorin e
Shume dakort me autorin e ketij shkrimi.
Nje verejtje te Vogel - me think kur keni pare per here te fundit nje shqiptar qe degjon se cfare po I thua dhe qe eshte ne gjendje te reflektoje. Ne ju flasim njeri-tjetrit me mendjemadhesi dhe arrogance dhe sna intereson kendveshtrimi I te tjereve pasi ne nuk jemi te pargatitur te ndryshojme asgje ne mendimet tona dhe e shikojme debatin si lufte per jete a vdekje ( qe per dreq ne mjaft raste edhe perfundon ne dhune verbale pastaj fizike e se fundi edhe vrasje/vdekje). Ne nuk kemi fort respekt per vetveten dhe aspak respekt per tjetrin dhe si rrjedhoje edhe marredheniet me njeri-tjetrin I ndertojme ne menyre tejet egoiste dhe primitive/infantile. Kjo me qarte pastaj reflektohet tek monstrat qe ne pastaj zgjedhim te ne perfaqesojne dhe (keq)qeverisin.
Ama, kozmopolitanizmi prej

Ama, kozmopolitanizmi prej shqiptarëve do të përkthehej budallallëk me okë.
Në fakt, mjaft shqiptarë sikur i karakterizon një diçka e tillë.

Do ju përshkruaj një episod që e kam parë me sytë e mi.
Në 1999 përcollëm një peqinas që vari veten në bodrumin e kushëririt të tij në Amerikë.
Ishte edhe një peqinas tjetër nga Kazijet. Ky kishte qenë shok shkolle me të vetëvrarin.
Pas dhjetë ditësh në Shqipëri, ktheheshim për në Amerikë. Në rome na ndalon policia italiane dhe na kontrollon.
Në valixhen e peqinasit ai gjeti kaseta me muzikë italiane, që ky i kishte blerë nëpër tezga në Peqin a një zot e merr vesht se ku. Ndoshta edhe në Rrogozhinë.
Policët italianë u mblodhën rreth çantës të mbushura me Toto Kotunjo e Albano e Romina Karizi. Nuk gënjej: Plot çanta me kaseta të kopjuara.
Këta kishin të drejtë mos ta besonin se ai ishte shqiptar e bënte sikur nuk dinte italisht.

Shume dakort me autorin e
Shume dakort me autorin e ketij shkrimi.
Nje verejtje te Vogel - me think kur keni pare per here te fundit nje shqiptar qe degjon se cfare po I thua dhe qe eshte ne gjendje te reflektoje. Ne ju flasim njeri-tjetrit me mendjemadhesi dhe arrogance dhe sna intereson kendveshtrimi I te tjereve pasi ne nuk jemi te pargatitur te ndryshojme asgje ne mendimet tona dhe e shikojme debatin si lufte per jete a vdekje ( qe per dreq ne mjaft raste edhe perfundon ne dhune verbale pastaj fizike e se fundi edhe vrasje/vdekje). Ne nuk kemi fort respekt per vetveten dhe aspak respekt per tjetrin dhe si rrjedhoje edhe marredheniet me njeri-tjetrin I ndertojme ne menyre tejet egoiste dhe primitive/infantile. Kjo me qarte pastaj reflektohet tek monstrat qe ne pastaj zgjedhim te ne perfaqesojne dhe (keq)qeverisin.
Jam shume dakort me

Jam shume dakort me artikullin tuaj zoti Nano. Edhe mua shprehja e patriotizmit ne facebook ne menyre kaq te egzagjeruar e per me teper nga disa njerez qe une e di shume mire qe kane ikur e kane thjesht nje mall te per tu kthyer per nja dy dite, e atje ku jane shpesh mohojne qe jane shqiptare.

U ndodha rastesisht ne Greqi ne diten e tyre te clirimit ndaj Turqve dhe une nuk e dija qe ishte ajo feste,vetem se me beri pershtypje qe ne cdo pallat valviteshin flamure grek,cdo dyqan e kishte vene flamurin shume te dukshem ndaj me lindi pyetja : Festa e pavaresise apo clirimit eshte? Ne rruge shiheshin njerez qe shisnin flamura ne cdo cep te athines e disa qe blinin e me krenari mbanin flamur ne duar. Ishte kjo menyre festimi qe mua me beri pershtypje pasi kjo eshte menyra e vertete per te shprehur krenarine ndaj vendit tend. Jo te presesh nga politika te zbukuroje qytetin apo thjesht te shkruajme ne fb duke publikuar flamur e linke e kur te dalesh te ndjesh se eshte vetem nje dite pushimi qe fal politikes behet dy dite e tu gezosh atyre diteve pushimi duke harruar c'dite eshte.

u mblodhem ne shqiptaret ne

u mblodhem ne shqiptaret ne toronto per te festuar 28 nentorin, me muzike jevgjish e me ulerima te irini qirjakos (qe mori gjithe ato leke), u dehen e ne fund u rrahen disa trima, per pune femrash. nje tmerr!

Add new comment