Berlusconi ka rënë, por në politikë do vazhdojë të jetë aktiv; shumë aktiv.

Postuar në 27 Nëntor, 2011 11:04

Silvio Berlusconi është bërë i gjallë. Dorëheqjen e tij e pasoi një heshtje disaditore, por sot ai bëri një ndërhyrje të shkurtër në një veprimtari politike në Veronë. Gjasat janë që të ketë hequr dorë nga ideja për të qëndruar në krye të partisë së vet, por është e sigurtë se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga aktiviteti i ethshëm politik. “Do punoj dy herë më shumë”, tha ai në Veronë. “Madje, kam filluar të punoj për të ristrukturuar në pikëpamje elektorale il Popolo della Libertá. Kemi lindur në vitin 1994 për të penguar ardhjen në pushtet të komunistëve, dhe ky mision nuk ka përfunduar ende. Kreu i partisë është në duar të sigurta.” Dhe me këtë frazën e fundit i referohet ish-ministrit të drejtësisë në qeverinë e tij, Angelino Alfano-s.

Berlusconi ka premtuar mbështetje të qeverisë Monti, por me këto deklarata duket se ai filluar fushatën elektorale. Ai e mohon (“nuk e di sa do zgjasë kjo qeveri”, tha), por kjo fushatë s’ka për të qenë e lehtë. Aleati i tij kryesor, Umberto Bossi, nuk besohet se mund ta ndjekë sërish. Interesi i tij është të garojë i vetëm.

Pyetja është: Do t’ia dalë Monti të bëjë reformat e kërkuara në këtë atmosferë elektorale?

Re.Pu.

Comments

Submitted by cuja (not verified) on

<p>Jo, Monti s&#39;do t&#39;ia dale. Aq ishte e madhe deshira e te majtes italiane qe te hiqej Berlusconi sa qe nuk e mbrojten qeverine e tyre (apo valle qeveria opozitare nuk quhet e jotja) ndaj sulmeve franco-gjemane dhe ndaj sulmeve te spekulimeve. Tani, papritmas, po zbulojne qe Merkel nuk qenka aq zonje e mire, dhe qe Sarko qenka paksa i paafte. Cdo editorial i Corriere Della Sera te kesaj jave ka pasur nje kritike ndaj Montit plus nje kritike ndaj Sarko-Merkel. Kaq veshtire ishte per ta kuptuar qe faji nuk ishte i Berluskes. Ai duhej hequr por ndoshta me te tjera forma, jo me argumentimin qe e kerkon financa boterore. Ndoshta e majta mjafton te reformohet per te mundur Berlusconin ne gare dhe jo me nderhyrje nga lart.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.