Mund të bëhen ndërhyrje në alfabet për të ndryshuar ‘ç’-në dhe ‘ë’-në?

Postuar në 27 Nëntor, 2011 04:25

Në një shkrim të vetin në të përditshmen Shekulli, Ardian Vehbiu shkruan: “Këto ditë u kremtua, aty-këtu, përvjetori i Kongresit të Manastirit (14-22 nëntor 1908), i njohur ndryshe edhe si kongres i Alfabetit, .... [e] megjithatë, sot një rrezik i madh i kërcënohet stabilitetit të [këtij alfabeti]: teknologjia e tastierave të kompjuterëve dhe të telefonave celularë, e cila e vështirëson përdorimin e shkronjave ‘ë’ dhe ‘ç’, të cilat nuk janë as ornamentale, as opsionale.” Dhe me këtë ai ngre një problem, për të cilin është folur dhe më parë: “Tekstet shqipe ku këto dy shkronja zëvendësohen nga ‘e’ dhe ‘c’ i gjen kudo – jo vetëm në kontekste informale të Internetit dhe në miliona SMS-të që i dërgojnë shqiptarët shoku-shokut, por ndonjëherë edhe në mediat e shtypura [ka harruar të shtojë praktikën burokratike, e cila është e tëra pa ‘ë’ dhe ‘ç’. Re.Pu); dhe jo rrallë fjalë të tilla si ‘çështje’ dhe ‘është’ i ndesh të shkruara si ‘ceshtje’ dhe ‘eshte’.”

Si i bëhet? “E vetmja zgjidhje e pranueshme do të ishte imponimi me ligj i tastierave shqipe, në kompjuterët që importohen”, thotë Vehbiu. Por në shkrimin e vet, edhe pse nuk e mirëpret me entusiazëm idenë e zëvendësimit në këto rrethana teknologjike të ‘ç’-së me ‘ch’ dhe të ‘ë’-së me ‘ee’ (ide e hedhur nga amatorët, thotë ai), nuk është se i jep munxët asaj.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Edi (not verified) on

Çdo shqiptar që shkruan në kompjuter mund t'i mësojë lehtësisht dy komandat "Alt+135" dhe "Alt+137". Problemi nuk është tek tastierat e kompjuterave, por tek mungesa totale e impenjimit për ta shkruar siç duhet shqipen.

Submitted by Anonim (not verified) on

ne Word mund te besh nje shortcut Ctrl+e per ë dhe Ctrl+c per ç, sigurisht teknologjia gjithmone mund te ndihmoje, por ne fund ajo qe nglet eshte impenjimi i individit.
Gjithesesi teknologjia eshte shume e pershtatshme per ate qe quhet "vain brain" apo "self-serving bias".

Submitted by Anonim (not verified) on

Ideje është paksa e çuditshme... Sepse nëse ne e kemi "ë" dhe "ç"... edhe francezët e kanë "ë" kurse gjermanët e kanë "ü" apo "ö"... Dhe tashti nëse ju do të thoni që ne jemi të vegjël etc.etc. Epo na ka qëlluar kështu dhe nuk është mund i madh të instalohen software-ët me ë dhe ç...

Submitted by Blerim (not verified) on

Vërtet nuk është mundim i madh të shkruash me të 36 shkronjat e alfabetit të shqipes.

Ka disa mënyra për ta realizuar këtë. Edhe për komentet në internet ka disa mundësi. Pra problemi nuk qëndron te mundësitë, por tek përtesa (po të duam mund ta quajmë edhe “tek shpejtësia”, për të kursyer kohën).

Submitted by ajsberg (not verified) on

Këto lloj ndërhyrje,  sipas pyetjes në krye, i bëjnë ata "ksenofilë"  që e duan gjuhën e tyre mëmë sa më afër anglo-saksonëve.   Krim i madh në veçanësinë dalluese tonën. Gjermanët, turqit,  grekët, japonezët e kombe të tjera si i shkruajnë gërmat e tyre plot pika, çengela, dredhkëza, etj ? Tani për tani mospërdorimi i gërmave "ë" dhe "ç" nuk na shqetëson shumë pasi i nënkuptojmë dhe e ndjejmë që problemi është teknologjik, ndërsa fillestarët e kanë kaq problem sa duhet të bëhet revolucion i gjuhës.  Shqip, p.sh. kemi "cike- preke" ose "çikë-vajzë", tjetër ; "këna-bojë" ose "kena- kemi", e të tjera sa të duam e të lodhemi. Rruga më  e shkurtër që të nxjerr kaq gjatë eshte pakësimi i alfabetit me dy fonema, por rregullimi i fjalorit të gjuhës do dekada që të vije në normalitet. Jam krahas atyre që propozojnë se impotuesit e tastierave (nga Kina vijnë) të porositin posaçërisht për Shqip duke i shtuar dy butona tastierës ose të ofrohet një program shtesë manualisht i instalueshëm për gjuhë shqipe. Në kuadrin e tranzicionit demokratik nuk do të thotë që të ndryshojmë gjithçka.

Submitted by cuja (not verified) on

greket kishin 300 miliard euro borxh te akumuluar ne vite. Ne sa kemi? eshte e qarte qe greqia eshte nje treg me i madh, shume me i madh, se sa ne per te tille produkte. Plus ne nuk blejme mall tek shqiptari, ne sensin qe nqs. nje kompani private shkon dhe investon, le te themi ne 1000 laptope me tastiere shqiptare, kush e garanton qe shiten. Del Zamiri me ndonje oferte si dje, 100.000 leke te vjetra laptopi dhe te dhjen biznesin. Mundesisht me mall te ardhur nga Greqia me ndonje fond te financuar nga Berzh ne kurriz tonin per vite per te shlyer.

Submitted by po sikur (not verified) on

perse?tregu greqishtfoles eshte 10-11 milione vete.tregu shqipfoles eshte 6-7 milione.nuk eshte ndonje diference e madhe.pastaj ke vende me te vogla si sllovenia ,maqedonia ,finlanda,danimarka etj,pra po te duash ka zgjidhje.por keta ideologet e sales jane ne zbatim te porosise te partise ''ta bejme anglishten gjuhe zyrtare''

Submitted by cuja (not verified) on

Muci,

edhe njehere Vehbiu ia fut kot. Eshte pothuajse e pamundur per nje kompani shqiptare te porosise mall me tastiere shqiptare per arsye qe nuk ka ne treg te tille mall, dhe nuk mund te garantoje as sasi e as kohe per te shitur mallin. Eshte brockull tipike nacionaliste e stilit kuqezi. Keta djema qe ankohen ketu le te mendojne pak a do te presin 2 muaj per nje porosi laptopi HP me tastiere shqiptare (duke supozuar se HP po pranon ta prodhoje)? Asnjehere ne bote. Keshtu qe le t'i lejme brockullat; kush deshiron le te perdore ALT+135(ç) dhe ALT+137(ë). Akoma me shume ia fut kot Vehbiu kur supozon qe te jete shteti=qeveria qe te detyroje bizneset.

Jane keta tip qe perdor Saliu pe cdo marrezi te tijen qe shpik: kete ma tha Fevzo, kete ma tha Kaci, kete ma tha Fahro, kete ma tha Sandri, kete ma tha Lulja, dhe tashme kemi edhe Vehbiun keshilltar per teknologjine.

Cuja nga lapraka.

Submitted by Zadig (not verified) on

Cuja, je ti që ia fut kot.

Unë, si klient individual, mund ta personalizoj laptopin që blej, duke i shtuar dhe i hequr pjesë sipas dëshirës. Fabrika e prodhon një laptop sipas porosisë që ia jap unë, pa kosto shtesë për personalizimin (customization).  Laptopi më vjen në shtëpi për 7-10 ditë, nga Kina. Po të jem pak krijues me porosinë që bëj, ai mund të jetë edhe i vetmi laptop në planet me atë konfigurim.

Nëse unë e kam këtë opsion për një laptop të vetëm që blej, si të mos e ketë një biznes privat që blen 100 ose 1000 të tillë?

Tani, bizneset pritet që ta kenë vetë aq ndërgjegje qytetare, sa ta mbrojnë gjuhën nga dëmtimi. Nëse nuk e kanë, këtë duhet t'ua kujtojë legjislatori - duke i detyruar që laptopët që shesin në Shqipëri, t'i shesin për shqiptarët. (Turp për shtetin shqiptar, që i lejon kompjuterët në zyra t'i flasin anglisht ose italisht.) Ty nuk të duket ndonjë çudi, bie fjala, që automjetet e shitura këtu ta kenë shoferin në krah të majtë. Pse nuk provon të shesësh ndonjë automjet të importuar nga UK, me shoferin djathtas?

Sa për Salën, mos u bëj shumë merak. Kështu siç e ka marrë vrullin, ndonjë ditë do të propozojë t'i bëjë mbledhjet e qeverisë në anglishte, si dikur Enveri për plenumet e KQ të Rinisë.

Submitted by cuja (not verified) on

Zadig,

qenke trap fare. Makina me krah djathtas ke sa te duash, qe nga Range Rover e deri tek BMW X6. Zakonisht me targa fallco te fortish. Me duket se nuk jetoke ne Tirane. Se dyti, e vetmja kompani prodhuese laptopash qe lejon njefare customizimi eshte Dell, dhe kjo vetem per faqet online te saja neper USA dhe West Europe, e ndonje rrenxe tjeter te planetit. Nqs. ia ke numrin Michael Dell beji nje zile dhe kerkoji hapjen e faqes .al. Serverin per hostim ia gjej une tek godaddy. dhe faqen ia blej tek akep. Te mos e kete merak fare. Se treti, persa i perket gjuhes se softwarit, Microsoft erdhi me maj 2008 ne Shqiperi, hapi nje zyre perfaqesie, emeroi si kryetar Arsen Kurtin, ish drejtor IT i Raiffeisen Bank dhe sekser i Grigor Jotit te Infosoft, firmosen nje marreveshje me shtetin shqiptar per nje pagese vjetore licensash rreth 3 milione euro dhe cane feren. Sa per versionin e Windows-it qe perdoret ne shtet as nuk pyeten fare. Morren leket ne forme globale, dmth. me nje deal te tipit: na jep kete 3 milion euro, dhe instalo cfare te duash. Pastaj emeruan Genc Bogen perfaqesues ligjor per te mbrojtur nga pirateria e publikut te gjere. Krijuan nje dicka te quajtur BSA (SA eshte software alliance, B nuk e kam te qarte) dhe derguan letra neper firmat qe tregtojne produkte informatike. Flitet gjithmone per 2008. Qe atehere s'jane dukur me. Ti qartasi jeton ne nje bote endrash tipike te komunistave shqiptare, te cilet e ndajne njehere ne koke se si duhet te jete bota, pastaj hapin syte dhe shpresojne te dale endrra e tyre. Nqs. endrra s'del te cajne trapin sa s'ka me.

Cuja.

P.S. Aman ma dergo adresen ku i porosit ti laptopat se dua te bej nje porosi me gjuhen mbrapsht qe flitet andej nga Lapraka dhe 21. E kam merak te madh qe i vogel. Dua dhe nje buton gati per fjalen toc, trap, dhe debil. Sepse andej nga ne i perdorim shume.

Submitted by Vjosa (not verified) on

Nga kompjuterat, mbase merrni vesh, por nga ana njerezore - ne te shprehur e ne te komunikuar me njerezit ne menyre te qyteteruar -  paskat shume per te bere! Pune te bare!

Submitted by cuja (not verified) on

dil nje xhiro ne tirane dhe do te shohesh makina me shofer djathtas mjaftueshem. kjo s'do te thote qe ata ecin ne rruge ne korsine e majte, or toc. thjesht kane blere makine ne UK. nderkohe te kerkova nje link per ate customizimin qe ti permend aq shume. se kam nevoje te bej nje porosi. ose meqenese qenka kaq kollaj, hap ti nje dyqan online per pc/laptop me tastiere shqiptare, dhe ja ku u zgjidh problemi. Keshtu qe edhe qeverise s'ke pse t'ia kerkosh.

Submitted by Astrit (not verified) on

Vertet qe edhe gjermanet kane shkronja te tjera te ndryshme nga alfabeti standard latin. Por ka perpjekje per te reformuar ortografine gjermane ne menyre qe psh shkronjat  "ü" apo "ö" te shkruhen "ue" dhe "oe" perkatesisht. Dhe me sa di une (nuk jam shume i mireinformuar per kete teme, ndonje qe jeton ne Gjermani/Austri te me ndihmoje ne kete teme) kjo gje eshte duke u bere realitet.

Nese ka disa shkronja qe veshtiresojne shkrimin e shqipes, me mire te riformohet ortografia sesa njerezit te harrojne shqipen - apo te perdorin edhe me shume fjale te huaja.

Submitted by huri (not verified) on

Edhe gjermanet e kishin kete problem,por e zgjidhen me reformen drejtshkrimore te vitit 1995.Edhe ata futen zanoret dyshe si edhe shtuan H-ne pas shume bashketingelloreve.Dhe si te mencur thane:Kush te doje daktilografi,le ta beje ndash me shkronja latine e ndash me shkronja gotike.Ne gjermanet  duam dixhitalizimin praktik,per jeten e perditshme.Kush te doje te mesoje edhe hieroglifet kineze po deshi...

Submitted by antropomorfi (not verified) on

Kur ankohemi ne se nuk iu pershtatka alfabeti i shqipes kompjuterit, çdo te thone atehere kinezet e arabet? Ardian, ti qe thua se je gjuhetar, mos ler nam me keto gjepura!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.