Llalla: Zyrtarë të lartë me pasuri të luajtshme e të paluajtshme në perëndim

Postuar në 23 Nëntor, 2011 05:56

Kreu i ILDKP-së, Adriatik Llalla, ka bërë një deklaratë të beftë dhe të fortë dje. “Shumë zyrtarë të lartë, ministra, zv.ministra e deputetë, arrijnë t’i fshehin pasuritë e tyre në bankat e Europës perëndimore”, tha ai në një tryezë diskutimesh të organizuar nga Komisioni Europian, në kuadër të projektit PAMECA (Police Assistance Mission of the European Community to Albania – Misioni i ndihmës policore i BE-së për Shqipërinë).

Llalla është qarë dje, se nuk ka mjete të mjaftueshme për të ndjekur e verifikuar informacionet që i vinë në vijimësi institucionit të tij mbi zyrtarë të lartë që transferojnë pasuri të luajtshme e të paluajtshme jashtë vendit. Në këto rrethana ai u kërkoi ndërkombëtarëve ta ndihmonin, që të bëhet e mundur shtrirja e hetimit dhe e kontrollit edhe jashtë vendit. Por ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, i pranishëm në këtë takim, la të kuptohej se verifikimi i llogarive bankare është një gjë që s’mund të pretendohet. Prandaj, tha pak a shumë Sequi, duhet të prisni më shumë nga institucionet e agjencitë lokale, qeveritare e jo qeveritare.

Në fakt, është hera e parë që kreu i ILDKP-së bën një deklaratë kaq të fortë, duke u bërë kështu interpret i një perceptimi publik mbi korrupsionin në nivelet e larta të administratës.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

<p>Edhe &quot;Llalla është qarë dje, se nuk ka mjete të mjaftueshme, që të&nbsp;transferojë pasuri të luajtshme e të paluajtshme jashtë vendit. &quot; Ha,ha,ha.</p>

Submitted by migena aleksi (not verified) on

<p>Adriatik Llalla eshte zyrtari qe justifikoi ne fushaten per Bashkine e Tiranes, shkeljen e rende te ligjit ne deklaraten e pasurise se Lulzim Bashes. ti vije turp dhe mos kujtoje se populli harron. Eshte vend i vogel Adriatik, dhe ti me sa duket ke harruar qe aty je vendosur me votat e socialisteve. Ptu, race e molepsur [parazitesh qe nuk njihni as parime, e as drejtesi. Ju rente ne koke te femijeve tuaj gjema qe ju shkaktoi Lulzim Basha dhe shefi i tij 4 familjeve ne 21 janar. Nuk kam fjale te shpreh neverine qe ndjej per ty dhe kedo tjeter qe behet pale me te keqen si ty</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.