Kryesia e re e PS: Blushi e Malaj ‘in’, Islami e Harasani ‘out’

Kanë mbetur rreth 10 ditë nga 2 dhjetori kur Asambleja e Partisë Socialiste do të zgjedhë kryesinë e partisë dhe më pas edhe Sekretariatin. Ndërkohë që në korridoret e PS-së kanë filluar të artikulohen një radhë emrash, gazeta ‘Shekulli’ “ka zbardhur” sot një listë të mundshme emrash që më 2 dhjetor mund ta shohin veten në garë për një vend në forumet më të larta partiake të socialistëve. Vëmendja, sigurisht përqendrohet më shumë se te prurjet e reja, te largimet e reja që janë shoqëruar në fakt me sinjale të kahershme. Sipas listës së ‘Shekulli-t’ ajo që njihej si LMN është ndarë zyrtarisht e përfundimisht më dysh. Ben Blushi e Arben Malaj priten të jenë dy emra të propozuar për në Kryesinë e re ndryshe nga Kastriot Islami e Andis Harasani që nuk do t’i gëzohen këtij privilegji. Kjo do të jetë njëra nga humbjet e dyshes kritike ndaj kryetarit Rama pasi, nëse i besohet lajmit të ‘Shekulli-t’, Islami e Harasani priten të zëvendësohen edhe nga postet që ata mbajnë si sekretarë të Partisë Socialiste. Andis Harasani mban aktualisht postin e Sekretarit për programin politik, ndërsa Islami të Sekretarit për Çështjet zgjedhore. Në vend të tyre pritet të kandidohen Ilir Beqja dhe Gjiknuri/Subashi.
H.B.
Comments
Amon te kemi Gramozin ne

Amon te kemi Gramozin ne kryesi se ndryshe nuk jeton dot PS-ja. E pate ca beri ai gangsteri i vet perseri? Ka goje me ai njeri te dale e te flase si kryetar grupi mbas asaj?

me kete llogjiken tende

me kete llogjiken tende Erald, ai Saliu yt duhet te ishte zhdukur 26 here pas asaj qe beri i biri ne Gerdec.....

O mik, shumica e shqiptareve

O mik, shumica e shqiptareve nuk jetojne ne boten Edi v. Saliu si ju militantet e verber. Se eshte Saliu kriminel nuk duhet justifiku qe ku rrugaci i Gramozit ka qe ne kohen e gjimnazit qe kete pune ben, sherre nje e dy, dhe pastaj hopa mbrapa kurrizit te babit. Po kete here ka shku shume me larg se heret e tjera.

Add new comment