Sa pëqind përbëjnë "gazetarët" shqiptarë që entuziazmohen me lajmet për Mafian Shqiptare?
Nuk ka ditë që të mos shkojë pa shfaqjet e palaçollëkut politik shqiptar. Këto 48 orët e fundit e gjithë makineria propagandistike e pushtetit po merret me zbutjen e efektit psikologjik që ka vendimi i parlamentit hollandez për rivendosjen e vizave për shqiptarët. Pika kryesore e kësaj përpjekje është se shqiptarët sipas statistikave hollandeze përbëjnë 0.2% të kriminalitetit në këtë vend. Nga ana tjetër po këmbëngulet për të shpjeguar se qeveria e Hollandës nuk do ta zbatojë rekomandimin e parlamentit. Nuk mund të mungonte gaztori i përhershëm në kësi situatash, zv.kryeministri Erjon Braçe që shkruan se:
ka një betejë kriminale të Lulzim Bashës kundër shqiptarëve
Por këto media të pushtetit që sot përpëliten për të mbajtur korin partizan me këngën: Viza s’ka, janë po ato paçavure që ditë për ditë e rast pas rasti publikojnë gjithfarë lajmesh nga media të huaja që flasin për Mafien Shqiptare. Sesi shqiptarët po marrin drejtimin e trafikut të kokainës.
Po të përdorim gjuhën e Spartak Ngjelës do të thoshim se duke parë nga kafkat, kjo cilësi do pritet. Por t’i lëmë presupozime të tilla për ta vënë në dukje se parlamenti hollandez në një farë mënyre po konfirmon krenarinë idiote të një pjese të gazetarëve shqiptarë që mburren lart e poshtë, e pse jo shoqërohen me njerëz që janë objekt të kronikave të zeza, duke dalë me shpatë në dorë si zëdhënës të Mafies numër një, asaj Shqiptare. Budallallëku ka faturë dhe kjo e Hollandës është një ndër to, ndonëse ai nuk kurohet. Janë po këto media që sot turfullojnë në mbrojtje të shqiptarëve të ndershëm, por që nesër as e vënë ujët në zjarr dhe mund të publikojnë shkrimin e parë që do t’i rendisë shqiptarët si mafiozë. Pyetja që shtrohet është: sa përqind përbëjnë këta gazetarë?
Comments
Ky eshte identitet qe ky
Ky eshte identitet qe ky popull perzgjedh per veten e tij pa ia imponuar askush, me thjesht e ka si fe te dyte, pas shqiptarizmit.
Keta gazetari nga Prishtina e deri e Tirane, perfshi ketu edhe politikane, cdo vit ftojne dhe intervistojne nje fare John Alite nga New York dhe e paradojne si VIP vetem e vetem se ky ishte mafioz e tashme spiun. Per tiu pershtatur italianeve Johani e ka bere mbiemrin nga Haliti ne Alite.
Keta politikane sa here qe e ftojne is perserisin se "shqiptaret e adhurojne si hero.....".
Por nuk ia thone troc, ; jo sepse eshte spiun (sepse qe te gjithe jemi e kemi qene ne shekuj ndaj njeri tjetrit) por sepse duam te behemi mafioz, sic I kemi pushtetaret.
This is being taken from Albania. Sic e thote edhe ai spoti turizmit, atje lart ne Vicidolin e Saliut dhe Tropojen e Azemit qe me bustin e tij ia kalon edhe Kim Jong Un it.
Add new comment