mafia shqiptare
Rasti unik i Mafies (shtetërore) Shqiptare
Faqja e njohur italiane që merret me fenomenet e krimit të organizuar “antimafiadfuemila.com” shkruante dy ditë më parë për fuqizimin e mafies shqiptare. Autori Vincenzo Musacchio thotë se krimi shqiptar paraqte një ndër kapacitetet më të mëdha në nivel ndërkombëtar që ka ngjashmëri organizative dhe integrim të mirë të paktën me Ndraghetan kalabreze.
Sa pëqind përbëjnë "gazetarët" shqiptarë që entuziazmohen me lajmet për Mafian Shqiptare?
Nuk ka ditë që të mos shkojë pa shfaqjet e palaçollëkut politik shqiptar. Këto 48 orët e fundit e gjithë makineria propagandistike e pushtetit po merret me zbutjen e efektit psikologjik që ka vendimi i parlamentit hollandez për rivendosjen e vizave për shqiptarët. Pika kryesore e kësaj përpjekje është se shqiptarët sipas statistikave hollandeze përbëjnë 0.2% të kriminalitetit në këtë vend. Nga ana tjetër po këmbëngulet për të shpjeguar se qeveria e Hollandës nuk do ta zbatojë rekomandimin e parlamentit.
Besa, Kanuni, kokaina - pallavrat e zakonshme që mbajnë në këmbë titujt për Mafien Shqiptare
Gazeta e njohur britanike “The Guardian” i është shtuar sot listës së pafundme të mediave që shkruajnë për të ashtuquajturën Mafia Shqiptare. Përmes një shkrimi ku nuk ka ndonjë të dhënë statistikore, ku përzihet emfatizimi i shqiptarëve të dhunshëm, ku dominon titulli bombastik “Mbretërit e kokainës”, ku venerohet pa dashje aftësia e shqiptarëve në trafik dhe në shpërndarje e ku patjetër që nuk mungojnë edhe klishetë e zakonshme të Besës dhe Kanunit, gazeta në fjalë përsërit litaninë e bezdishme të gënjeshtrës që quhet Mafia Shqiptare.
Holandezët alarmohen nga rritja e mafies shqiptare. “Janë gati gjysma e të kërkuarve të Interpolit”
Grupe të vogla por shumë ambicioze të krimit. Kështu i quan gazeta holandeze “De Telegraaf” grupet kriminale të organizuara nga shqiptarët, që kanë mundur të përfitojnë para të mëdha kryesisht me trafik droge. Gazeta shkruan gjithashtu se shqiptarët atje janë të përfshirë në një sërë vrasjesh brutale, ende të pazbardhura dhe në tregtinë e kokainës.