Rasti unik i Mafies (shtetërore) Shqiptare
Faqja e njohur italiane që merret me fenomenet e krimit të organizuar “antimafiadfuemila.com” shkruante dy ditë më parë për fuqizimin e mafies shqiptare. Autori Vincenzo Musacchio thotë se krimi shqiptar paraqte një ndër kapacitetet më të mëdha në nivel ndërkombëtar që ka ngjashmëri organizative dhe integrim të mirë të paktën me Ndraghetan kalabreze.
Trafiku i drogës është burimi kryesor i të ardhurave për krimin shqiptar me karakteristikë operative një aspekt unikal: trafikantët nuk janë të jashtëligjshëm dhe të izoluar nga shoqëria. Përkundrazi, ata janë në Parlament, në polici, në institucione, të lidhura me to.
Muasacchio sjell në vëmendje rastin Balili, me të gjithë kronologjinë e ndjekjes dhe kapjes së tij. Mënyrën sesi policia shqiptare e lejoi që të qarkullonte lirshëm, sesi sabotoi arrestimin e tij dhe sesi më në fund, kur në diskutim po vihej marrëdhënia e Shqipërisë me BE-në, Balili u arrestua si me magji. Perandoria e tij llogaritet në 1 miliardë dollarë pasuri krijuar nga trafiku i drogës me mbështetje shtetërore.
Një gjë është e sigurtë: Balili ka investuar sasi të mëdha parash në ekonominë shqiptare. Ka nisur projekte të shumta ndërtimi dhe ka punësuar shumë familje, pra në Shqipëri ai shihet si bamirës dhe jo si mafioz
shkruan autori.
Ai sugjeron që modeli që duhet të ndjekë Shqipëria është ai i Italisë në luftën kundër mafies italiane që depërtoi thellë në strukturën e shoqërisë siçiliane dhe në jetën publike të saj.
Akuza që bëhet në këtë rast është specifike: ndaj shtetit shqiptar që është implikuar rëndë me krimin dhe ndaj shoqërisë, e cila ka mbyllur sytë përpara parave të krimit. Jemi përpara një lufte ma natyrë strategjike për vendin për të cilën nuk vlejnë statistikat e blera vërdallë. Mjafton në këtë rast fakti se artikuj të tillë zhbëjnë pretendimin e qeverisë se ajo ka triumfuar në luftën ndaj drogës.
Add new comment