Aleanca Kuq e Zi: Shqipëria të hapë konsullatë në Manastir, vendlindjen e alfabetit shqip

Aleanca Kuq e Zi ka kërkuar hapjen e konsullatës shqiptare në Manastir, qytetin e njohur të konsujve dhe të alfabetit shqip.
Kreu i kësaj lëvizje, Kreshnik Spahiu pas turit të tij nëpër Maqedoni deklaroi për agjencinë e lajmeve INA idenë për hapjen e konsullatës, një ide e ngritur më parë nga agjencia e lajmeve INA dhe shoqata “Kongresi i Bashkimit”.
“Kam dy mesazhe apo kërkesa që do t'i drejtoj zyrtarëve në Tiranë: E para është që Qeveria Shqiptare të hapë Konsulatë në Manastir sa më parë; dhe e dyta është që të interesohet edhe për respektimin e reciprocitetit, e këtu e kam fjalën për respektimin e gjuhës shqipe me interes të bashkëjetesës, sepse për të bashkëjetuar duhet njohur edhe gjuha e bashkëvendasve, që në rastin konkret nënkupton njohjen e gjuhës shqipe nga bashkëvendasit maqedonas”, theksoi për INA, Kreshnik Spahiu.
Sipas tij, kjo nuk është kurrfarë kërkese maksimaliste, por është kërkesë e kohës bashkëkohore për bashkëjetesë.
Duke folur për integrimet globale dhe ato europiane, Kreshnik Spahiu ripërsëriti edhe një herë dhe riafirmoi idenë se shqiptarët në integrimet europiane duhet të shkojnë të bashkuar, gjë që nuk rrezikon asnjë postulat apo koncept tjetër evropian.
“Tani, koha e luftërave ka përfunduar, ajo kohë ka mbaruar. Tani është kohë tjetër, është kohë që ka vetëm luftë ideshë dhe ne afirmojmë këto ide bashkëkohore të integrimeve”, theksoi Spahiu.
Lidhur me kërkesën e publikuar kohë më parë, vetëm presidenti Bamir Topi përmes një përgjigjeje lëshuar nga presidenca ka mbështetur idenë e hapjes së konsullatës shqiptare në Manastir. Përgjigje rreth kësaj ka munguar nga ministria e jashtme dhe qeveria në Tiranë.
E.Z.
Comments
i kerkoni sali berishes ,qe

i kerkoni sali berishes ,qe edhe kete gjysem shqiperi qe kemi i duket e madhe ,te hape konsullate ne manastir?po te jete per ndonje shkolle serbe ne fier edhe mund ta beje,,,

A.K VAZHDON MA "HAVANE-

A.K VAZHDON MA "HAVANE- TURKE" TE DELIRIT TE MADHESHTISE.TULLUMBACI FO FRYHET SHUME DHE ASKUSH NUK E KUPTON QE ZANATI I VJETE I MERCENARIT NUK NA KA DALE PER MIRE.AKADEMIKET SHQIPTARE NUK DUHET TE HESHTIN ME.DELIRANTET KUQ E ZI NUK KANE ASGJE TE PERBASHKET ME PATRIOTIN E VERTETE.MASKA KANE VENE, DHE O U VINE NE NDIHME ULTRANACIONALISTEVE BALLKANIKE.BUKE NE GJALPE PO U BEHEN DEKLARATAT PONMPOZE TE "FAVORTGJATIT" GJYKATES.THENIET E TIJ DO TE JENE LECKE E KUQE PER T'I ORGANIZUAR. ZOTI NA SHPETOFTE NGA "SHPETIMTARET"!

Mbas mohimit prej tij te

Mbas mohimit prej tij te votuarit pro S. Jonuzit, cdo ide dhe qendrim i tij duket HIPOKRIT dhe donkishotesk.

Ne viziten e tij me 30

Ne viziten e tij me 30 shtator 2011 "sulltani i kohes moderne" Rexhep Erdogan gjate takimit me shqip/turqisht-folsit :

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan theksoi në Tetovë para një mase të tubuar se ndjehet shumë i lumtur për pritjen madhështore në Tetovë, për herë të dytë pas 11 viteve..Ne nuk mund të ju harrojmë juve dhe se ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë. ...Pas kësaj vizite në Tetovë, Erdogan ka qëndruar në komunën e Vrapçishtit të dominuar nga turqit si dhe në komunën e Gostivarit .....Ne juve asnjëherë nuk mund t'ju harrojmë për shkak se mes juve ka nipër të Osmanlinjve. Ne kemi vëllezër tanë edhe në Bosnjë, edhe në Prishtinë dhe Prizren edhe në Shkup, Manastir, Ohër, Dibër, Tetovë", tha kryeministri turk........Kryeministri Erdogan qëndrimin dyditor në Maqedoni do ta rrumbullaksojë me vizitën në Ohër.....Erdogan - Rexhepi: Ne jemi një ...Reis ul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, H. Sulejman ef. Rexhepi zhvilloi takim me kreun e Qeverisë turke, Rexhep Taip Erdogan në hotelin Aleksandar Palas në Shkup.....Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan theksoi në Tetovë para një mase të tubuar se ndjehet shumë i lumtur për pritjen madhështore në Tetovë, për herë të dytë pas 11 viteve. Ne nuk mund të ju harrojmë juve dhe se ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë. Ne juve asnjëherë nuk mund t'ju harrojmë për shkak se mes juve ka nipër të Osmanlinjve. Ne kemi vëllezër tanë edhe në Bosnjë, edhe në Prishtinë dhe Prizren edhe në Shkup, Manastir, Ohër, Dibër, Tetovë", tha kryeministri turk....

Keto te Aleances KUQ e ZI jane nipër të Osmanlinjve, te cilet done nji konsullate ne Maqedoni.

PAUL,JE TEPER I DREJTE DHE I

PAUL,JE TEPER I DREJTE DHE I INFORMUAR.URIME!

Add new comment