Ilir Meta – një emër i shumëlakuar kohët e fundit

Që kur Edi Rama deklaroi pas largimit nga Bashkia e Tiranës se nuk donte të digjte Shqipërinë meqë Berisha vodhi votat dhe se ai duhet të hiqet nga pushteti me vota, ka patur shumë debate rreth mënyrës sesi mund të realizohet kjo e fundit. Një nga opsionet që është diskutuar nga opinionistë e politikanë ka qenë rikthimi i LSI-së në koalicionin e majtë. Dy kanë qenë argumentet në mbështetje të këtij opsioni: 1 – LSI-ja përbën faktorin më të fortë elektoral për të ndryshuar raportin e forcave në favor të koalicionit të majtë; 2 – Largimi i Berishës nga pushteti e justifikon aleancën me “tradhëtarin” Meta.
Këtij opsioni i hodhi pak “karburant” Edi Rama në Top Story të Sokol Ballës, ku bëri këtë deklaratë rreth Metës: “Realisht mendoj se për gjithëkënd, sidomos në një moshë të caktuar (jo në moshën e pashpresë të Saliut), ka një mundësi të dytë”. I vetmi reagim nga kampi socialist rreth kësaj deklarate erdhi nga Erion Braçe në Facebook. Duke iu kundërvënë Edi Ramës, si dhe atyre që kanë parë te riafrimi me LSI-në shansin më të mirë për të hequr nga pushteti Berishën, Braçe shkruan: “Një vendim për një ‘mundësi të dytë’ duhet të ketë moral, shumë moral….Ndodh që numrat nuk kanë moral, por prodhojnë pushtet. Unë nuk mund të pranoj që pushteti në këtë vend të kalojë nga të korruptuarit tek të njëjtët të korruptuar”.
E.Zaloshnja
Comments
dhe i lumte Erion Braces!

dhe i lumte Erion Braces!

Mendimi im eshte qe Erion

Mendimi im eshte qe Erion Brace ka jo te drejte por shume shume fare te drejte. Nese do te flasim per moral dhe si duhet te jene gjerat dhe cfare duhet et ndryshojme atehere nuk mund te pajtohemi me teorine te zgjedhim te keqen me te vogel, ashtu sic ndodhi kur u zgjodh berisha ne vend te Nanos ne 2005, pasi rezultati shikohet sesi doli por duhet te zgjedhim te miren ne ndryshim nga e keqja. Pra nese flassim per kapje te shtetit, korrupsion etj nuk duhet pranuar koncepti i marrjes se shtetit qe te na kapi edhe neve duke mbajtur te kapurit afer por marrja e shtetit dhe berja e tij persembari. Perjashtoj ketu ekektoratin e majte te LSI i cili ehst enje elektorat i nderuar te cilit ja transferuan voten pa deshiren e tij, vote e dhene kunder Berishes, por ekam fjalen pikerisht per ata drejtues ku ILIR MRTA eshte i pari qe i perdori keta votues per te mbajtur ne pushtet dhe ne arenen politike Berishen pavaresisht se votat i mori se do i thoshte ik Berishes por njekohesisht i perdori votat e tyre per te vjedhur e mbushur xhepat, per te vrare 4 shqiptare e per te bere cfare ti doje qejfi duke zhytyr popullin ne nje vareri edhe ekonomine ne nje spirale tejet tejet te rrezikshme.

PS-ja do te humbi po aq vota

PS-ja do te humbi po aq vota duke bere koalicion me LSI-ne nga socialistet e mire (burite e 21 janarit bien ne koken time) sa ç'do te fitoje tanime nga bashkimi m eLSI-ne. Kete llogari duhet ta bejne mire perpara se t'i futen asaj loje.

Une jam i mendimit qe keto

Une jam i mendimit qe keto gazetare apo anal-iste duhet te vene kujen dhe te sensibilizojne shoqerine qe hajdutet dhe kriminelet meritojne ndeshkimin me te madh e sidomos keto tipa te ndyre si Meta, njeri qe duhet denuar per MEGAVJEDHE E MEGAKORRUPSION, MEGAKRIME, ANAL-istet na diskutojne do te bej koalicion me kete apo me ate. TURP! Ju nuk vleni as sa kepuca e atij gazetarit irakian, me te cilen ai goditi presidentin Bush.

Uroj qe Meten, Berishen, Mediun, Bashen, djalin e kriminelit Berisha dhe vajzen e kriminelit Berisha t'i shohim sa me pare ne burg duke dhene llogari per krimet e papara qe kane kryer.

Add new comment