Hapja ndaj LSI-së trazon shumë shpirtra në PS e në opozitë

Në PS nuk janë të gjithë dakord me idenë e bashkëpunimit me LSI-në. Deri tani është shprehur vetëm Erjon Braçe, por gjasat janë që të jenë të shumtë ata që e mendojnë si ai, e në këtë kuptim nuk ka për të qenë e lehtë për ta sendërtuar një ide të tillë. Kuptohet, ka dhe të tjerë që e miratojnë këtë hapje të Ramës, por askush deri tani nuk ka bërë një matje forcash brenda PS-së përballë një argumenti të tillë.
Hesapet duhen bërë dhe me zëra që janë jashtë partisë më të madhe të opozitës. Pothuaj të gjithë gazetarët që kanë qenë rreshtuar me opozitën në vitet e fudnit nuk kanë dhënë shenja se e mbështesin një ide të tillë. Madje, Mero Baze e Andrea Stefani lënë të nënkuptohet me shkrimet e tyre, se një ide të tillë as do e çonin nëpër mendje. Militantët e PS-së, sidomos ata që janë aktivë në rrjetet sociale, janë edhe më të prerë e kategorikë, por duhet parë se sa këta internautë të pasionuar pas politikës përfaqësojnë atmosferën dhe humour-in e bazës së PS-së.
Ky debat është i destinuar të vijojë, megjithatë, sidomos tani që krahu tjetër është bërë i gjallë. Dje, Rama e Tavo të LSI-së, ndonëse i kanë zgjedhur fjalët, kanë arritur ta përcjellin mesazhin që kanë dashur: Jemi të hapur për bashkëpunim me PS-në.
E.G.
Comments
I dashur E.G. shume mire qe

I dashur E.G. shume mire qe keni marre nje foto panoramike mbi mendimet e aktoreve te ndryshem ndaj nje aleance PS-LSI, veçse ne analizen tuaj keni harruar familjaret e 4 te vrareve perballe kryeministrise. Ata qe u qelluan kur protestonin kunder Berishes dhe Qeverise, pasi kishte dale videoja e aferes Meta-Prifti ne Top-Channel.

Si mendoni ju c'fare do te mendonin ata valle per nje aleance PS-LSI ? Po votuesit e tjere PS qe jane paksa te ndryshem prej atyre te PD, vijne nga zona me urbane, me te kulturuar dhe me pak te gatshem per te falur mekatet e liderrit te tyre ? Si thua a do votojne qytetaret prape per PS ne zgjedhjet e ardhshme, kur ky te dala krahe per krahe me Meten ?

Bashkpunimi, bashkveprimi,

Bashkpunimi, bashkveprimi, koalicioni ne perjetimin ballkanik konsiderohet "tradheti" nga te dy krahet si spaletaxhinjte dhe votuesit. Pak teori tani; Demokracia direkte, mungese e jashtzakonshme tek ne, nenkupton qe te gjitha pushtetet burojne nga populli, i takojne popullit dhe ushtrohen nga populli, pra, qytetari te mos jete "apolis" (apolitik) por te marre pjese aktive ne jeten politike. Kjo nenkupton qe asnje lloj pushteti nuk mund te zgjidhet klientelisht apo tenderisht, por "referendimisht'' . Kjo eshte e vetmja menyre per te vene ne levizje demokracine direkte, pasi vetem ajo di te vendose "epitete", koalicione dhe "kellqe" per kriza...Betejat nuk i fitojne komandantet, ato i fitojne ushtaret, vecse per komandantet ngrihen obelisqe ndersa per ushtaret nje "epitaf"...

Ushtaret e tallur nuk ka

Ushtaret e tallur nuk ka ndodhur ne histori te kene fituar beteja. Ata vetem mund te kene leshuar ndonje plumb apo heshte qorre ne drejtim te liderrit dhe ti kene zgjidh keshtu hallet e perbashketa ne menyren me efikase. keshtu i ka ndodhur edhe njerezve shume te medhenj si Mark Aureli e jo me Rames. Une per vete kam pasur dhe kam shprese se PS do te mundte te rregulloje paksa katrahuren ku eshte Shqiperia sot, veç nqs ajo bashkohet me LSI, atehere ka plot Parti te tjera per tu votuar, me pak negative

Add new comment