Rama “rrezikon” me gjeste në favor të meritokracisë

Postuar në 15 Nëntor, 2011 10:21

Me sa duket, në kuadrin e marrëveshjes së arritur PD-PS, Partia Socialiste ka rënë dakord të marrë postin e Avokatit të Popullit. Duhet të jenë të shumtë ata që kanë pretenduar ta kenë emrin në listën e kandidatëve për këtë post, por Edi Rama, me një lëvizje të beftë e të paprecedent, ua ka prerë shpresat. Ai po guxon të ecë në një shteg tjetër. Po e lë hapur për të gjithë mundësinë për të ushtruar përgjegjësinë e Avokatit të Popullit.

"Çdo qytetar me shkollim, eksperiencë dhe ambicie për ta marrë përsipër misionin e avokaturës së interesave të popullit është i ftuar të trokasë në derën e Partisë Socialiste për mbështetjen tonë. Ne nuk duam një avokat të Partisë Socialiste që të marrë urdhëra nga partia, por një Avokat të Popullit nën urdhrin e Kushtetutës. Jemi gati të mbështesim shqiptarin apo shqiptaren që e ka këtë ambicie dhe do të rezultojë më adapt për këtë mision publik", tha ai sot në mbledhjen e Grupit të vet Parlamentar.

Është një nga gjestet e rralla meritokratike që janë bërë në këtë vend, por duhet pritur fundi i fabulës për të marrë vesh se sa serioz është në këtë aksion, që mund ta armiqësojë me socialistët e mësuar me idenë që pushtetin e meritojnë ata vetë si “shpërblim për sakrificat e lodhjen që po bëjnë në opozitë”.

M.N.

Comments

Submitted by ED (not verified) on

Dikush duhet te jete i pari, qe dicka te nise te ekzistoje. E kuptoj skepticizmin e shprehur; ate e mbeshtet nje histori e gjate e te gjitha pushteteve tek ne. Por le ta besojme kete ide, per aq sa eshte ende e pabere pis (apo s'eshte?). Perndryshe ushqejme tamam qendrimin e pushtetareve te kripur qe meritojne te gjitha format e postet e fuqise.

Submitted by reforma (not verified) on

Cuditerisht mendja bizantine eshte gjithmone dyshuese! Dhe kenaqet shume kur dyshimet vertetohen: eh te thashe une? Kur do te mesojme pak nga perendimi? Le te jemi pozitive, le te besojme se dhe deshira e Sales per arrore nuk eshte nje demagogji ose shashka e rradhes per te terhequr vemendjen! Nuk ka menyre me te mire per ti shkaterruar gjepurat se sa ti marresh ato seriozisht! Nderkohe, per hir te zotit, o shqiptare, demokrate e socialiste, hiqni dore nga gjykimi i qellimeve!

Cilado qofshin qellimet "djallezore" dhe prapavepruese te Edi Rames, sfida eshte aty: transparente dhe e hapur! Kush e quan veten te denje le te beje perpara!

Meritokracia si strategji eshte gjeja me e lavderueshme. Pikerisht e kunderta e ideologjise militantiste! O zot kur do na hiqen qafe militantet parazite, servile dhe lepires?

Submitted by Albi (not verified) on

Ta nisi njehere brenda partise, pastaj te filloj me keto show-et e rradhes.

Submitted by Individi (not verified) on

Po ne Shqiperi ku diskutohet ne kryesite e partive dhe se kush do zere vendin e shoferit e te pastrueses kjo eshte thjesht nje farse.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.