65 mijë përdorues droge. OKB, shqetësim për Shqipërinë

Rreth 65 mijë shqiptarë janë përdorues të drogave, ndërsa prej tyre, rreth 8 mijë janë përdorues prej shumë vitesh. Sipas raportit të fundit të publikuar për Shqipërinë nga Zyra e Kombeve të Bashkuar për Drogën dhe Krimet, nga viti në vit numri i përdoruesve ka ardhur duke u rritur. Gjithashtu në rritje ka ardhur edhe numri i atyre që vdesin nga mbidoza, nga 1 përqind në 3 përqind. Më shumë se 80 përqind e përdoruesve e marrin drogën me injektim, ndërsa 20 përqind e tyre janë prekur nga Hepatiti B dhe 30 përqind nga Hepatiti C.
"Problem tek shqiptarët që janë përdorues droge është se 83 përqind përdorin heroinë dhe shiringat me të cilën injektojnë atë përdoren disa herë ndaj dhe numri i personave me hepatite nga rradhët e përdoruesve të drograve është shumë i lartë. Afro 20 përqind e përdoruesve marrin drogë disa herë brenda ditës. Shqetësues është dhe fakti se afro 400 përdorues droge të moshës nga 19 deri 35 vjec kanë kryer vepra penale nën efektin e narkotikëve dhe 16 janë gra", James Bell, Përfaqësuesi I UNODC.
Një pjesë e përdoruesve janë ndërgjegjësuar dhe kanë nisur terapitë ? kryesisht me metadon - nëpër qendra të ndryshme publike dhe private. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, metadoni vazhdon të jepet falas, por vitin e ardhshëm ai pritet të rimbursohet.
"Kemi në trajtim mjekësor afërsishyt 600 raste me metadon. Dua tu them një shifër që nuk është kaq optimiste, vetëm 10- 15 përqind e vartësve që janë dipendent ndaj drogës kërkojnë ndihmë mjekësore, çka do të thotë që ne nuk kemi mundësi jo të përballemi, po ti ofrojmë ndihmën mjekësore në kohën e duhur të gjithë atyre që kanë nevojë sepse në fund të fundit ajo është një problem personal për ta", tha Pëllumb Pipero, Drejtor i Politikave, MSH.
Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo ndërkaq paralajmëroi ngritjen e qendrave të tjera multidisiplinare publike për trajtimin e përdoruesve të drogës. Edhe në shkolla - sipas tij - do të vazhdojnë fushatat sensibilizuese për dëmet që sjellin substancat narkotike, pasi edhe në raport nënvizohej se në mjediset e shkollave u është ofruar drogë 8 përqind të të rinjve.
Albanian Screen
Comments
Zgjidhja eshte legalizimi dhe
<p>Zgjidhja eshte legalizimi dhe edukimi. Dhe perdorni fjalen "heroine" ne vend te "droge" here tjere, se jane me qindra lloje drogash.</p>
Add new comment