Kredia për të pastrehët. Interesi zero, 4200 përfitues

Kategoria e të pastrehëve që banojnë në shtëpitë e ish-pronarëve duhet të aplikojnë pranë Entit Kombëtar të Banesave për të përfituar kredi me interes zero. Në bazë të aktit normativ të miratuar nga Kuvendi, ata duhet të lirojnë shtëpitë deri në datë 1 nëntor. Këta qytetarë do të marrin kredi me interes zero, për 30 vite, por më parë duhet të lëshojnë banesat që kanë jetuar prej afro 67 vjet. Drejtori i Entit të Banesave tregon për "AS" kushtet e përfitimit të kredisë.
"Duhet që ne brenda datës 5 shtator të çonim në BKT listën e qytetarëve të pastrehë që banojnë në pronat e ish-pronarëve. Janë rreth 3295 qytetarë, gjithë qytetarët e tjerë që kishin aplikuar në Entin Kombëtar të Banesave dhe që kishin plotësuar dokumentacionin që Enti të çonte për të fituar kredi në bankë, ne i kishim çuar dhe ishin rreth 950 të tjerë. Dhe në total kemi 4300 familje",-thotë Ylli Piro, Drejtor i Entit të Banesave.
Ata që lirojnë shtëpitë, duhet të vërtetojnë pranë Entit që janë të pastrehë. Po ashtu edhe pronarët, duhet të disponojnë vërtetimin e pronësinë mbi banesën që kërkojnë t'u kthehet.
"Këta qytetarë kanë angazhimin maksimal të Entit Kombëtar të Banesave dhe përfitojnë kredi me interes zero me një afat goxha mirë, rreth 30 vjet. Ata duhet të vijnë në Entin Kombëtar të Banesave për të plotësuar dokumentacionin dhe pastaj do të shkojnë në bankë për të marr kredinë. Këta qytetarë duhet të sjellin çertifikatën familjare të vitit 1992 dhe të sotmen. Duhet të sjellin gjithashtu vërtetime të cilat vërtetojnë pagesat që kanë bërë ata për ndërmarrjen komunale për banesa para viteve '90 që ligjëron në terma juridik, sepse kanë qenë qytetarë që janë futur në shtëpinë e ish pronarit, por i ka futur shteti në atë kohë",-vijon Piro.
Për të shmangur abuzimet mbi përfitimin në mënyrë të padrejtë të kredisë me interes zero, Enti do të kërkojë nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme informacion për aplikuesit. Ata qytetarë që kanë një pronë në ZRPP nuk do të përfitojnë kredi. Piro thotë se në listën aktuale të të pastrehëve, ka nga ata që kanë banesa të regjistruara në hipotekë.
Albanian Screen
Comments
Keta qytetare ta gezojne
<p>Keta qytetare ta gezojne statusin e te pastreheut.Me keto qe shikojme e degjojme zor se do te marin nonje kredi me çdo lloj interesi qe te jete ajo.</p>
Add new comment